Identifikohet viktima e vrasjes, një i plagosur

redaktor
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e së mërkrës qytetin e Shkodrës, bëjnë të ditur autoritetet policore lokale. Sipas burimeve, nga të shtënat me armë zjarri një person ka mbetur i vrarë, Gjin Murri dhe një tjetër i plagosur, që është dërguar në spitalin e qytetit.

Burimet nënvizojnë se nga hetimet paraprake dyshohet se autor i vrasjes është kushëriri i viktimës, i cili është shpallur person në kërkim.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e antikrimit po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke marrë në pyetje të afërmit e viktimës dhe dëshmitarë të mundshëm.

***
Vrasje në Shkodër, mister ngjarja
Një ngjarje e rëndë shënohet në Shkodër. Një person është vrarë me armë zjarri, pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukatan, komuna Guri i Zi. Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë rrethuar banesën e viktimës dhe më pas i kanë qëlluar për vdekje.
Ende nuk bërë i ditur shkaku i vrasjes. Ne vijim pritet të bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë policia ka rrethuar banesën ku u krye krimi dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorëve të krimit.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *