Identikiti i atentatorit të dytë në metro

redaktor

 

Hetimet e autoriteteve belge kanë zbuluar një person të dytë me Khalid El Bakraoui, kamikaze që hodhi veten në erë, në metronë e Brukselit, duke shkaktuar vdekjen e 20 personave.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat belge që duke iu referua burimeve nga policia, shkruajnë se ai është kapur nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që transportonte një çantë të madhe.

Identiteti i tij, për momentin, mbetet I panjohur, dhe nuk është bërë e ditur nëse ka mbetur i vdekur në atentat apo është arratisur.

Ndërkohë bilanci i viktimave, është rritur, duke shkuar në 32, pas gjetjes se një kufomë tjetër në aeroport. Të plagosurit mbeten 300, ku 61 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Transporti publik dhe shërbimet e tjera mbeten të hapura, edhe pse i reduktuar./E.T

13

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *