Idetë e rindërtimit: Nga PPP, te Rezerva Valutore dhe luksi i zyrave

J L

Nga Blerina Hoxha

 

Përllogaritjet paraprake tregojnë së dëmet që ka krijuar tërmeti i 26 nëntorit në të gjithë vendin, tashmë i kanë kaluar 500 -600 milionë eurot.

Mijëra banesa në zonat e prekura nuk e kanë kaluar vlerësimin teknik, çka do të thotë se fatura do të rritet në ditët në vijim.

Duke ia lënë kohës faturën e saktë, ekspertët dhe institucionet janë duke analizuar se si dhe nga mund të gjenerohen burimet financiare për të përballuar situatën e krijuar?

Qeveria është vënë në lëvizje në dy drejtime:

1-Donacionet që përfshijnë një fushatë me qytetarët dhe bizneset në portalin E-Albania

2-Një sensibilizim mes donatorëve publikë dhe privatë në vendet e huaja.

Rama ka njoftuar se pret të grumbullojë në periudhën afatshkurtër 7 miliardë lekë, afërsisht 56 milionë euro, ndërsa 13 miliardë lekë (105 mln euro) do të rialokohen nga buxheti i vitit 2020.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili është caktuar ministër/koordinator kombëtar për procesin e rindërtimit njoftoi se deficiti buxhetor në vitin 2020 shkon në 2.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nga 1.6 për qind, që ishte programi.

Për rrjedhojë borxhi i ri nga rreth 29 miliardë lekë që ishte programuar në vitin 2020 do të arrijë 39 miliardë lekë.

Tre organizata të mëdha jo qeveritare, fondacioni “Firdeus” i drejtuar nga E.Naci, “Fundjavë Ndryshe” e drejtuar nga A.Hajdari dhe “Rrënjët Shqiptare” e gazetarit M.Mema kanë grumbulluar të gjithë së bashku gati 10 milionë euro.

Shoqatat pohojnë se do t’i administrojnë vetë këto fonde, duke u koordinuar me shtabet e emergjencës së qeverisë.

Agim Baçi një nga themeluesit dhe anëtar i Bordit të Fundjavës Ndryshe pohoi se, fondi prej 1.7 milionë eurosh i grumbulluar deri më tani do të përdoret për të ndihmuar shtresat më të varfra në zonat e prekura.

Fundjava do të ruajë të njëjtin profil si më parë duke ndihmuar në tre drejtime kryesore, si asistencë mjekësore për të varfrit, ndihma ushqimore dhe strehim.

Ndërsa zoti Naçi me fondacionin Firdeus,i cili ka grumbulluar deri më tani mbi 5 milionë euro ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpive të dëmtuara në zonën e Thumanës.

Gazetari Mema i cili ka grumbulluar deri më tani gati 1.6 milionë euro ka pohuar publikisht se fondet e dhuruara do të përdoren në mënyrë të pavarur, por në koordinim me Komitetin e rindërtimit.

Paketa e plotë e rindërtimit të vendit do të miratohet nga qeveria me 19 dhjetor.

Ndërkohë ekspertë të ekonomisë kanë sugjeruar burime të reja se nga mund të krijohen fonde për përballimin e situatës.

 

1-Koncesionet mund të sigurojnë shifra marramendëse

Një ndër këto burime është anulimi i koncesioneve/ PPP.

Ky është momenti që kontratat mund të prishen pa penalitete sepse ligji parashikon prishjen e tyre për arsye të situatës së shkaktuar nga forca madhore.

Pra në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshmekontratat prishen pa penalitete, sidomos ato që nuk kanë filluar.

Qeveria ka kontraktuar më parë dhe ka në plan të kontraktojë tani 219 miliardë lekë koncesione. Kjo shumë është e barabartë me 1.7 miliardë euro deri në vitin 2032.

Vetëm në buxhetin e vitit 2020 qeveria pritet të financojë 120 milionë euro për kontratat PPP.

Qeveria dha prova më herët këtë vit, duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën e koncensionit me PPP për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar me qëllim devijimin e fondeve për të financuar arsimin e lartë.

Nga këto koncesione disa nuk përbejnë as prioritet dhe kanë shkallë të lartë kostosh.

Për shembull shërbimi shëndetësor laboratorik ofrohet në Shqipëri me kosto normale nga privatet pa llogaritur shtetin. Ndërkohë qe qeveria sapo ka dhënë këtë vit me koncesion shërbimin laboratorik me kosto së paku tre herë më të larta se sa e ofroi vetë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e kundërshtoi këtë politikë.

Në të njëjtën situatë është edhe kontrata e koncesionit të sterilizimit, e cila për shkak të defekteve të saj ka kaluar kostot e parashikuara në kontratë me rreth 4 milionë euro vitin e kaluar dhe po kaq këtë vit.

Gjithashtu Rruga Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko- Joniane që mund të financohet me fonde të huaja, mund të anulohet, pohojnë ekspertet e ekonomisë. Kontrata e cila tashmë është nënshkruar, por ende nuk kanë nisur punimet do na kushtojë më shumë se 270 milionë euro për 17 kilometër.

Gjithashtu koncesionet për inceneratorët, të cilët po marrin para përtej kuotave të punimeve, mund të jenë pjesë e rishikimit – sugjerojnë ekspertët.

Për më tepër kontratat koncesionare janë kundërshtuar dhe janë konsideruar të rrezikshme nga të gjithë partnerët financiare ndërkombëtare si FMN, BERZH, OBSH dhe BE.

 

2-Përdorja e Rezervës Valutore

Banka e Shqipërisë konfirmoi zyrtarisht se në varësi të situatës nuk përjashtohet që një pjesë e Rezervës Valutore të përdoret për përmirësimin e situatës.

Në fund të vitit 2018 rezerva valutore e vendit arriti gati 3.4 miliardë euro, duke u rritur gjatë vitit me 401 milionë euro, raportoi Banka e Shqipërisë.

Në një shpjegim të posaçëm për Monitor, burimet zyrtare në BSH thanë se, kuadri ligjor në fuqi, Kushtetuta dhe Ligji Për Bankën e Shqipërisë, i jep të drejtë Bankës së Shqipërisë të disponojë dhe të administrojë rezervën valutore të vendit.

Në një përkufizim të përgjithshëm, Ligji Për Bankën e Shqipërisë përcakton se qëllimet e rezervës valutore janë mbështetja e politikës monetare dhe e asaj të kursit të këmbimit, si dhe sigurimi i aftësisë paguese të vendit për detyrime që ka me palë të huaja.

Por Banka e Shqipërisë pohoi se do të monitorojë në vazhdimësi nëse ekzistojnë premisat e nevojshme dhe të arsyeshme për përdorimin e rezervës valutore.

Rezerva valutore e vendit aktualisht është e aftë për të përballuar 7 muaj importe, teksa kufiri i përcaktuar edhe në marrëveshjen me FMN është të financojë 4 muaj importe.

 

3-Anullimi i shpenzimeve për luks zyrash

Buxheti i vitit 2020 parashikonte para tërmetit shpenzime në masën e 519 miliardë lekëve ose 4,2 miliardë euro. Edhe pa efektin e tërmetit ky buxhet vuante parashikimet jorealiste dhe një barrë detyrimesh të prapambetura të pakontabilizuara në llogaritë e borxhit publik.

Gjithsesi Buxheti 2020, sipas ekspertëve, ka vend për kursime në zërin e shpenzimeve operative dhe mirëmbajtjes. Në këto zëra janë programuar më shumë se 50 miliardë lekë ose 2.6% për qind e PBB-së.

Një përqindje e këtij zëri të madh buxhetor shkon për orendi dhe pajisje zyrash.

Këto para mund të shkojnë në procesin e rindërtimit.

Gjithashtu pushteti lokal mund të futet në masa shtrënguese të financimeve nga buxheti për shkak se stafet e bashkive janë të mbingarkuara me punonjës, të cilët duhet të shkurtoheshin qysh nga reforma territoriale e vitit 2015.

 

 

****

Me shkurtime nga Monitor.

Titulli dhe nëntitujt janë të redaksisë së Dita.

Foto shoqëruese, një fëmijë 10 vjeçar i mbijetuar nga shkatërrimi i Thumanës, fotografuar nga gazetari Enrik Mehmeti

 

d.a. / dita

rus porno

Share This Article
16 Comments
  • Mos prisni anullim koncesionesh se jane marre perqindjet e ryshfetit nuk i kthe kush mbrapsht edhe sikur gjithe Shqiperia te shembet

    Pafytyrësia e Ramës nuk ka fre. Nuk ka fre kur nxjerr “live” në kazanin e tij në Facebook momentet e dhimshme kur varroseshin ata fatzinj që i zunë shtëpitë mbi krye, se shteti i këtij njeriu të pafe nuk funksionoi asnjë ditë. I pafytyrë që derdh lotët e krokodilit kur njerëzit janë në kulmin e dhimbjeve, i pafytyrë që u shkon në shtëpi me kamera. Që luan me sentimentin e njerëzve të thjeshtë, që kërkon të përfitojë nga dobësia që kanë për fenë e tyre, qoftë myslimanë e të krishterë, jo se beson në zot, po se beson në mashtrimet që i janë kthyer në mënyrë të qeverisuri.

    • Shume Sakte!!!

      Hipokrit, mashtrues, manipulator i të vërtetës që i përket njerëzve dhe vetëm njerëzve, i paaftë e megaloman patologjik. Ky është profili i Edi Ramës, kryeministrit që erdh si shpresë, po u bë vetëm shëmbëlltyra e zhgënjimit, njëjtë si ai që zëvëndësoi, Sali Berisha.

      • Shteti ishte i gjithe ne kembe dhe edi rama eshte i kudondodhur, vetem ju nuk keni sy ta shifni, o faqezinj.

        Shtepite do behen me te bukura nga cfare ishin, gjithe ne kembe shteti po i ligu nuk sheh e as degjon?!!!

        turp per kryeredaktorin qe lejon shkrime te tilla per te cilin kam patur shume respekt qe nga koha e Shekullit, eshte bere nje me adi zeher krasten dhe saliun, turp

        • Filloreta ti qenke tamam me fillore

          E para e punes, nese nuk duroni te botohen shkrime ku jepen ide racionale per rindertimin e vendit nuk di cfare tjeter duhet te botojne mediat ne keto kohe

          E dyta, nuk ka nevoje te jete Rama me xhupin e zi ne cdo ekran sepse nuk eshte ky rindertimi/

          As “shteti ne kembe” nuk eshte fytyra e tij here tallese, here e rrudhur nga drogat.

          Perkundrazi, ai e ka shtuar pranine pikerisht qe te mbuloje deshtimin.

          Shteti ishte inekzistent. Zjarrëfikësit të papajisur, ekipet e kërkim-shpëtimit në gjendje mizerabël, të patrajnuar; edhe ata, edhe qentë. Strukturat shtetërore dolën zbuluar, pa databaza të qarta, pa shërbim mjekësor të aftë për të përballuar fluksin në mënyrë efektive, e gjithashtu një ushtri e cila kishte nevojë për ndihmën e vëllezërve kosovarë, e më tej të të gjithë forcave të huaja nga Italia, Gjermania, Greqia, Franca, Izraeli e të tjerë miq që u vetofruan.

          Mos ia mbysni kot pra duke shenjestruar kedo vec idhullit tuaj qe u nxjerr gishtin kalamajve, rrugac ordiner pa asnje lidhje me traditat dhe doket shqiptare, njesoj si ai psikopati qe qeverisi para tij

          • Eshte e kote me keta militantet.

            Shikojini si komentojne kur u thua po cenohet fjala e lire, me gjuhe hitleriane, te paqyteteruar, gati te djegin prape redaksi si ne kohen e Saliut.

            Rama nuk ka kufij më.

            Vazhdon të akuzojë për shpifje, një njeri që shpif nga mëngjesi deri në darkë për punët që medemek i ka bërë në të mirë të qytetarëve. Ai që ka vjedhur e vazhdon të vjedhë dhe në fatkeqësi të tilla, duke vendosur ministër për rimëkëmbjen e vendit, Arben Ahmetaj, mjeshtër vetëm në rivjedhje, e jo në punë të kësaj natyre, që do ngelen shenjë në të ardhmen e vendit.

            Ky njeri thjesht duhet larguar e zhdukur nga faqja e institucioneve vendimmarrëse të vendit, do degdisur në fundin më të keq që një politikan shqiptar ka parë. Me reagim qytetar, me këmbëngulje, pa ndalim, për të hequr një të keqe të madhe, e për të dhënë një shpresë sado të vogël, se Shqipëria mund t’ja nisë nga e para me nje te majte reale.

        • Moj Filloreta kurva, pse, ata qe humben familjet kane nevoje te shikojne surratin e Ramutit? Nuk jane njerezit te perveluar per c.r si puna jote. Kane halle o vulve e ndyre e Dules. Nuk kane ngene te gezojne per Ramutin e kudondodhur. U ka rene tavani ne koke o pise e mbaruar.

          • O Filloreta kafsha!
            Shteti me pallate te reja te shembura duket para se te shemben jo pas qe te perfitoje politikisht me propagande televizive ne kurriz te te vdekurve

  • Në pamje të parë nuk ka asgjë për tu çuditur. Kryeministri i shqiptarëve është një narcist krejt i pashpirt, që sillet njësoj me të gjithë. Historitë e tij tregohen rrugëve të Tiranës që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, kur ishte ministër i Kulturës, kryetar partie dhe tani Kryeministër. Sulmet e tij nuk janë vetëm verbale, siç tregojnë ata që i kanë provuar, shkojnë edhe fizike, deri në lëndime. Narcisti nuk ka ndjeshmëri, nuk do t’ia di për ato çfarë përjeton tjetri përballë.

    Dhe kjo është krejt e dukshme, sidomos në rastin e Edi Ramës.

    A e patë në videon ku i kërkoi Erion Veliajt të dilte në 4.30 të mëngjesit dhe të lyente shkallët e pallatit ku Rama kishte bujtur si pjesë e spektaklit të tij televiziv? Rama dridhej nga nervat, ndërsa Erioni nuk dinte ku të futej. Ai hodhi një batutë për “shefin që i do gjërat perfekte”, por e tha me aq gjysmëzëri, sa gati-gati ndjeje keqardhje për të. Një ndodhi që bëri xhiron e rrjetit dhe që dukshëm nuk ishte aspak normale. Nuk duhet të ndodhte ashtu duke ditur situatën, kohën dhe vendin ku ata gjendeshin.

    Por a është ky rasti vetëm i një marrdhënie narcist-të përulur apo ka ka diçka më shumë? A është kjo pjesë e karakterit të kryeministrit apo mes dyshes më të pushtetshme në PS, Rama-Veliaj, ka një konflikt të pashprehur publikisht?

    Nëse do të bëhej fjalë vetëm për një rast sporadik, ndoshta! Nëse Veliaj nuk do të përpiqej të mbulonte diellin me shoshë të nesermen e kësaj ngarje, duke thënë se Rama nuk e kishte me të, por me administratorin e pallatit, sërish ndoshta. Por kjo nuk është as hera e parë, dhe siç ndodhi, nuk ishte as e fundit që Rama dhe Veliaj duket që nuk shkojnë mirë.

    Vetëm pak ditë më vonë, të martën e 10 dhjetorit, Rama në shoqërinë e Veliajt vizitoi një tjetër shtëpi, kësaj here në Pezë. Këtë radhë, kryeministri nuk pati nevojë të shikonte mure të shkarravitura që ti hidhej në fyt Erionit. E kunjosi për gotën e lëngut që kryebashkiaku bën sikur troket me nevojtarët sa herë që jep ato spektaklet e veta të tmerrshme. “Pse nuk ke marrë lëng me vete”, ishte pyetja e Ramës që pati efetkin e pickimit të grenxës tek njeriu që i gjendej përballë, Erion Veliajt. Sërish e njëjta skenë dhe i njëjti siklet. Narcist ose jo, në armiqësi të pashpallur ose jo, kjo ishte hera e dytë që vërtetonte se, megjithëse i ëndërron karrigen dhe po lobon fort për t’ia marrë, Erion Veliajt nuk ia mban ti dalë ballazi Edi Ramës.

    Ama, ajo çfarë thuhet me siguri është se kryeministri nuk e ka më fort për zemër djaloshin e MJAFT, që i ka ngjitur me aq shumë sakrifica shkallët e karrierës. Duke parë se ai po fuqizohej nga dita në ditë, duke parë reklamimin diabolik që i bën vetes dhe krahun e fortë që nisi të krijonte brenda partisë, Rama ka pothuaj dy vjet që mundohet ti ndalë hovin të zgjedhurit të tij për bashkinë e Tiranës.

    Lufta nisi të bëhej e qartë dhe e lexueshme për të gjithë shumë muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit të këtij viti. Ngritja e Erionit duket se e trembte Edi Ramën, por i pafuqishëm tashmë për ta nxjerrë nga loja politike me në të rënë të lapsit, ai i nisi ti bënte presion në forma të tjera. Deri një javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri i niste mesazhe jo të drejtëpërdrejta se mund të mos ishte ai personi që do të vazhdonte drejtimin e Tiranës dhe presionin ia bënte herë me promovimin e Blerina Gjylametit e herë me ngritjen dhe fuqizimin e figurës së Ogerta Manastirliut. Goditje që Erioni i priti për bukuri duke ia kthyer nën rrogoz: Gjylameti dukej se nuk kishte brumë politike dhe mund ti bëhej presion kollaj me historitë rozë të mbjella gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme në Dibër, dy vjet më parë. Ndërsa me Manastirliun, pikërisht në kohën kur emri i saj po lakohej si kandidate e mundshme e përkhrahur nga Rama, doli lajmi i punimit të saj të doktoraturës si plagjiaturë.

    Të ishte vallë rastësi? Natyrisht që jo!

    Kjo nënkuptonte për Ramën se Erioni ishte treguar më i mençur se paraardhësi i tij. Ai ka ngritur me kohë një sistem rrufepritës funksional me një ushtri njerëzish dhe firmash të fuqishme që punojnë për të, të cilat janë të vështira të thyhen. Fakti që vazhdon të jetë aty ku është, e vërteton këtë.

    Por a është vetëm kaq historia? A bëhet fjalë vetëm për një njeri që po fiton pushtet dhe kjo e bezids kryeministrin?

    Njerëz pranë tyre thonë se nuk është vetëm kaq. Erioni ka dalë shumë herë hapur në ambjente të caktuara kundër njeriut që i shtriu dorën dhe e lejoji të zbatonte formulën që i dha pushtetin që ka. Madje madje, njerëz afër tij kanë treguar se diku, në një ambjent të rëndësishëm ndërkombëtarësh, i pari i Tiranës e ka quajtur të drejtë prangosjen e Kryeministrit të Shqipërisë. Është treguar partizan edhe për të bashkëpunuar drejt kësaj dite.

    Etje e sëmurë për pushtet? Po! Luftë e egër brenda llojit? Po!

    Po atëhere pse qenka kaq i pafuqishëm Rama për ta shtypur këtë buburrec që i duket vetja buall? Epo ata të dy kanë kaluar shumë gjëra bashkë dhe politika në Shqipëri nuk është një sallon që ndriçon nga ndershmëria. Prandaj është e lehtë t’ia zësh kokën me derë kundërshtarit. Qoftë ai edhe kryeministri ose edhe një kryebashkiak i thjeshtë.

  • edhe tani qe u bene arrestimet do vazhdoni duke share qeverine dhe Ramen?

    cfare doni more, te vije saliu te ulet kembekryq prape te kulla ne bulevard e tju grije ne plumba

    nese shteti thote qe nuk mund te anullohen koncesionet ka arsye madhore, nuk mund ti gjykojne ca eksperta anonime apo komentus forumesh pa formimin e duhur

    ku qenkan provat qe paska para en bahamas olsi rama apo postimet e saliut?

    • Arrestimet???
      Seriozisht e ke ti??

      Me defterë-shkresë të kryeprokurores së Durrësit, Anita Jella, dhe me listë të hartuar nga Rama-Meta-Berisha-Basha; policia prangosi disa klientë e “zara” të vegjël të Vangjush Dakos; por jo krye-shkaktarin Vangjush Dako, mbasi mbi të e zhytur me të, është krye-kapobanda e radhës Edi Rama dhe ish-vilaxhinjtë e kullaxhinjtë Meta, Berisha, Basha.

      Këtë poshtërsi, çuditërisht të “bekuar” dhe nga kryeprokurori i ri Olsian Çela, nuk e ha njeri vec militantucave

    • “….Ju premtoj se do të bëj çmos që çdo qindarkë e angazhuar për këtë sfidë të shpenzohet me mençuri dhe me ndershmëri. Do të bëj çmos që transparenca të jetë maksimale dhe këtu besoj se do t’ia dalim edhe falë Komitetit të Rindërtimit..”

      Kështu është shprehur sot ndër të tjera kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në Facebook. Njeriu që sot ka nga pas angazhimin e konferencave të donatorëve nuk garanton dot shpenzimin e financimeve duke pranur se abuzimi është pjesë e sistemit që drejton vetë.

      Kemi një kryetar qeverie që ka përpara pasqyrën e gjashtë viteve qeverisjeje, gjatë të cilave nuk pranoi asgjë, mbrojti gjithkënd për të arritur në maksimumin e moderacionit publik: Do të bëj çmos që paratë të shpenzohen si duhet.

      Patjetër që emërimi ministër i Arben Ahmetaj është një siguri më shumë në këtë drejtim, edhe për kryeministrin edhe për të gjithë ne. Mbetet për t’u pyetur se çfarë ia heq sigurinë kryeministrit që nuk garanton dot shpenzimin ndershmërisht të parave, siguri e vënë në dyshim sot nga roli i një puritani që pranon mundësinë e mëkatit.

  • Sa te kete trushplare dhe byth lepirsa Edi Rama do ket sukses ne shfaqjet e tij. Kurse ca te tjer qe jane me te zgjuar na etiketoj si simpatizane te Salehut ngaqe kritikojm Ramutin.

  • Edi Rama,fatmiresisht per ne dhe fatkeqesisht per ty,je i
    vezhguar ne cdo hap nga populli i arsimuar 98%,pa diploma falco.
    Ky popull te pa kur prishe karabinate e malokut buze Lanes,dhe te besoi qeverisjen.mirepo ti e bere si Giom rufjani,qe ne sy te Papes ushqente dhe pastronte mushken e tij te dashur dhe naten e erret te shen Llazarit e vari mushken e Papes ne Kembanore,.
    Tani populli i arsimuar me shkolle dite dhe shkolle nate t`i llogarit te gjitha miljardat qe grabit ti nga buxheti i shqiptareve,sa futen ne hazinete e tua dhe sa shkojne per oligarket.
    Prandaj anulloji ato Koncessionet Ppp,miljardere,se jane aq te medha sa nuk i perballon as Kina me Ameriken dhe jo nje popull sa nje fshat Kinez.
    Mos ja var ate gur te rende ketij populli te mbaruar,qe vajti i ra dhe ky Termet prej zotit.Ky popull nuk ka me fuqi,jo te kundershtoje Koncessionet dhe PPP,por s`ka fuqi as te pjerdhe me.
    Ja ku u mblodh e gjithe bota dhe dha per termetin shume shume nja 16 miljon euro.
    Me kaq shume euro qe dha e gjithe bota Edi Rama nuk nderton dot 1 km rruge tek Astyri.
    Kaq shume Euro donacione te BE,KE,OBSH,OKB,jane sa 5% e projektit te rruges nderkatundare Milot-Balldre,jane sa 10% e Koncesionit te gershereve te operacionit,sa 8% e Koncesionit te analizes shurres te Vilma Nushit me Chak-fap,sa 5% e Koncessioneve te Inceneratoreve falco,..Ministri jot i jashtem kerkoi te pakten 700 miljon euro ndihma,sa per fillim.
    Bullgaret shqyen syte dhe i thane vocit:Me kaq shume para,ne e shembim Bullgarine dhe e ndertojme nga e para,e bejme New-York.
    E kupton tani sa e vlereson Parane Bota?
    Prandaj para se te firmose PPP me miljarda Euro,,Edi Rama ka nevoje te dorehiqet fillimisht si kryeminister dhe te beje te pakten nje Kurs Finance,per te kuptuar vleren e lekut,euros,dollarit.
    Me vone aty e ka Partine,le ta marre prape si Fatos Nano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *