Idetë më të mira lindin kur…

anazapta

Ekzistojnë shumë elemente që janë në gjendje të stimulojnë aftësinë krijuese.

Një e tillë është  ngjyra e gjelbër: gjatë një testimi, studentët e Universitetit të Monakos që kishin si sfond gjethe të gjelbra, u treguan më krijues në krahasim me ata që si të tillë kishin gjethe të bardha, blu, të kuqe dhe gri.

Ose përshembull, një sasi minimale e alkoolit në gjak favorizon një kuptueshmëri më të lartë të studentëve të pyetjeve në provime. Por bëhet fjalë për jo më shumë se 0.75 mililitra.

Por një studim i publikuar në revistën “Psychological Science” tregon se njerëzve iu lindin me lehtësi ide të reja në… dush.

“Mendimet qarkullojnë të lira. Rrjedhja e ujit e relakson trurin dhe stimulon fluksin e mendimeve”, shprehet Xhenifer Vilei, dekane e psikologjisë në Universitetin e Ilinoisit, në Çikago.

Sidoqoftë, secili ka teknikën e tij të veçantë, për të gjetur frymëzimin.

Por duhet patur parasysh që kreativiteti nuk është vetëm një talent natyral, duhet “punuar” mbi të.

 

n.s. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *