Këtë të mirë ka dekriminalizimi. Nis si një histori shpullash dhe përfundon me gjetje emrash e mbiemrash të ndryshuar. Që bëhen objekt gallate në internet dhe në bisedat e shqiptarëve. Janë deklarime që i kanë bërë vetë politikanët dhe zyrtarët, por që hedhin dritë mbi të vërteta të mëdha. Kështu për shembull, morëm vesh që Berisha kishte pasur të drejtë kur Edi Ramës i drejtohej me “Edvin”. Apo se disa zyrtarë të lartë kanë histori emigracionesh të hershme, ose se Blend Klosi ka thyer ca shishe birre në rininë e parë.
Opozita, pra, ja arriti qëllimit dhe e pastroi politikën dhe administratën. Por harroi të na thoshte se një ministër i saj i djeshëm ishte ftuar të bashkëpunonte me UDB-në jugosllave. Nuk e tha as vetë i prekuri, dhe nuk kish si ta thoshte as mjeshtri i tij politik, i cili asnjëherë nuk u është përgjigjur njëqind e një indicieve dhe të dhënave, të botuara edhe në DITA, se ka qenë dora e zgjatur e shërbimeve serbe në Shqipëri.
Është e qartë se kombinimi i emrit Flamur Noka me nocionin e agjentit, është i pamundur për shumë mendje të shëndosha me njëfarë respekti për veten. Kjo, pasi publiku e njohu, e pa dhe e dëgjoi Nokën në vetë të parë si deputet e pastaj si ministër, dhe jo nga rubrika satirike e Mero Bazes: Një qesharak, një njeri formimi dhe inteligjenca e të cilit do ta bënte mediokrin e zakonshëm të ngjante gjeni; por ama një shërbëtor i palodhur dhe i përpiktë.
Është e vërtetë se tallja rëndshëm e Bazes me Mulin sekretar të PD-së, konsiderohet gjerësisht si arsyeja përse Sali Berisha, për karshillëk, e vuri Nokën ministër. Por qenka dhe një arsye më e thellë, me çfarë del nga dokumenti që Baze publikoi dje: Ky djalë Shishtaveci është ftuar për rekrutim nga shërbimet serbe në fillim të viteve 90-të kur kaloi kufirin si klandestin, dhe në rrëfimin e tij para policisë shqiptare nuk saktëson nëse pranoi apo jo bashkëpunimin?! Ishte viti 1991 dhe policia jonë ishte ende në grahmat e fundit të seriozitetit për të marrë në pyetje klandestinët e kthyer. Ndërsa Noka, si atëherë, si tani, ishte mjaftueshëm ‘inteligjent’ për të rrëfyer për çka e kishin pyetur serbët.
Po pse pikërisht Nokën? Ndoshta në këtë pikë na vjen në ndihmë rrëfimi i truprojave të Hysni Kapos për Idajet Beqirin, pjesa ku flitet për dy vëllezër nga Shishtaveci i Kukësit që kishin kaluar herët kufirin shqiptar. I pari kishte pranuar ftesën e UDB-së dhe bëri karrierë në rradhët e saj, deri në gjeneral. Tjetri shkoi në Paris ku pa punët e veta. Këta vëllezër ishin kushërinjtë e parë të nënës së Flamur Nokës.
Pra, del se mbase nuk është Mero Baze 100 përqind “fajtor” për karrierën e Flamur Nokës. Nuk kanë munguar së fundmi në rrjet, “lutjet” e disa komentuesve për Bazen që të mos merret më me Mulin, se një herë Berisha e bëri ministër, por herës tjetër mund ta bëjë president!
Edhe mund ta bëjë, aq më tepër që i kontaktuari i UDB-së dhe kushëriri i gjeneralit, i ka të gjitha kredencialet, ndoshta edhe më të mira se presidenti aktual. Ka qenë ministër i Brendshëm, është deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare (?!). Nëse shumëkujt ai mund t’i duket idiot, për Berishën pak rëndësi ka. Si në filmat me spiunazh, ku një drejtor i CIA-s thotë, “e di që filan agjent është maskara, por është maskarai ynë dhe duhet ta shpëtojmë”, në rastin e Mulit Berisha mund të thotë: “E di që është idiot, por është idioti im i besuar!”
Doni më për dekriminalizimin?
Ne fakt thenia e filmit e ka origjinen nga nje thenie e ish presidentit te USA-s Richard Nixon i cili thote: he is son of the bitch but he his our son of the bitch.
Noka eshte produkt i mentalitetit dhe qeverisjes, produkt i kultures tribale shoqerore islamike. Sivellezerit e Nokes i gjen kudo, me ose pa diploma por me diplomen universale te politikanit, i cili zteron dhe kullot mbi shpinen e takspaguesve shqiptare.
Komente shume i sakte.Jane keta bythelepiresit e SB qe e perbejne ate parti fashiste,qe i ka emruar ai ne detyra per te ruajtrur pushtetin e tij duke ju qendruar mbi koke e qe te veprojne si ai: me shpifje,sharje,kercenime,vrasje…pasi ai-SB ua di pislliqet qe kane bere ne jeten e tyre dhe,nje dite mund te kthehen ne KAMIKAZ nese preket AI nga maxhoranca.Sozia e tyre mund te djegin shqiperin nese preket idhulli i tyre qe i pasuroi me para e prona gjithandej ne shqiperi me teorin famkeqe…jeni te lire..ndertoni ku te doni.Ne qytetin tim nje K/komisjoner i tij qe vodhi votat ne ’96 eshte bere me dyqan tregetie.Kjo eshte gjithkund.SB antaret e militantet e tij i ka pasuruer,ndersa e majte keron te zbatoi MERITOKRACINE.Muli duhet te hiqet si deputet e nga komisioni i sigurise-orgjent e te ndiqet penalisht.Se SB e ky Muli,etj,jane pjelle e Millosheviçit,Damir Fazlliçit e KO
Jam kurioz te di dosjen e Sokol Olldashit dhe kush ishte i interesuar ta hiqte qafe! A u be me miratimin e Rames apo jo? A do ishte Muli ne skene nese Olldashi do ishte gjallë? A do e krahasonte Tahiri policine me ate te Olldashit? Ju si media gjeni ndonje fakir qe ju lexon
Diskretitimi spektakolar i rilindjes,qeverise socialiste,dhe vete Partise Socialiste nga aferat e pafundme korruptive dhe inkriminimi i skajshem i tyre, nuk mund te barazpeshohet me asgje.
Te gjitha perpjekjet ne kete drejtim,vecse i japin me shume konstrast ketij diskretitimi.
Me i inkriminuari rilindas,anetar i Partise Socialiste,per disa edhe trashegimtar i mundshem i Rames, eshte Ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri.
Per 3 vite me radhe,skandalet me te medha lidhen me emrin e Sajmir Tahirit.Aq te shumta e te renda jane ato,sa edhe mbrojtesit e tij me te zellshem,e kane kuptuar se e kane shume te veshtire t’i bejen mbrojtjen.
Sajmir Tahiri eshte i pambrojtshem!
Lincimi i koordinuar mediatik,qe po i behet ish-Ministrit te Brendshem Noka,nga mediat e qeverise,ne fakt eshte deshmi e qarte se mercenaret mediatike te qeverise jane ne pike te hallit.
Nuk kane me se c’ti mbrojne Tahirit, dhe sulmojne paraardhesin e Tahirit!!!
E sulmojne ne stilin e dikurshem ish-sigurims!
E sulmojne ish-sigurmisat per agjent!
E sulmojne ish-agjentet e UDB-se si agjent te UDB-se!
E sulmojne socialistat,partia e te cileve,eshte bija e komunistes, te ideuar dhe themeluar nga dy agjente te sherbimit te fshehte serb!
C’fare njerezish jane keto more?!!
Ncncncnccncncn…
Eshte e njohur taktika e sherbimeve te fshehta,ku diskretitohen kundershtaret,si agjente te paguar prej tyre…e kete diskretitim e bejne…pikerisht agjentet qe me te vertete jane te paguar prej tyre!
Eshte me te vertete nje ironi e madhe,te te akuzojne socialistat per agjent te UDB-se!
Gjithsesi,asgje nga keto qyfyre qe po shkruajne mediat e qeverise keto dite,nuk mund t’i zbardhin faqen Sajmir TAhirt;nuk mund te shfajesojne Sajmir TAhirin;nuk mund te dekriminalizojne Sajmir TAhirin.
Aq thelle eshte zhytur ne boten e krimit zoti Sajmir,sa nuk ka bir nene apo bir ashtusheje,sic ka qjef te thote Rama,qe ta nxjerre qe andejmi.
@Claus: Z.njsh!
Thuaj Grida Dumes qe te t’a pergatis me mire shkrimin, se late nam… Ja beni MUUUU, kush jeni edhe pse vini nofka…
Kjo loja me UDB-ne dhe udbashe sec te sjell ne mendje vitet e zeza te diktatorit kriminel qe vra, torturoi e burgosi shume kosovare te pafajshem.
http://www.mapo.al/2015/01/nga-dhuna-e-udb-se-te-dhuna-e-enver-hoxhes
Ne Kosove e ne Shqiperi tashme eshte kthyer ne sport kombetar taktika e vjeter e sigurimsave mbi epitetizimin e kundershtareve politike apo antagonisteve ne ide , mendime etj si bashkepunetore me armikun, UDB-ne, KGB-ne, CIA-n e me radhe. Sot madje eshte bere e modes qe vete ish sigurimsta te akuzojne te persekutuarit nga ata si bashkepunetore te sigurimit ndersa vete xhelatet te hiqen si demokrate te flakte. Maskaralleku i krimineleve nuk njeh mase.
Eh mor Thano ca po humb. E shikon ca pena te arta dhe me integritet moral te gazetarise shkruajne ketu. Duhet pa humbur kohe te punesosh ne gazeten Dita, Claus dhe info ANALitike. Merre me mend sa kopje do shesesh. Mendohu njehere.
Flamur Noka agjent UDB u shpall diten kur filloi drejtimin e komisionit te Sigurise nga mungesa e Braho prokurorit. E shpalli Mero Baze e perforcoi ai qe shkruan per Izet Haxhine e patjeter do ta vulose av. Idajet Beqiri me kujtime nga vegjelia. Me te tilla deshmi vertetohet c’do gje. Me kta deshmitar UDB do i shkatrrohet agjentura.
Sali Berisha nuk gabon.Shume komentues inteligjente shkruajne se i biri Saliut,Zeni nuk eshte biologjik i Sali Berishes,por eshte ndersyer me nje ish minister shendetsie te kohes komunizmit.Ne fakt gabojne.Zeni edhe neqoftese nuk eshte pjelle biologjike e Sali Berishes,eshte modeli ideal i qenjeve qe rrethojne Berishen;te tille si Mul Noka,Edi Paloka,Jari Nishani,Adriatik Llalla,Xhelal Mziu edhe dhendri bosnjak Maltezi.
Saimir Tahire eshte nderi dhe krenaria e kombit . Ai djalosh inteligjent, largpames ka vlera te vecanta .
Kushdo qofte qe ka sado pak inteligjence mund ta shikoje se si jane shnderruar gjithchca ne policine e shtetit.
Jo vetem mendesia e policit qe tani eshte ne sherbim te popullit por dhe komisariatet e police kane marre pamjen e komisariateve europiane perendimore.
PD e sulmon z. Tahiri pasi ai eshte ministri me i suksesshem ne ekipin e pozites. Lufte qe ben PD me mullinjte e eres, nuk eshte gje tjeter vetem nje opozite qe cdo sukses e shikon me syze te zeza. Kjo opozite e cila nuk eshte opozite por disa bandite qe mezi presin qe te hypin ne pushtet per te grabitur . Ashtu sikurse bene 8 vjet kur ishin ne pushtet . Vendi yne nuk ka pasur kurre nje minister si Saimir Tahiri . Ai ka qene nje zgjedhje e perkryer e Kryeministrit.
Claus eshte nje bir bushtre! Komentues te ndryshem nuk mund te spekullojne! Uroj, qe se shpejti te behet reforma ne drejtesi qe, te vendoset kush eshte e vertete e kush genjen! Prisni o berishiane! Koha po afron!
TJ,
Ne vend qe te shash meso te argumentosh nese je i zoti. Po ku ju mblodhi Rama te gjithe ju rilindjotet me prerjen e Tau Taut. Koha e mandatit po i mbaron dhe Rama eshte akoma tek vjedhjet, kriminelet, llafet dhe qyfyret. Vazhdo o TJ te hash nga ajo e gjyshes se shqipes, vazhdo!
Vazhdo para info na ndrico rrugen me mencurine dhe inteligjencen tende. Cuna ju lutem mos e ofendoni, e shikoni ca pune te vyer per popullin po ben info, po na hap syte.
E po ketij i thone humor askushi. Tamam humor rilindjot si ato barcaletat pa kripe te kryerilindjotit
C humor mo info. Me te vertete na hape syte po flas seriozisht. Sa per akuzen e rilindjes skam qene ne asnje parti dhe une personalisht nuk kam votuar ndonjehere dhe po te tregoj dicka interesante per te freskuar memorien. Kur u bene zgjedhjet bashkiake ne Tirane Rama me Ngjelen nese mban mend ne zonen 8 u be rivotim. Njehere tashe te shkoja te votoja te shkolla e kuqe ku kisha qendren e votimit po kur vajta me thane qe kisha votuar. Mos ke qene ti ne vendin tim ? Dhe mbas kesaj hoqa dore perfundimisht o info Anale.
E ç’fare argumenton Ti o Info – analitik ??
26 – vjete , Nuk te mjaftuan te kuptosh
sistemin E adhuruar ??????????????????
Te pershendes , dhe nxito te PRENOTOSH
NE KINEMA bileten per Filmin
” La centesima Scimmia ”
Ky sygjerim vjen ,
mbasi me vjen Keq qe ti SallAmin e konsideron BANANE .
Me vjen çudi me ty Info – anal ?
nuk e ndjen dhimbjen , kur ha Sallimin
keto 26 vite ?
apo u mesove e nuk te bene pershtypje ?
Sallami si Blu ? apo mavi sallam ngelet o info ?
Ndoshta ty te duket Banane ………
Nejse , se Ti je i Lumtuar nga ky Sistem ,
edhe ne te lumtur jemi .
Mundohu te sigurosh Femijet Info ,
se niperit do te mallkojne per sistemin qe Ti
PREDIKON ,
Ballist, ti vjen nga Marsi. Me ty mund te argumentojne vec marsianet. Ja foli askushit se ndoshta merreni vesh.
O info une vec me ty dua te flas. Asnjeri tjeter. Ti je idhulli im je heroi im. Do marr guximin te them qe mund te ndaj dhe gruan per ty se kam me mendime kamuniste. Info leri te tjeret mos i degjo llafet e keqija vazhdo te shkruash se na hape syte.
Keq ardhje kur shume shpejt Saimir Tahiri do detyrohet te dorhiqet. Keq ardhje per gjithe ata fansa te tij me ose pa pagese. I ka ditet e numeruara ne detyre, i ka ardhur mandati shkarkimit.
Ne Kukes kete budallin e perqeshnin se kishte ble nji kostum te zi, kollare te verdhe dhe lyente floket me xhel dhe e tallnin se mbante me vedi nji pasqyre e nji krahen dhe kudo qe shkonte, sa here u ulte prej makines, nxirrte pasqyren e kranin e u krehte e drejtonte kollaren e nga ana tjeter u qelbte se nuk u lante vec nje here ne 2 jave.
Doli nje barcolete kur u zgjodh deputet. Te gjith ne katundin e tij e njifshin si budalle. I paska thane dikush te jatit se ” si asht e mundun qe ai budalla jot asht ba deputet”. I jati i a ka kthye bashkfshatarit: “Besa une e dij ma mire se ti qe e kam budalle, e dij mire se me kene deputet asht dashte me kene i zgjuet, por tash ndoshta kjo demokracija ka nevoje edhe per budalla”.
MARESHALLI I BEOGRADIT
NE TIRANE NE PANIK
– Sali Berisha mbron Mulin e UDB-es
– Kryeboksieri Adriatik Palla ne letargjine
e krimit
– Nga Alban Dega, Nju Jork
E kam thene, e kam shkruar me dhjetra here, me emer e mbiemer jo vetem une, por edhe Spartak Braho…. tash e plot 20 vjet…qe Sali Berisha nje sherbetor i Beogradit!
Jo vetem i UDB-es por edhe i KGB-se dhe sherbimeve sekrete franceze…
Kush shitet nje here shitet gjithehere, thone autoret e Kalit te Trojes, greket.
Kush i shitet dikujt i shitet gjthkujt, ka thene themeluesja dhe nena e Izraelit Golda Mejer.
Zbulimi i dokumenteve vetdenoncuese te bythelepiresit te neveritshem dhe zags rut TE tij dhe UDB-es Serbe Flamu Noka ra si nje bombe mbi koken e bosit te tij politik e ndoshta edhe agjenturor, Sali Berisha.
Prandaj eshte terbuar edhe me keq , eshte cakardisur deri ne cmenduri … Po i zbulohen petet e lakrorit te Rankovicit e Milloshevicit ne Tirane!
A ka prove e deshmi me te qarte se kristali se rrenimi, shtetzhberja e kalbezimi i pesefishte i shtetit shqiptar ne 25 vjetet e tij ne politiken shqiptare!?
As Sllobodan Miloshevici nuk do tua kishte bere shqiptareve e Shqiperise cka ua beri banda e Bujar Hoxhes, Bashkim Gazidedes, Agim Shehut, Ali Spahise, Flamur Nokes, Azem Hajdarit.. me ne krye Mareshallin Sali Berisha!?
Nuk eshte ky as pseudonimi as epiteti im per Sali Berishen… Jo eshte nick name qe ia vuri Azem Hajdari!
A nuk ishte kryekasapi i Ballkanit Milloshevic qe deklaroi ne vitin 1991 ne Kuvendin e Serbise se ” Une futem ne Tirane per dy ore vetem me Shoqaten e gjuetareve te Beogradit…”
Nuk pati nevoje!
E mori Tiranen e mbare Shqiperine pa asnje bam me Sali Serbin e ceten UDB-es!
Jo Milloshevici e UDB-Ja gjakatare serbe, por as hordhite e Chin Chiz Khanit nuk do ia kishin bere Shqiperise e shqiptareve kete qe ua beri kjo bande cetnikesh shqipfoles!
Nderkohe, Kryeavokati i shtetit shqiptar , kryeboksieri Adriatik Llalla gerhin ne letargjine e tij ndaj krimit!
Sent from my iPhone