Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Idomeni: Mes shpresës dhe dëshpërimit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Idomeni: Mes shpresës dhe dëshpërimit
Bote

Idomeni: Mes shpresës dhe dëshpërimit

Elton Tafaruci
Published May 25, 2016
Share
SHARE

Fëmijë të lodhur me sy të uritur, zhytur me këmbë në baltë, të veshur keq me pantallona dhe xhaketa pis. Pamje të tilla e sollën kampin e refugjatëve Idomeni në fokusin e publikut botëror.

Qindra fotografë dhe gazetarë shkuan për të raportuar gazeta, radio dhe televizione prej kampit të improvizuar në kufirin greko-maqedonas dhe treguan për gjendjen e refugjatëve.

Ky kamp shërbente vitin e kaluar si pikë tranziti për refugjatët që vinin me varka përmes Detit Mesdhe. Fillimisht Maqedonia i lejonte refugjatët që vinin nga Greqia të kalonin me tren me një vizë tranziti triditore deri në kufirin me Serbinë.

Prej aty refugjatët donin të shkonin në Hungari dhe të hynin në BE. Por kur numri i azilantëve u shtua Maqedonia shpalli më 20 gusht 2015 gjendjen e jashtëzakonshme dhe ngriti një gardh për të mbrojtur kufirin. Nga 15.000 vetë numri i refugjatëve në kampin e Idomenit arriti në 6000 e më pas në 14.000.

Përfituesit e mjerimit

Gjendja në këtë kamp ishte që në fillim e keqe, por më pas u bë katastrofale. Mungonin tualetet dhe përkujdesja mjekësore, ushqimi qe i pakët dhe deficitet e mëdha mundën të përballoheshin vetëm prej ndihmës së popullsisë dhe ndihmave të organizatave ndërkombëtare.

Shumë refugjatë përpiqeshin të largoheshin nga ky kamp i tejmbushur ku kishte shpesh edhe incidente, por kufitarët maqedonas përdorën gaz lotsjellës dhe fishekë gome për të mos i lejuar të hynin në Maqedoni.

Prej mjerimit të refugjatëve nga Siria, Afganistani apo Libia përfitonin ofrues shërbimesh të ndryshme, si paketash për dërgim dokumentesh kundrejt tarifave shumë të larta, apo një filiale e “Western-Union” që kërkonte tarifa të larta për dërgimin e parave prej të afërmve që jetonin në vendet e BE-së. Për të mos përmendur më tej çmimet e rritura ndjeshëm për ushqime bazë si vezë, miell apo fruta, cigare dhe çokollatë. Tregtarët e shfrytëzonin nevojën dhe mjerimin e refugjatëve.

Mbështetje prominente

Ish-ministri gjerman i Punës Norbert Blüm ishte në mars të këtij viti në kamp dhe fjeti një natë në një çadër refugjatësh. Aksioni i 80-vjeçarit pati efekt në publik. Po ashtu vëmendje të madhe tërhoqi edhe artisti kinez Ai Weiwei, i cili xhiroi një film për gjendjen e refugjatëve në Idomeni. Po ashtu ai organizoi edhe një performancë duke vendosur një piano të bardhë në mes të llucës së kampit në të cilën luajti një siriane e re. Përmes gjuhës së muzikës, tha artisti, ai donte të gjendje një gjuhë që të shprehej për humanizimin dhe të drejtat e njeriut.

Ish-ministri gjerman i Punës Norbert Blüm në IdomeniIsh-ministri gjerman i Punës Norbert Blüm në Idomeni

Disa i quajtën aksione të tilla si ai i Norbert Blum-it dhe i Ai Weiweit si “gjeste të pafuqishme”. Për të tjerët, ishin pikërisht këto gjeste që zgjuan interesin publik dhe aktivizuan donacionet.

Tani nisi evakuimi i kampit të Idomenit. Refugjatët shpresojnë se në kampet zyrtare, në të cilat po i dergojnë, gjendja do të jetë më e mirë./DW

Elton Tafaruci May 25, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?