Një grupim prej 12 partish, shoqatash dhe grupe të tjera interesi të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Çame, janë grupuar në një parti të vetme me emrin “Aleanca Popullore”, kryetar i së cilës është Artur Dojaka. Aleanca Popullore është regjistruar në KQZ si forcë politike dhe ka nisur sot fushatën, duke prezantuar në Tiranë kandidatin për deputet, Arjan Hamiti.
“Të zhgënjyer nga vorbullat politike që nuk japin rezultate konkrete , duke mos dashur të humbim kohë të vlefshme politike, ne marrim sot përsipër fatet tona. Të ndërgjegjshëm për kohën ku jetojmë, të vetëdijshëm për instrumentet kombëtare e ndërkombëtare në dispozicion, vijmë sot jo si demagogët e radhës, por si një forcë e aksionit politik dhe forca e arritjeve politike. Në koordinim të plotë me faktorin politik ndërkombëtar, duke vlerësuar këshillat e tyre të vlefshme dhe duke ndier mbështetjen e tyre, ndihemi sot më të plotë se kurrë”, thuhet në deklaratën e Aleancës Popullore.
“Duke mos humbur kohë në gjetjen e identitetit tonë mes kaheve të politikës shqiptare, por duke pasur si të vetmin kah Shqipërinë, me një mbështetje shumë të gjerë, së pari në komunitetin çam, e të bashkuar pa asnjë paragjykim më të gjithë ata që Atdheun kanë të parin, Aleanca Popullore shpall sot nisjen e fushatës së vet elektorale më synimin e vetëm, fitoren në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit”, thuhet më tej.
Aleanca Popullore thotë se nuk tërhiqet nga kërkesa për votimin unanim të rezolutës çame në Kuvend. “Në një kohë kur kombi vjen gjithmonë mbrapa interesave politike, kur çështja çame nuk po njeh asnjë përparim, kur vetë Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë krijon konfuzion duke e vënë shqiptarin e thjeshtë në pozicionin e tij më të vështirë. Konfuzion i paprecedentë në historinë e politikës moderne; vetë institucioni i Parlamentit është i paqartë nëse kemi një rezolutë të aprovuar për çështjen çame apo jo. Nëse dinjiteti ynë kombëtar ka arritur në atë pikë fundore të tijën sa për t’ju shmangur përgjegjësive të momentit, kërkojmë të ringjallim rezoluta të dështuara; kur politika sot nuk ka kurajë qytetare që në një vendim unanim të pranojë me zë të lartë një realitet që ka të bëjë me thelbin e konceptit të kombit shqiptar. Sigurojmë sot mbarë opinionin publik shqiptar që Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga kërkesa për votim unanim në Parlamentin e Shqipërisë të rezolutës për çështjen çame. Në një kohë që na ndalojnë në kufi për shkak të vendlindjes, kur nuk gëzojmë dot të drejtën universale të pronës apo kur nuk vendosim një tufë lule në varrin e të parëve tanë, kemi gjithë të drejtën legjitime për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtën tonë. Flasim për Çamërinë por nuk mund ta prekim atë. Folën shumë për Çamërinë, por vetëm sa e përdorën atë. Do t’i kërkojmë çdo çami që sot e ndjen veten të papërfillur, të papërfaqësuar të bëhet pjesë e jona, do të shkojmë këto ditë te ata anëtarë të komunitetit tonë që nuk i bëri kush pjesë të vendimmarrjes dhe i la jashtë çdo benefiti politik e social”.
Në fund, Aleanca Popullore thekson se do të bëjë marrëveshje me çdo forcë që ka në thelbin e përpjekjeve të veta Shqipërinë. “Do të dëgjojmë çdo zë, çdo ankesë, çdo shqiptar që ka sot një ide apo dëshirë. Aleanca Popullore do të ndërtojë marrëveshje me këdo që në thelbin e përpjekjeve të veta ka Shqipërinë”.
doja te dija kush eshte tjeter ne kete parti?
Abaz Dojaka themeloi i pari Shoqaten Cameria. Artur Dojakes i takon ta coj ne fund amanetin. Suksese djem
shyqyr se lat nam me ate Idrizin, nje ordiner matrapaz qe nuk i gjendet shoku
levizja e duhur. Po me vulen e cameve qe mabn idrizi ne xheo si do vej halli?
jam cam nga fieri qe jeton ne Greqi. Respekte per Turin
jan ne te majt apo ne te djatht, kjo ka rendesi tani, sistemi aktual nuk lejon shum dilema
Me projekt e PS – LSI per nje resolute te ceshtjes Came dhe zgjidhjen perfundmtare te saj,
Meta ka qene gjate te gjithe karrieres se tij politike ne krye te LSI kundra kesaj resolute fakt I cili vertetohet lehtesisht pasi ne vitin 2004 kur ne Parlamentin Shqiptar u prezantua rezoluta Came, LSI votoi kunder kesaj resolute dhe rrjedhimisht ishte kunder zgjidhjes se kesaj ceshtje mjaft delikate. Prandaj jepini forca vellezer came
Ja fut kot o Kastrat ,Ne 2004 L.S.I nuk ish krijuar.Rezoluten e atij viti e anulloj Nano me nje telefon nga Athina.Lesheli ka shume gjynahe por jo kete.Ivetmi qe e ka ngritur me qartesi ceshtjen came ka qene Ilir Meta ne 2002 para Simitit ,kryeministrit grek ne athine.
DOJAKA i RI duhet te eci ne rrugen e te pareve te tij si fis i nderur ne Filat e çameri bashkim me te gjithe ata politikane qe ndjehen verte shqiptar pa dallim partie qe kane interesat komtare si perparesi . PDIU-ja duhet te mos vazhdoje ende lojen e konjukturave te politikes shqiptare , Aleanca Popullore duhet te beje te mundur unifikimin e gjithe faktorit çam si ne Shqiperi e bote (duhet luftuar per votimin e mergimtareve sipas praktikave bashkohore ) .
Aleanca Popullore , nje grupim i ri qe do te sjelle freski spektrit politik SHQIPETAR, se na eshte zene fryma nga PD e kafshes Sali Bisha, PS e Bojaxhiut Edi dhe me Interesaxhinjete e LSI , e Koke Varese Ilir Hajduti. Aleanca Popullore te mbaje qendrim ndaj, komunisteve 24 karac te PD dhe PS. Afroni si camet , te perndjekurit politik te Sali – Enverit dhe popullin e perbuzur e te vrare e vjedhur keto 22 vite gjoja demokraci. Largoni komunistet dhe kriminelet nga pushtimi i te gjithe pushteteve Tyc & Toc
Mos shkoni tek PS dhe LSI se e hengret nuk jane me ju,nuk e pate ultimatumin per bashkim nga Athina,si dhe votimi 2004 qe nuk e shkruajten ne fletoren zyrtare,behuni me mazhorancen se ata kane qene gjithmone me ju.
Edhe familja jone do te votoje per ju po shkuat djathtas.
URIME URIME
Suksese kesaj partie,Aleanca Popullore.Te gjithe flasin per Shqiperi dhe Cameri.Problemi nuk eshte ,problemi Cam por vete ne jemi problemi.Ceshtjen shqiptare dhe ceshtjen came e zgjidhin njerez me vityte dhe shpirte atedhetare dhe jo langaraqe me diplloma fallco apo pe verteti.Zgjidhni njerez me reputacion se kurre Oxhaku nuk behet buxhak.Suksese dhe Ju prifte e mbara.Lum kush le emerin e madhe kujtohet ne jete te jeteve,qofsh multimilioner pas vdekjes as si bie ne mend njeriu per ty edhe pse te jane jargavisur nga pas.Ceshtja CAME zgjidhet nga Ju vete camet.
E sajta parti eshte?Ne Itali Beppe Grillo u dha dru partive politike,polin e trete,ate te qendres e dergoi ne Shtepi dhe po mban varur dy partite e tjera,qe nuk bejne kualicion!Lëvizja e tij, 5 Yjet ka rritur shpresat e italianëve per ndryshime kapitale!Ne Shqiperi shtohen partite…Pike e zeze!…Zhdukini more partite se ato jane shkaktare te prapambetjes,luftojne per vete!…Mesoni shqiptar nga Italia!…
Percarja nuk eshte gjeja e duhur, aq me teper ne prag te zgjedhjeve. Veshtiresohet shume dhenia e votes nga komuniteti cam.
Gjithsesi shporrja e atij Idrizit ne krye te nje komuniteti te rendesishem, me vlera kombetare, ishte domosdoshmeri. Ai e ka vertetuar shume here se eshte njeri pa karakter dhe tregetar flaamuresh.
Te shpresojme se kjo Aleance do mbroje ceshtjen Came dhe jo individe te caktuar per te marre pushtet.