Idrizi: Të nxjerrim nga parlamenti kalin e Trojës

anazapta

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë protestës së organizuar ditën e sotme përpara parlamentit, tha se është koha kur duhet të largohet heshtja mbi çështjen çame. “Duhet ta nxjerrim Kalin e Trojës nga parlamenti shqiptar dhe ta mbushim me deputetë nga Çamëria, nga Kosova e nga gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët”, u shpreh Idrizi.

“Është koha dhe kauza e cila mbështetet mbi liritë themelore të njeriut e cila kërkon të largojë heshtjen për çështjen çame dhe të kalojmë tek fqinjësia e mirë. Ne kemi ofruar të hiqet ligji i luftës. Ata kanë frikë të thonë një të vërtetë të madhe se ka një ligj luftë”,  nënvizoi ai.

Ndërsa deputeti tjetër i PDIU-së, Dashamir Tahiri, tha se “kjo mazhorancë ia ka dhënë votën e saj kësaj rezolute për çështjen çame në vitin 2004 kur opozita e sotme atëherë në pushtet abstenoi”.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Mos i besoni premtimeve te projekt propozimit te PS-LSI persa i perket rezolutes came, sepse kur u votua ne 2004 ishte vete LSI qe e votoi kunder kete projekt. Tani daline e thone se u intereson qe ta zgjidhin ceshtjen sepse u interesojne votat e me shume qytetareve.

  • Pershendetje zoti Idrizi !
    Per cilin e ke fjalen ? Se i perzieve keq gjerat. Ne se do parlament vetem me Kosove e Cameri, duhet te ndrosh pupullin. Ky popull qe eshte brenda ketyre 28 mije km katrore, voton vetem 2 came, nderkohe qe nje popull tjeter, ai qe do te perbehet nga shqiptaret e trojeve mund te votoje edhe 138 te tjere. (Te kujtoj qe kosovaret e kane parlamentin dhe qeverine e tyre).
    Nuk ta kemi pare vleren o Shpetim, ne 23 qershor do te te shohim, sa te vlen lekura. Deri tani je mburur me ko…et e babait (sot je deputet me vota te socialisteve).
    Nje gje e dime qe camet e perfaqesuar nga shoqata Cameria, nuk te votojne as ty, as Muhedinin e as Tahirin dhe jo vetem kaq por ju akuzojne per tradheti te ceshtjes se tyre.

  • Kur ben dhe ky cerri i nano-k.rves si i forte,mos ngelte trap me kembe.
    Them se komuniteti cam eshte me se i kthjellet,tashme,qe Kali i Trojes ndaj ceshtjes se drejte came eshte ky birbo idrizi,dora vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *