IGJEUM: Sot dhe nesër priten reshje intensive, ka rrezik përmbytjesh sërish

Leda Hysa

Instituti i Gjeoshkencës njofton se sot pasdite, e premte, datë 15 dhjetor dhe nesër, e shtunë, datë 16 dhjetor, priten reshje në pjesën më të madhe të vendit.

Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Temperaturat

Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 °C / 16 °C

në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C

në vendet malore: 5 °C / 9 °C.

Era

Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *