Igli Cara: Si e gjeta Olldashin poshtë makinës

redaktor

Deputeti Igli Cara, personi i parë që ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën deputetit Sokol Olldashi, rrëfen për “Gazetën Shqiptare” të gjitha detajet, që nga çasti që mori vesh lajmin për aksidentin, deri në momentin që ai u përball me të vërtetën shokuese të vdekjes së mikut të tij më të mirë. “Unë e kam lajmëruar vetë policinë nga numri im për aksidentin. Në momentin që kam mbërritur në vendin e ngjarjes, makina ishte kthyer përmbys”, – pohon Cara. Veç kësaj, ai sqaron se në momentin që u hapën dyert e makinës, brenda saj ka qenë vetëm trupi i Sokol Olldashit. “Kur mbërritëm, nuk gjenim dot trupin e Sokolit, dyert nuk hapeshin. Vetëm kur erdhi policia kuptuam se Sokoli kishte vdekur dhe në makinë ishte vetëm trupi i tij”, – rrëfen deputeti Igli Cara për Gazetën.

Ku ishit juve natën që ndodhi aksidenti i z.Olldashi dhe si e morët vesh për lajmin tragjik?
Unë isha tek një lokal me një mikun tim dhe isha duke ngrënë darkë, një pjatë makarona. Ne po e prisnim Kolin që të vinte, sepse kur kishim folur më parë na kishte thënë që ta prisnim aty. Konkretisht kam qenë tek një lokal i quajtur “Artisti”, bashkë me një kolegun tim dhe shoferin e Sokolit, i cili ishte jashtë. Unë kisha folur me Kolin dhe më kishte thënë që ta prisja diku afër zyrës dhe ne po e prisnim.
Juve, kush ju lajmëroi për ngjarjen?
Unë, siç ju thashë, isha në lokal dhe rreth orës 21:00, hyri shoferi në lokal dhe i traumatizuar siç ishte, i kishte ikur fytyra, më tha që, “kush e ka makinën”, se duhej të niseshim direkt për në Krrabë, sepse kishte ndodhur diçka e tmerrshme. Sokolit i kishte ndodhur diçka. Hipëm në makinë dhe rrugës me telefonin tim kam lajmëruar 129-ën. I kam thënë që ka ndodhur një aksident, por jo se kush e kishte bërë dhe ku, sepse nuk dija se ku ishte vendi. Kisha dëgjuar vetëm që aty afër ishte një lokal, më dukej se quhej “Lokal Kiu”, por se ku fiks nuk e dija, sepse nuk kisha qenë asnjëherë në atë vend. Kjo është e gjithë historia dhe unë habitem se pse duhej të flitej kaq shumë, kur dhimbja për ne të gjithë është shumë e madhe pas vdekjes së Sokolit.
Juve, rreth çfarë ore mbërritët në vendin e ngjarjes dhe si e gjetët makinën?
Ne mbërritëm në vendngjarje rreth orës 21:20, nuk e kam fiksuar mirë, dhe pak minuta pas nesh erdhi policia. Kur shkuam në vendngjarje, pamë makinën që ishte kthyer përmbys në një pozicion shumë ters. U afruam tek makina dhe filluam të kërkonim se ku ishte Sokoli dhe nuk e shikonim. Pamë tek pjesa e pasme e mjetit, por na doli nga mendja që të shikonim në pjesën para. Shoferi filloi të kontrollojë jashtë makinës, sepse kujtuam se kishte dalë. Por, ne harruam që makina ishte mbrapsht dhe duhej të shikonim në pjesën para të saj. Nuk e shikonim asgjëkund Sokolin; vetëm kur pamë këmbët e tij tentuam të hapnim derën, por ajo nuk hapej, sepse makina ishte përmbys dhe në vend të keq. Pas dy-tre minutash ka mbërritur policia, të cilët u afruan tek makina dhe kur e panë trupin, mesa duket e kuptuan se ai kishte ndërruar jetë dhe nuk na lanë më që të afroheshim. Dhe, kur kemi hapur makinën, brenda ka qenë vetëm Sokol Olldashi. Nuk ka pasur njeri tjetër. Nuk e kuptoj se pse media mundohet kaq shumë që të prishë imazhin e dikujt; do patjetër që të ketë në makinë një person tjetër, kur në fakt nuk ka.
Ju thatë që shoferi ju lajmëroi për aksidentin; po shoferin, kush e lajmëroi?
Në fakt kjo është një pyetje që e di shoferi, por mesa di unë, ai më tha që kishte qenë duke folur në telefon me Sokolin. Por, gjatë momentit që kishte qenë duke folur me Sokolin, kishte dëgjuar zhurmë dhe ai më tha që në këtë moment kishte kuptuar se Sokoli kishte bërë aksident. Kjo është e gjithë e vërteta, të cilën shumë media u përpoqën që ta përdhosin./GSH

Share This Article
18 Comments
  • Dhe nje nga keta , miku Baze gjoja per ta mbrojtur po e sterhollon dhe perdor per interesat e tij
    inatçore.
    Gazetaria tek ne ka rene ne piken me te ulet.
    Nuk kane respekt as per te vdekurit.
    Zoti na ruajt keta te nxjerrin dhe me barre.
    Miku flet shkurt e me dhimbje si ky zoteria.
    Lereni ne paqe ate qe vdiq, ta qajne ata qe e duan dhe ju mungon.

    • Respekt per te vdekurit kane njerezit, madje shume me teper sec duhet ketu tek ne shqiptaret. Ne kur jane gjalle i sulmojme, i shajme dhe ju bejme keq njerezve sa te kemi mundesi. Pastaj kur vdesin i respektojme shume. Puna eshte se nese politikani dhe njeriu gjykohet dhe diskutohet per vepren e tij te diskutueshme sa ishte gjalle dhe me funksione dhe jo si njeri i vdekshem dhe i vdekur. Pra jo ne kuptimin fizik. Ka dallime thelbesore. Se po qe ashtu, nuk duhet te flitet as per Enverin, as per Hitlerin, as per Stalinin dhe as per Curcillin, bie fjala se jane te vdekur dhe duhet te respektohen te vdekurit (!!!)

  • Po nuk thate keshtu ne fillim mor Zoti Igli. Ju Thate qe po flisje me Sokolin dhe me tha: -Bera aksident! dhe pastaj nuk u degjua me te fliste.

    Tashti na thua dokra te tjera e na paska qene shoferi ai qe ka folur dhe qe Sokoli nuk ka thene gje por shoferi ka deshuar zhurma. Kete thote edhe shoferi tashti.Ke te besojme ne, ato qe the ne fillim apo kete qe thoni tashti? Ju krijoni me shume dyshime ne opinion me keto nderrime fjalesh.

    Mjere ai qe iku se keta derra duket qe fshehin dicka. Dikujt i intereson qe te thuhet se ai nuk foli. Dhe pastaj makina nuk eshte demtuar , ka qene e permbysur po eshte thyer xhami qe e ka demtuar koken e Sokolit.

    Te gjitha keto duken si palavra te sajuara dhe hetimi policor duket mjaft i dobet. Me te vertete ka thirrur ky policine apo njerez brenda partise qe kane cuar ne vendin e ngjarjes policet e tyre qe ende nuk jane hequr nga puna. A e ka kontrolluar policia telefonin e Iglit, shoferit, dhe Olldashit qe te shohe se kush genjen e kush thote te verteten?

    E gjithe kjo bie ere qe te shpon hunden!

  • O CARA ose sic te quajne demokratet dhe durrsaket ne Durres o Cari i Durresit, leri tregimet e njemije e nje neteve, por thuaj ku kishte shkuar Sokoli dhe kush e kishte thirrur atje, se kjo ka shume rendesi per te zbuluar te verteten qe ndoshta e dine vetem Saliu e Luli dhe ndonje nga ata trimat e tropojes qe eleminuan Kosta Trebicken edhe ate ne “aksident me gjueti”. Ti thua qe i pame Sokolit vetem kembet, ndersa pronari lokalit thote qe i pashe plaget ne koke edhe pse me pare deklaron se nuk dukej asgje e me pas akoma, thueht qe nuk dukej asgje deri sa u hap makina pas dy oresh. leri pallavrat por deklaro ku kishte shkaur Olldashi ate nate me qamet dhe kush e kishte kerkuar atje ne takim, se ti e di gjithe informacionin e levizjecve te tij, sepse e deklaron vet qe kishe dijeni ku gjendej e kur do kthehej dhe ku do ta prisje. Zoti Cara, ketu je perballe proves se drejtesisi e jo perballe militantevge te Sukthit qe i mashtroje per vende pune duke u marre votat.

  • ore pyetni doktorin se ndoshta e di se si ndodhi,por meqenese do veni pyeteni edhe per azemin dhe pashkon se di shume gjera ai kriminel, ka ngren buke me enverin ai dhe rrugen e tij do ndjeki qe kush e kundershton iken per lesh.

  • Nuk mbulohet muti me shurre o Igli Cara.Thuaj te verteten sot, qe te mos ndodhe neser ty
    Pse more 129 ti dhe jo direkt Saimir Tahirin?
    Pse nuk i the policise emrin tend?
    Po pate mundesi mos e zere ne goje shoferin e shkrete se ai ska gisht ne kete mesele

  • Kjo histori po kthehet ne gallate, Dieten e pare thashe se zoteria nuk dinte te fliste se kish hedhur ndonje gote. Tani qe perserit them se do jete imbecil. Mjere ne ke kemi mbi koke.

    Lexoni bashke keto radhe;
    U afruam tek makina dhe filluam të kërkonim se ku ishte Sokoli dhe nuk e shikonim. Pamë tek pjesa e pasme e mjetit, por na doli nga mendja që të shikonim në pjesën para. Shoferi filloi të kontrollojë jashtë makinës, (do kene qene te gjithe tape, nqs. ka qeneSokoli shofer, pse kerkon mbrapa? makina ka patur dritat hapur dhe ku eshte para, ku eshte mbrapa eshte e lehte te shihet)
    Pas dy-tre minutash ka mbërritur policia, të cilët u afruan tek makina dhe kur e panë trupin, mesa duket e kuptuan se ai kishte ndërruar jetë ..( Krahasoni aftesite e te treve me ato te policise. keta nuk gjenin dot ku ishte para ku ishte mbrapa, policia e gjeti trupin dhe e kuptoi qe kish vdek.)
    …. dhe nuk na lanë më që të afroheshim.,…. kur kemi hapur makinën, brenda ka qenë vetëm Sokol Olldashi( Dmth. policia i largoi por ata e hapen makinen)

    Pronari Sallufi ne artikullin tjeter te Dita sot thote:
    .
    ….. Pashë edhe kur përfundoi disa metra më poshtë. Unë dhe roja menjëherë shkuam për t’i ardhur në ndihmë, por ishte e pa mundur të ndërhyje pasi makina ishte kthyer përmbys. Në vendngjarje u mblodhën edhe njerëz të tjerë”,( ka qene Igli Cara i pari ne vendngjarje apo Sallufi?)
    Sallufi vijon më tej dëshminë duke thënë se pak minuta më vonë erdhën forcat e policisë. Sipas tij në momentin që erdhi policia dëshmitarët e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes dhe filloi aksioni për të nxjerrë trupin nga makina.
    Policine e lajmeroi Cara apo Sallufi, themi te dy bashke. Nqs. Sallufi thote te verteten perse Cara nuk thote se kur mbriten ne vendngjarje kishte njerez te tjere. Nuk ka mundesi qe policia te gjendet per pak minuta ne ate vend edhe kjo e dhene eshte e hiperbolizuar

    Biznesmeni Sallufi thote: Ai më përshëndeti më pas pasi vinte shpesh te lokali im.
    Ec e kuptoje shqipen, por une pyes, si mund te jete njeriu ne udhetim, me nje dore ne timon, ne tjetren celularin dhe te pershendese pronarin qe rri ke dera?
    O zoterinj nuk dua te luaj rolin e hetuesit per na mbyti budallalleku dhe une e lexoj gazeten te ndricohem jo te budallallepsem.

  • njehere ne 3 te nates nje njeriu im i afert me telefonoi se kishte dale nga rruga ne filan vend.Shkova une per gjysem ore dhe e morra.Pse do lajmeroja policine?Qe te hante ndonje gjobe?Me kete logjike,Cara nuk duhej te lajmeronte policine,se mund te ishte nje aksident koti,qe as Olldashit i interesonte te merrej vesh nga shume njerez,aq me keq nga policia.Po sikur Olldashi te kishte pesuar thjesht nje goditje makine dhe aq?Pa deme ne trup?Ne tere ate zallamahi me police do ti vihej me shqelma Cares dhe shoferit se perse lajmeruan policine dhe e bene te madhe.Kam idene se keta ia dinin tipin.Pra,sipas rradakes time ketu keputen fijet dhe nuk lidhen mire gjerat.

  • Z. ingli Cara,nuk di pse duhet tu bezdisin pytjet,qfardo qofshin ato.
    Po thuani se kur shkuat tek Makina e Sokolit,dhe dyert nuk hapeshin,andaj edhe pritet dy-tre minuta e pastaj erdhi policia.
    Zotri Cara,aq fjakftohet ishit prane asaj gjendjeje ne te cilen gjendej Sokol Olldashi,dhe si nuk provuat ti thynit gjamat e makines,dhe ju dhimbsej xhami i makines qe ta godianit ?
    Pse,kaq te ftohet ndjeheni ne ato situata kur mikun tuaj e keni ne gjendje te atille,dhe a u friguat se po konsumoni veper kundervajtse nese theni gjamat e makines.
    Dhe,akoma se keni pytur shoferin e Sokolit,se kush dhe si e mori vsh lajmin e aksidentit.

  • Me arritjet e shkences sotme besoj se edhe policia ka mesuar diçka.Edhe komentet ne rrjetet sociale duhet te merren ne konsiderate dhe Prokuroria e Policia.Igli cara duhet te merret ne pyetje si person qe ka dijeni per ngjarjen dhe me vone edhe mund te arrestohet per deshmi te rreme.Ngjarja nuk ashte aq e thjeshte sa mundohen ta pershkruajne ata qe dijne per kete vdekje te parakoheshme.Sokol Olldashi ishte nje politikan me te ardhme ne politike,dikush nuk e donte,ketu duhet te fokusohen hetimet .

  • Ky Igli Cara ne deklaraten e pare pak pas ngjarjes e te transmentuar nga News24 ka thene :
    ” …Sokoli ishte vetem ne makine, nuk duhet te aludohet ndryshe.”
    Kush do aludonte ndryshe, ne qe shikonim Tv e degjonim c’thoshte Cara? Ky vete na i shtiu ne mendje dhe me kete ky eshte nismetari i variantit me dy persona na makine.

    Por si eshte e mundur qe te jesh para mikut tend te aksidentuar, ne ankth nese eshte gjalle a vdekur , dhe te te shkoje mendja se te tjereve mund te mendojne se nuk ka qene vetem. Keto gjera gjithmone mendohen e rregullohen me pas kurse Iglit eshte gjeja e pare qe i shkon nder mend.Pse??

    Sipas psikanalizes njeriu i tronditur apo nen tension thote pa dashur pikerisht ate qe mundohet te fshehe. Kjo i ka ndodhur Iglit. Shtoji kesaj dhe gjithe ato kunderthenie e budallallleqe ” jo pas makines , jo po para makines”, “jo po e pame , jo po nuk e pame”, “i pame kembet , policet i pane koken”, … dhe pershtypja eshte se ky njeri genjen.
    E ka hallin qe t’i shpetoje nderin viktimes apo larg qofte edhe ky e dinte se ai aksident do te ndodhte??!!

    Policia e prokuroria duhet ta zbardhin kete ngjarje per publikun. E kane detyrim.Perndryshe ky eshte nje shtet mafioz.

  • Ky Igli Cara nuk e kupton se me keto genjeshtra po i ve vetes nje njolle te madhe turpi si genjeshtar. Per mua duhet marre si i pandehur bashke me shoferin e Olldashit, sepse keshtu sic thote ai, te dy jane pjese e krimit politk te zhdukjes se Sokol Trebickes..

  • Ky depilutet pallë duket se fsheh shumë gjera! Së pari e pamundur të mos dijë ku shkoi Olldashi pas orës 18. Pse ta zëmë,vetem? Si ka mundësi vetem pa shoferin dhe “mikun”? Thotë se Olldashi i ka tekefonuar ta priste pranë zyrës. Dakord,por cfare i tha ky Olldashit? Vetem dakord,po pres,apo e pyeti si “mik” ku je tani,si bëjnë miqtë e vertet! Ky di gjithshka dhe uroj të dal i pastër! I vetem Olldashi e pamundur,thjesht se ishte natë ne zhvillim,larg dhe me shi,rruga! Ku ishte Olldashi,z.Cara? Perse ka shkuar vetem?Perse vertet njoftuat policinë pa ditur shkallën e aksidentit qe mund të ish “gërvishje” e nje të cmenduri në rrugë,pa probleme…Perse policia? Mos duhej njoftuar vertet nga ndonjë urdher? Tabulatet e ketij zbatdhin bisedat e dites,por jo ate qe mund të ishte pergatitur…dhe të tjerat kane shume pikpyetje fillo me mbritjen…Kontrollin me mosgjetje trupi…mbyllur dyerte,zakonisht ne rrotullime makine ato hapen,ishte baxhaja e makines vertet e thyer apo u thye,sepse nuk kane lejuar gazetaret qe ne sekonden e pare të filmojnë,bile i ka bllokuar fare policia qe duhet ndeshkuar urdheruesi i ketij veprimi mafjoz.Shtypi nuk kerkon të drejtën e tij të pengimit “censurrës” nga policia,por merret me cic-mice, e dhe ti e dhash une lajmin i pari…Kush ishte gazetari i pare i njoftuar dhe ai qe mbriti ne vendngjare,cfare konstatoi,fotografoi,beri a se lejuan të bente detyren? E verteta mungon,por nuk vdes!…dikush di gjithshka! Duhet të flas!…

  • po po e gjeti nga poshte e futi brenda pastaj i ndjeri i beri me shenje per cakmak te dhiste puron poooo per cudi dera nuk po hapej dhe si ngadhnjimtar pedeje cara u frymezua nga mbiemri i tij e me sqepare bam e bam ne tavane e keshtu populli i ka kenduar qysh heret trimerit e tilla -” plac moj nate e zeze plac moj e merure na rrembele zeqon burre deli burre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *