Erik Thohir tashmë është presidenti i ri i Interit me një paketë aksionesh prej 70 për qind, ndërsa familjes Moratti, me në krye Massimon, i mbetet minoranca e 30 përqindëshit.
Ish-padroni zikaltër mund të vazhdojë që të mbulojë rolin e presidentit, veçse tani e tutje fjala e parë i përket aziatikut. Prandaj, teksa në ditët e ardhshme pritet vizita e parë zyrtare në seli e Thohirit si president, ndihmësit e indonezianit po nisin të hartojnë planin për të formuar Interin e ri. Ky planifikim pritet t’i prekë të gjithë, duke filluar nga stafi drejtues, ai teknik e për të kaluar më pas te rinovimi dhe përforcimi me talente e kampionë i grupit aktual.
Siç raporton e përditshmja italiane “La Repubblica”, miliarderit indonezian i pëlqejnë emra të tjerë, një listë që sheh në brendësi të saj, as më shumë e as më pak se Igli Taren, ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, ish-sulmuesin e Lazios dhe drejtorin aktual sportiv të klubit kryeqytetas. Pikërisht njerëz me profilin e shqiptarit, që punojnë shumë nën rrogoz dhe janë të aftë në realizmin e blerjeve të mëdha me pak para (si në rastin e Hernanesit, Kloses, Candrevës, Canës, Edersonit e të tjerë) i pëlqejnë shumë Tohirit, por edhe Daniele Prade i Fiorentinës, si dhe Giovani Sartori i Chievos.
Në vitet e fundit, Tare është shndërruar në një nga drejtuesit më të vlerësuar, edhe me ish-mbretin e merkatos, Luciano Moggin, që e pati përgëzuar shqiptarin. Prandaj, një hipotezë për të parë në një të ardhme të afërt Taren në rolin e njeriut të merkatos zikaltër nuk do të ishte habi, përkundrazi.

Tare eshte personalitet. Ka lezet kur flet, qete e qarte. Ne do na bente nder ne kombetare. jo njerez qe fitone shume e japin pak.
shembulli i njeriut ambicioz qe arrin gjithcka fale punes se tij .
Nuk jam aspak xheloz, por verej me keqardhje se Igli Tare nuk shkelqeu ndonjehere si futbollist, karlsruhe, brescia lazio..e as me kombetaren tone.Aq me pak shoh te shkelqeje si drejtor teknik tek lazio ..nuk mund te them se cfare eshte ne gjendje te beje paskuintave dhe ne negociata per shitje apo blerje…fakti qe shoh me syte e mij eshte se e ka shnderuar lazion nga nje klub italian ne loje e filozofi , ne nje klub medioker ballkanas me rezultate mediokre, ndeshja e fundit midis Lazio dhe trabzonspor me la kete pershtypje, loje e rendomte koperative dhe nje rezultat rokambolesk 3- 3 me barazim extrem fale meritave vetjake te sulmuesit Flokari..gjithe ansambli tjeter me Cana et Co ishte nje ekip surrogato
act now: nuk e di se cfare standarti perdor per te matur suksesin e Tares….. eshte nder futbollistet me te mire tonet… jo me i miri…. dhe mbase me me sukses ndaj te gjitheve si drejtues ne nje nga kampionatet me te forte, ne nje ambient te frekuentuar nga yjet e ketij sporti. Nuk eshte Pele…. por ama per ne shqipot, eshte afer me te. Njeri normal, me karakter, punetor e qytetar. Nuk eshte as Murinjo… por prape cfare standarti perdor? E perse duhet medoemos te ulim nje shqipo, nder te paktet qe ka ber hajer….? Te kishim dhe nja 4-5 Tare, dhe ti kishim ne Shqiperi te trajnonin te rinjte……po do te ishim ne nivel bote, jo aty ku realisht jemi. Se eshte ne interesin tone kolektiv te promovojme dhe ruajme vlerat…. sado te pakta qe i kemi, e te mos i djegim ato. Ne shipot kemi treguar nje cilesi unike keto 100 vjetet e fundit: me menyren tone te sjelljes ua nxime jeten njeri tjetrit, dhe i shtyjme shume njerez te braktisin vendin, ua bejme te pqmundur nje jete normale. Na duhet te reflektojme…kur nuk do veten dhe te tute…nuk te don asnjeri.