Lacio arriti të triumfonte dje ndaj Milanit, duke e shkatërruar në shifrat 4-0. Edhe pse klub lacial nuk ka bërë të njëjtat shpenzime si kuqezinjtë bëri një lojë për tu admiruar.
Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare që është njeriu i momentit në futbollin italian në një deklaratë për mediat, pas ndeshjes u shpreh: “Kemi ndërtuar një grup mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë, ndaj kam shumë besim te kjo skuadër.
Ndeshjen ndaj Milan e përgatitën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk duhet të harrojmë se disa prej lojtarëve vijnë nga ndeshjet e tyre me Kombëtaret.
Sa i takon Milanit mund të them se nuk ka rëndësi sa shpenzon në merkato. Kuqezinjtë kanë marrë lojtarë të mirë, por i duhet kohë që të bëhen një skuadër”, ka thënë Tare.
