Një automjet i Ministrisë greke të Drejtësisë është kapur me 149 kg drogë pranë kufirit me Shqipërinë. Droga është kapur nga policia greke, e cila bëri të ditur se sekuestrimi u bë në zonën e Nea Selefkias, në Igumenicë, në një mjet tip Citroen, që drejtohej nga një 48-vjeçar grek. Operacioni për zbulimin e prejardhjes së lëndës vijon ende, ndërkohë që pritet që policia greke të japë të tjera detaje në lidhje me rastin në fjalë.