Krim makabër, 25-vjeçarit shqiptar i presin kokën në Greqi

Elton Tafaruci

Një krim makabër ka ndodhur në zonën e Gluki në veri të Greqisë, ku një shqiptar është gjetur i vdekur.

Sipas mediave greke, shqiptari është i moshës 25-vjeçare, ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Trupi i pajetë është gjetur nga fermerë të zonës dhe sipas policisë i është prerë koka.

Trupi u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore në qytetin e Selanikut.

Dyshimet paraprake të policisë janë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Viktima nuk është identifikuar si anëtar i ndonjë bande kriminale.

greqqiii

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *