Pak më parë janë zbardhur edhe emrat e kandidatëve të PS që do garojnë në bashkitë e vendit për zgjedhjet e 30 qershorit.
Një nga ndryshimet që ra në sy ishte edhe emri i Valbona Sakos për Durrësin.
Sako, me profesion ekonomiste, mban prej 6 vitesh postin e Drejtores së Tatimeve në Durrës.
Valbona Sako ka përfunduar studimet e larta për Financë, në fakultetin Ekonomik të Tiranës, në vitin 1993.
Pas përfundimit të studimeve, ajo është punësuar në administratën shtetërore, ndërkohë që prej 20 vitesh është pjesë e administratës fiskale të qytetit të Durrësit.
Sako, është një emër mjaft i njohur në rrethin e biznesit në Durrës. Ajo është e martuar dhe nënë e dy vajzave. Ndërkohë që njëherazi është kunata e gazetares dhe prezantueses Hygerta Sako.
o.j/dita

Te gjithe administrata shteterore jane ne rastin me te mire,
Te paafte.
Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik
Ska ngel me as edhe nje gje ne Durres qe te lepije kryetari i ri qe te zgjidhet .ne te ardhmen .
Dako e betonizoi Durrsin ,ku ka prishur te gjithe vend strehimet ne toke shteterore ,per perfitime m2 ndertim ,dhe duke gjoja ” bashkengjitur pronareve ” te truallit me letra fallco ,si prone e tij.Qofsh ti o Dako ,qe ke abuzuar ,do te vje dita qe ke shkelur ligjet .Dije mire une personalisht nuk do te ndahem .Per kete problem i kam shkruar leter , ankese si Rames dhe ish min se mbr Kodheli ,por vetem heshtje ,heshtje ka bere edhe opozita ,qe jane bythe e breke bashke me maxhorancen. ???.
Kurse po te dalim andej nga Plazhi i Durrrsit qe nuk eshte me plazh se mer infeksion ,si ne mall te babes me keto troje bile deri ne rere ,dhe sikur popullsia e Kines , Japonise dhe e Indise ,te vije ,nuk arrin ti mbushe keto dhoma..Seshte per te qeshur ,por eshte per te qare .Tung.