Iker Casillas në lot, i jep lamtumirën Realit

redaktor
Football - Real Madrid v Juventus - UEFA Champions League Semi Final Second Leg - Estadio Santiago Bernabeu, Madrid, Spain - 13/5/15 Real Madrid's Iker Casillas looks dejected at the end Reuters / Sergio Perez

Pas 25 vitesh te Real Madrid, 16 sezonesh te skuadra e parë dhe 725 ndeshjesh zyrtare të luajtura, Iker Casillas i ka dhënë fund aventurës me klubin e kryeqytetit spanjoll.

Kapiteni i skuadrës, i cili ka fituar 3 Champions League, 5 kampionate, 2 Kupa Mbreti, 1 Kupë Interkontinentale, 2 Superkupa Europe, 1 Botëror Klubesh dhe 4 Superkupa Spanje, doli në një konferencë për shtyp mesditën e së dielës për t’i dhënë lamtumirën klubit ku u rrit.

Casillas kishte përgatitur një komunikatë, për të cilën tha me shaka: “Për ta lexuar duhen vetëm disa minuta, por unë do të vonohem një orë”. Pas kësaj, nisi të qajë dhe të lexojë me vështirësi atë që kishte përgatitur.

Ra në sy që Iker Casillas u nda i vetëm nga Reali, pasi në këtë konferencë nuk ishte asnjë nga drejtuesit e lartë të klubit dhe asnjë nga stafi teknik i skuadrës.

Ndërkohë që shokët e skuadrës ishin nisur që në mëngjes për në Melburn, atje ku Reali do të zhvillojë disa ndeshje miqësore.

1314 15

Share This Article
2 Comments
  • Jam nje tifoz I Realit i trishtuar per iker Casiasin Reali heqi nga vetja nje YLL si ky portjer legjendare keshtu i mbasardon lojtaret Reali ,sa shume ka dhene portjer I ma I mire ne Bote”……

  • ky eshte burre i vertete dhe zotni .
    casillas di stefano ,hierro do te mbahen mend gjate ,shume gjate .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *