Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, duke i kujtuar Ramës se ai e ka për zakon të përndjekë gratë, deklaroi se pret me padurim të përballen në gjyq për transparencën e koncesioneve.
“E dija që ti i përndjek gratë, por nuk e dija që do vinte një ditë që do iknim përdore në sallën e gjyqit, mezi e pres të shkojmë e të përballemi publikisht për të bërë transparence për koncesionet,” tha Vokshi, sapo mori fjalën në seancën e sotme plenare, fill pas fjalës së gjatë të Kryeministrit Rama.
Sipas Vokshit transparenca do të bëhet edhe për koncesionet që Rama nuk guxoi t’i përmendte.
Madje Vokshi i kujtoi edhe heshtjen me të cilën Rama kaloi çështjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Për atë nuk u përgjigjët, pse e ndalon byronë, herë tjetër kur merr fjalën fol edhe për këtë,” tha ajo.
Pak ditë më parë, zyra e Ramës njoftoi se kryeministria ka gati padinë për shpifje ndaj deputetes së PD, Vokshi, pas denoncimeve të saj lidhur me tenderat dhe koncesionet në shendetësi.

Vokshi eshte nje debile si shumica e deputeteve te PD! Megjithemend e ka qe do te shkoje dore per dore me Ramen! Sa insekte fluturojne por edhe breshka ka dashur te fluturoje dikur!
Duket shume e trmbur se nuk e priste ta shpinin ne gjyg, prandaj ben rolin e trimes nga frika.