Ikin emigrantët, radhë të gjata në doganat me Greqinë

Leda Hysa

Pas festës së ndërrimit të vitit, shumë emigrantë shqiptarë që ishin kthyer për të festuar në atdhe, kanë nisur kthimin në vendet ku jetojnë e punojnë.

Kështu gjatë pasdites së sotme është regjistruar një fluks i madh njerëzish dhe mjetesh që dalin nga Shqipëria drejt Greqisë.

në të tre pikat kufitare, Kakavijë, 3 Urat dhe Qafë Botë, por edhe nëpërmjet portit të Sarandës, vihet re një numër i konsiderueshëm njerëzish që lënë Shqipërinë.

Radhët janë të gjata, ndërsa koha e pritjes duket se e kalon një orë, ndonëse në doganën e Kakavijës, si pala shqiptare, ashtu ajo greke, kanë filluar punën me dy sportele.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Dikur sillnin dysheqe nga Greqia. Tani kur ikin marrin dysheqe nga Shqiperia. I rane pordhet edhe grekut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *