Qeveria shqiptare ka vendosur të heqë nga qarkullimi dhjetëramijëra kasa fiskale të cilat i kanë kushtuar bizneseve shqiptare disa dhjetëramilionë euro, për t’i zëvendësuar me programe kompjuterike të cilat projektligji i propozuar sugjeron se do të prodhohen nga biznese private dhe do të duhet të blihen me detyrim nga tatimpaguesit
Nga Gjergj Erebara
Duke premtuar “rritje të të ardhurave tatimore deri me 15%”, qeveria shqiptare ka vendosur të zëvendësojë kasat aktuale fiskale të përdorura nga bizneset e mëdha në të gjithë vendin me programe kompjuterike që mund të përdoren nga një kompjuter apo një celular ‘smartphone,’ por programet e reja, njësoj si kasat e vjetra, do të prodhohen, instalohen dhe mirëmbahen në mënyrë private dhe do të paguhen sërish nga bizneset.
Përveç kostos së panjohur të softuerit dhe mirëmbajtjes së softuerit, çdo biznes në Republikën e Shqipërisë detyrohet të pajiset me firmë elektronike, një shërbim i ofruar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSHI) dhe që aktualisht kushton 6,400 lekë për pajisjen dhe 7,300 lekë asistencë teknike 12 mujore.
Nga detyrimi për të përdorur softuere përjashtohen bizneset e vogla me xhiro nën 12 milionë lekë, të cilat gjithsesi ngarkohen me detyrimin për të pasur certifikatë elektronike dhe firmë elektronike, shërbime që ofrohen nga AKSHI përkundrejt pagesës.
Përveç kësaj, të gjitha bizneset me përjashtim të shitësve ambulantë dhe bujqve, detyrohen të përdorin një pajisje si kompjuter, tabletë apo ‘smartphone’ në funksion të kërkesave të raportimit tatimor, si dhe të kenë një linjë interneti, e cila gjithashtu kushton.
Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk i përgjigjën një kërkese për koment nga BIRN.
Projektligji i hedhur në konsultim publik më 31 korrik, [link] është nisma e radhës e qeverive shqiptare gjatë dekadës së fundit në emër të luftës kundër informalitetit, e cila pritet sërish t’i kushtojë taksapaguesve dhe buxhetit të shtetit, përfitimet e të cilave do të duhet të shihen në të ardhmen.
Ndryshimet në sistemin fiskal vijnë pas një tenderi shumë të kushtueshëm dhe të mbushur me akuza për korrupsion me vlerë 1.9 miliardë lekë tetorin e kaluar.
Sipas tatimeve, sistemi aktual i kasave, të cilat i kanë kushtuar bizneseve disa dhjetëramilionë euro përgjatë dekadës së fundit, nuk funksionon, dhe për këtë arsye, nevojitet programi i ri.
Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, znj. Delina Ibrahimaj, zbatimi i sistemit të ri “në vendet që e kanë implementuar këtë sistem para nesh kanë rezultuar në një mbledhje më të mirë të taksave nga 10% deri në 15 %, referuar Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, dhe përmirësim të mbledhjes së Tatimit për të Ardhurat Personale”.
Projektligji u prezantua të martën më 31 korrik nga Ministrja e Financave Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj, të cilat gjatë prezantimit, nuk folën për kostot shtesë që pritet të sjellin për bizneset pajisjet e reja.
Sistemi fiskal shqiptar është aktualisht nga më të shtrenjtit në raport të kostove administrative me të ardhurat fiskale. Administrata tatimore pati një buxhet prej 2.3 miliardë lekësh gjatë vitit 2018 ndërsa menaxhoi të ardhura totale prej 143 miliardë lekësh. Kostoja e administrimit fiskal ishte 1.6% e të gjitha të ardhurave. Në këto të dhëna nuk përfshihen disa milionë euro të tjera të paguara nga bizneset për pajisje fiskale dhe për mirëmbajtje pajisjesh fiskale, kostot e paguara për pullat fiskale të prodhuara privatisht, gjë që mund ta rrisin koston totale të administrimit fiskal në mbi 2% të totalit tëtë ardhurave. Në vendet normale, kostoja e administrimit fiskal është rreth 1% e të gjitha të ardhurave fiskale të siguruara nga shteti.
*****
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Pas publikimit, Ministria e Financave dërgoi përgjigje për disa pyetje të dërguara në lidhje me këtë shkrim. Përgjigjet mund të lexohen këtu: [Link]

Vidhni ho rrobqira
vetëm të zgjidhjes softuerike për shërbimin fiskal që do të përdoret…
‘ softuerike”, e moret vesh apo jo. Kamunikate e Ministrise se Finances. Kamunikate zyrtare, shteterore..
Keta ne mision te plote vjedhjeje. Detyrojne subjektet te blejne dhe te paguajne sherbime te cilat subjektet as i kerkojne dhe as kane nevoje.
Tanzimati eshte kthyer kembekryq ne Shqiperi. Vetem ne menyre digitale, softuerike si i thone.
Ka rregulla hyqymeti. Do paguani per Anila Denajt, per Fushat, Pushtat, Ulajt, dhe per sportelistet ndonjehere..dhe per dhjetra buce si puna e Denajt qe i duhen Ramutit si pronare bordellosh per te mbledhur faturat..
Shqiperi moj Shqiperi, kush ta ka qit kryt ne hi..
Nuk eshte e vertete qe sistemi aktual I kasave fiskale nuk funksionon.E vertete edhte qe ne rradhe te pare vete administrata e taksave nuk e ka vene ujin ne zjarr qe te funksionoje. Vete KM tha qe 15 mije biznese nuk perdorin sistemin.Cfare ka bere deri sot kjo administrate?Pse cdo paaftesi menaxhimi adresohet sikur FAJI eshte I sistemit?Rilindjes shkaterroi sistemin fiskal.
Atehere bizneset te refuzojne njezeri kete sistem te ri grabitjeje. Te ngarkojne pergjegjes shtetin per shkaterrimin e sistemit te meparshem, dhe te kerkojne demshperblim per harxhimet e meparshme.
Vetem ne kete menyre fillohet dhe vihet shteti perpara pergjegjesise
Artikull me shume vend. Eshte masakrimi I radhes per biznesin, sidomos biznesin e vogel. Qeveria jeton ne hene, kerkon vetem te mbledh leke, pa menduar si dalin ato leke dhe si te forcohet biznesi. Te ben pershtypje deklarata e drejtoreshes se tatimeve qe thote se; futja e ketyre softeve rrit te ardhurat. Mire moj zonje po per peshen qe kjo politike shkakton te bizneset pse nuk flet. Mendesi komuniste, vetem per shtetin kurse privati shikohet si object shfrytezimi. Nese qeveria do te ndryshoje kasat le ti beje ato prone te shtetit, sic ka matsat e energjise elektrike dhe ti ndryshoje ato sa here te doje e te instaloje ne to softet qe I pelqejne. Kjo eshte tejkalim I te drejtave te shtetit, dhunim I biznesit.
Nuk jeton ne hene qeveria jo,. Jeton ne Toke. Po jua vjedh parave shqiptareve nga gjaku dhe nga shpirti. Jane shqiptaret qe shikojne endera me rilindjen ne Henen e BE..
Ne pare kasat duken te njejta si ne Europe. Ku eshte problèmi ?
beni gati 1000 euro, ose ulni breket.
rrofte populli shqipetar, prostitute
Kush e ka mare tenderin qelbesira hajduta, i blem nga 520 mije leke tani prape ,te cohen gjithe bizneset t ia shkerdhejne rrobt se keshtu mer vesh kurva ,bli kasa bli sahate uji bli dekodera per tvsh ,po buke do hane njerzit o ndyrsire?
vlora, ju merrni karriget dhe priteni ne qender autorin e tenderave.
Me brohorima ama..