Ikin nga shtëpia familjarët e Mikel Shallarit, vrasësit të Artan Cukut

DITA Online

 

Mbrojtja e familjarëve nga policia ishte një prej kushteve që Mikel Shallari pati për policinë, kur iu kërkua bashkëpunim.

I dyshuari kryesor për vrasjen e Artan Cukut mendohet se ishte i gatshëm të tregonte porositësit e vrasjes, nëse i garantohej mbrojtja e familjes së tij, jashtë Shqipërisë.

Prindërit e të arrestuarit për vrasje, Mikel Shallari, ishte zhvendosur për të jetuar në Tiranë para rreth tre muajsh. Ne arritëm të gjenim një adresë ku ata kishin jetuar, të paktën deri para pak ditësh, në një zonë të populluar të kryeqytetit, por banorët na thanë se nuk jetonin më aty”, shkruan “Panorama”.

Mendohet se, largimi i tyre nga zona ku banonin është një masë paraprake e forcave të rendit, për mbrojtjen e tyre.

Deri në muajin tetor të 2016, Mikel Shallari jetoi në fshatin Dikater të Kuçovës, nga ku u largua në kohën që motra e tij fitoi të drejtën e studimit në Tiranë.

Që nga ajo kohë, 24-vjeçari ishte zhvendosur për të jetuar në Qytetin Studenti bashkë me të motrën.

Para tre muajsh, edhe prindërit e tij u larguan nga Kuçova drejt Tiranës, pasi i ati i tij gjeti një punë si shofer në kryeqytet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *