Ikja e Berishës, kthehet në gallatë

Dita

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në aktivitetin e organizuar nga OSBE ku ishin të ftuar krerët më të lartë të shtetit. Në momentin që fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, deputeti demokrat Sali Berisha është larguar në mënyrë demonstrative.

Berisha i është drejtuar zv. Ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë se ishte i detyruar të largohej, pasi sipas tij, “po fliste dhunuesi më i madh i të drejtave të njeriut”. “Largohem se flet dhunuesi më i madh i të drejtave të njeriut në vend. Sot Shqipëria në vendin e parë në botë për të paraburgosurit. Shqipëria sot ka më shumë të paraburgosur se Siria e Iraku”, tha ai.

Pas kësaj në Facebook-un e Berishës plasi gallata duke i kujtuar atij se nuk është më kryeministër. “Doktor po pse u mërzite në takim, që s’të dhanë fjalën? Ke harruar që nuk je më kryeministër?! Dhe me që na fole për liritë e të drejtave të njeriut, a të kujtohet që në vitin 1997 je shpallur ndër 10 njerëzit më anti-liri në botë? Apo s’të kujtohet ajo kohë?

Thonë që arsyeja e ikjes tënde lidhet me prostatën, s’të mban më fshikëza më shumë se një orë, kanë nisur të dalin fjalë”, shkruan një komentuese me emrin Shega në profilin e Berishës. “Mirë e ke ti zonjë, por duket se Saliu është bërë për t’i thënë atë shprehjen: të qafsha moj shegë…”- ja kthen tjetri!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *