Nëse operatori i shpërndarjes do të largohej nga Shqipëria, do të zhytej në borxhe të mëtejshme
CEZ shpërndarje rrezikon të falimentojë. Këto janë të dhënat më të fundit që raportohen nga agjensia vlerësuese Moody. Sipas burimeve të gazetës “Dita”, kjo agjenci ka nxjerrë një rezultat se si mund të ndikojë kjo pas investimit që ka bërë në Shqipëri. Kështu investimi i bërë në Shqipëri nga CEZ do të ndikojë negativisht në renditjen e kredisë dhe një dalje e menjëhershme nga shteti ballkanik do t’i kushtonte kompanisë rreth 200 milionë euro ($259 milion), ka pohuar agjencia vlerësuese Moody’s në një raport të fillimit të javës.
Sipas këtij raporti CEZ dhe qeveria shqiptare janë përfshirë në një konflikt afatgjatë lidhur me importet e energjisë dhe çmimet në kompaninë e shpërndarjes CEZ, e cila po humbet shumë para, duke e nxitur CEZ që të ndërpresë energjisë për një sërë kompanish utilitare shqiptare pak ditë më parë.
CEZ tha javën e kaluar se kishte filluar procesin për të marrë një garanci prej 60 milionë dollarë nga Banka Botërore lidhur me njësinë e saj në Shqipëri.
“Një fshirje e mundshme e investimit fillestar të CEZ prej 102 milionë euro dhe një shumë tjetër deri në 100 milionë euro për fonde të tjera të angazhuara është në mënyrë të qartë negative për CEZ”, tha Moody’s.
Por, ajo shtoi se garancia e Bankës Botërore mund të ndihmonte në neutralizimin e fshirjes së investimit.
Moody’s gjithashtu tha se një dalje nga investimi mund të parandalonte akumulimin e humbjeve të tjera, duke mbrojtur fitimet e ardhshme të CEZ.
Në nëntor, CEZ reduktoi pritshmëritë për fitime për vitin 2012 për shkak të humbjeve në Shqipëri dhe tha se një dalje nga shteti ballkanik ishte zgjidhja më e mundshme e problemeve të veta.