Ikja e LSI, republikanët duan anëtarin në KQZ

redaktor

Tashme rregullat e lojes jane caktuar dhe nuk ndryshohen me. Por pavaresisht kesaj, Republikanet kerkojne si parti e dyte e mazhorances pas ikjes se LSI,anetarin ne KQZ dhe KZAZ. Por se pari harrojne se partia e dyte e mazhorances nuk jane ata por PDIU e çameve, e cila nuk eshte ankuar deri tani per anetarin. Se dyti raporti ne KQZ eshte permbysur dhe kurrsesi opozita nuk do votonte t’i jepte nje anetar Republikaneve dhe t’ia hiqte vetes. Mirepo Mediut aq ia pret per keto gjera. Maksimumi ai di te sajoje ndonje kontrate demontimi dhe ndonje shperthim tragjik si i Gerdecit.

Partia Republikane dorëzon në Komisionin Qendror Zgjedhor, kërkesën për të pasur të drejtën e një anëtari. Nënkryetari i Partisë Republikane Arjan Madhi deklaron për News24, se pas daljes së LSI-së nga koaliconi me PD, PR është forca e dytë më e madhe në koalicionin mazhoritar.Madhi argumenton se pesha e PR-së është e konfirmuar dhe legjitimi, pasi ka 32 mijë vota dhe në vitin 2009 ka fituar një mandat, ndërkohë kërkon që KQZ të zbatojë ligjin në mënyrë që të mos krijojë mundësinë e hamendësimeve për njëanshmëri.“PR peshën e saj politike e ka të konfirmuar dhe legjitime, pasi përfaqësohet me një mandat në Kuvend dhe ka 32 mijë vota të fituara në vitin 2009. Kodi Zgjedhor përcakton vendin e partive në bazën e mandateve, dhe niset nga numri i votave që ka fituar. Ne renditemi si forca e dytë mazhoritare” deklaroi Madhi.”Ky është një fakt i njohur dhe mbi këtë bazë i kërkojmë KQZ për të siguruar baraspeshimin politik në komisione pasi është një element thelbësor që do të garantojë respektimin e palëve në një proces. Nëse do të ndodhte një veprim i kundërt, gjithcka vihet në pikëpyetje për shkak të mungesës së besimit, pasi do të kemi komisione të njëanshme”, shtoi Madhi.Largimi vetëm pak ditë më parë i LSI-së nga koalicioni me PD-në dhe bashkimi me PS-në ka ‘trazuar’ ujërat në dy kampet në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Share This Article
5 Comments
  • I takon republikaneve nje komisioner ne tavoline dhe kane per ta marre se jemi ne demokraci seshte vetem pd ps ktu

  • po na nje gje tjeter doni,mund te merrni ate anetarin e mesit,eh eshte nje cik i gjate po mbani ju se u ka mbajtur mire salia.

  • Po kush eshte Republikan ketu mo Fatmir Gerdeci apo Ariani Madh qe flet si goc-llastice e disa laro rreth tyre qe po te mos ken karrige s’jane ???????????A po ashat ba dhe pullumbi Abesheve nga Elbasoni-qe ka vjedh 5 mln euro nen hunden e Xhuvelit e Mediut !!!!!!!!!!

  • Ky Gerdeci e paska kaluar PDIU me koalicionin e rilindjes.
    E ke vendin ne bango te akuzuarve,se ti nuk ke kuraje te japesh dorheqeje edhe se rrezua ligji pleherave nga importi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *