Çdo vit afërsisht 130-150 mjekë largohen nga Shqipëria për të punuar apo për t’u specializuar jashtë.
“Është dekada më e vështirë për emigrimin e mjekëve. Vendet e tjera janë shumë herë më pak Gjermania kryeson”, deklarojnë nga urdhri i mjekut.
Në gjithë Evropë ka rreth 3 800 mjekë Shqiptarë mes tyre edhe të lindur jashtë vendit. Në Shqipëri aktualisht ka 110 mjekë për 100 mijë banorë, trefish më pak se mesatarja Evropiane.
Mjeku Adrian Fandi para 31 viteve me të mbaruar studimet u largua për të punuar në Itali e më tej në Angli.
“Sistemi shëndetësor në 91-shin ishte shkatërruar plotësisht. Ideja ime është që ato që kam mësuar në Itali dhe Angli t’i sjell në vendin tim për sistemin e urgjencës në Shqipëri”, tha Fandi.
Mjekët që prej vitesh kanë punuar jashtë Shqipërisë tashmë duan të rikthehen për shkëmbim eksperiencash.
“Këtë sukses që kemi arrit atje duam ta ndajmë me Shqipërinë. Të sjellim dijen nga ekspertët e vendeve evropiane për t’ia sjellë vendeve shqipfolëse.”
Përmes kësaj forme po synohet rritja e standardit të mjekësisë shqiptare, me qëllim rikthimin e mjekëve dhe plotësimin e nevojave në vend.
a.m/dita
Mjeket do te largohen nga shqiperia,Sic largohen mjeket italiane,gjermane,etj.Ne Itali po’ aktivizohen mjeket pensionistet,nga mungesa e mjekeve,te cilet largohen ne gjermani ,spanje,angli Shba,australi ,etj.Nuk eshte vetem fenomen shqiptar.Doni te qendroje ne shqiperi?Rrisni pagat e mjekeve forconi garanci e e sherbimit mjekesor ndaj tyre.Rritja deri ne 1000 euro nuk do ta pengoje
Tani qe Rama ka ndryshuar luk,Tani qe per president kemi nje gjeneral do kthehen te gjithe shqiptaret. Te na rroje partia me ne krye udheheqesin (Skenderbeun rilindas te Spiropalit) tone te “dashur” ( “shpetimtarin” e kombit qe e kemi pritur kaq shume)Rama i pare.
Ne po integrohemi aty, ju bëni gam gam
Rroftë allbania urupiane