Ikja nga Kosova dhe vota e popullit

redaktor

I nderuar z.Adrian

Gjendja në Kosovë plasi vetëm pas marrëveshjes Thaçi-Mustafa, dhe pikërisht vetëm pas prishjes se bllokut ËLAN. Një marrëveshje e habitshme dhe dinake për vet faktin se nuk u mendua për një qeverisje ndryshe dhe më të mirë për Kosovën, por u mendua për vazhdim të të njëjtës qeverisje që populli e rrëzoi.

Do të ishte pak naive po të pyesnim se pse nuk plasi kjo gjendje migrimi e shqiptarëve gjatë qeverisjes se Hashim Thaçit, po plasi edhe ikja e edhe protestat në qeverisjen e Mustafës, përkatësisht e LDK-së? Duhet saktësuar se ishte provokim definitiv i inteligjencës politike të LDK-së, e cila pranoi një marrëveshje absurde të qeverisjes me PDK-në. Kjo mbase do ti kushtoj mjaft shtrenjtë.

Duhet pranuar se qeveria e Thaçit, asnjë herë nuk ka provuar të zgjedh problemet e mëdha të vendit. Në të gjitha gjendjet ka kontribuar në sensacionin politik, qe tashmë ka marrë kulminacion. Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve ekzistuese ka ndodhur me një përshpejtim dhe me një nënçmim marramendës të mendimit të publikut. U dhanë e u shitën për pesë pare siç thotë populli.

E çuditshmja e gjithë kësaj është se si Mustafa dhe se si LDK-ja fjeti intelektualist e politikisht, sikur të mos bartte mëkatet e Thaçit dhe të PDK-së. Ja paftë hairin llogarisë, se edhe ikja edhe protestat e popullatës do të shtohen, ashtu siç do të shtohet edhe më shumë frika për rënien e shtetit.

Mustafa ka një rrisk të madh politik për vendin, e pafalshme mbartja e mëkateve të Thaçit mbi supe të tija, dhe ulja e tij në karrige më tej nuk na japë shpresa dhe gjasa për ndryshim. Le ti besojmë paksa dëshirës edhe pse përkundër saj dëshirat për të ndryshuar nga kanë zhgënjyer, por nën siglën Mustafa & Co (a) ka diçka..

 

Letër e nënshkruar

Bekim Rexhepi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *