Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka bllokuar sërish punimet për kompleksin e pallateve 17-katëshe që ka nisur të ndërtohet pranë digës së Liqenit në Tiranë.
Sipas IKMT-së, firma ndërtuese nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Ndërkohë, Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar poshtë kërkesën e firmës ndërtuese që po ndërton pallatet te diga për të shpallur të paligjshëm vendimin e Inspektoriatit Ndërtimor që vendosi ndërprerjen e punimeve në këtë kantier.
Prej muajsh, punimet e ndërtimit të pallatave te Liqeni janë kthyer në një çështje, ku aktivistë të shumtë të shoqërisë civile dhe qytetarë të Tiranës, janë kundër zënies së hapësirave publike dhe betonizimit të parkut të vetëm të mbetur në kryeqytet.
Kush bllokon punimet e firmes ndertuese tek diga liqenit,merr votat e kryeqytetit! Kush fut ne burg firmatarin e lejes se ndertimit,behet prap kryeminister!