IKMT do prishë shtesën e hotelit luksoz të Mark Frrokut

Bledar Lumani

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë shtesën pa leje të hotelit të Mark Frrokut që ndodhet në rrugën e Durrësit.

ABC News ka mësuar se është vendosur të prishet pjesa ku është zënë trotuari para hotelit, që ndodhet në hyrje të rrugës së Ambasadave.

Burimet thanë se pjesa e shtesës mbi hotel, është legalizuar në shtator të 2013 dhe nuk mund të prishet, edhe pse ishte pa leje. Ky vendim për prishje, sipas të dheneve të IKMT, i është komunikuar pronarëve dhe administratorit të firmës ndërtuese, të cilëve i ka lënë kohë për marrjen e masave të prishjes nga vetë ndërtuesi.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *