Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht një tjetër zyrtar të lartë të pushtetit vendor.
Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka.
Ai akuzohet nga IKMT për shpërdorim të detyrës në bashkëpunim.
Së bashku me të, kallzohen edhe ish-anëtarët e KRRT si dhe shtetasja Aida Shllaku, aktualisht me detyrë; drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
Sipas IKMT, janë disa raste kur këta shtetas me funksione të larta publike, kanë shkelur parashikimet e detyrueshem ligjore, duke miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si kur kanë qenë funksionarë të KRRT-së bashkia Shkodër, si dhe tani në detyrat që ushtrojnë aktualisht.
Po ashtu IKMT kallëzon penalisht edhe shtetasit Sezai Kraja me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të kësaj bashkie si dhe shtetasit Isa Gjonkecaj dhe Arben Llalloçi që kanë ushtruar po këtë detyrë në periudha të ndryshme kohore.
Akuza edhe për këta persona është “shpërdorim detyre” për shkak të mos respektimit të urdhërimeve ligjore për vazhdimin e proçedurave si dhe zbatimit të vendimeve të marra.

moçaloret e qeveris se kuqe tashti e kan kap me shkodren. moçot prej shkodres kan me è prek fundin politik
Ne qofte se e ka kush hak dhenien llogari para ligjit e ka ky i Shkodres qe e ka kthye Shkodren ne Kandahar , tuj zanë sheshe e lulishte , e ka rrethuar edhe stadiumin per faqe te zeze me ndertime pa kriter plus qe nuk ka ba asgje per qytetin , stadiumin e ka kthyer ne vend meturinash , , teatrin qe e kishim ndër me te mirët ne ballkan e ka lenë pa investim , liqeni i shkodres dhe lumejt i ka mbush me inerte e mbeturina bashke me bajpasin , .
Do bejme shtet ligjore dhe Jo bajrakterizem!
cdo te thote mocalor….dhe kush eshte d.m.th kush krahine.