IKMT në aksion, shemben 35 objekte në Patos

Leda Hysa

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në qytetin e Patosit.

Ky aksion është ndërmarrë në kuadrin e projektit “Rikualifikim i Shëtitores “Republika”, bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave.

Në këtë aksion IKMT ka planifikuar të prishë 35 objekte nga të cilat 30 një katëshe dhe 5 dy katëshe, me funksione të ndryshme.

Sipas VKM këto objekte shpronësohen për realizimin e këtij projekti publik. Aksioni i filluar herët në mëngjesin e sotëm vazhdon pa incidente.

Ndërkohë që IKMT ka nisur prishjen e disa ndërtimeve edhe në qytetin e Korçës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *