Dita e gjashtë që nga tërmeti vdekjeprurës.
Në dy qytetet më të prekura, në Durrës dhe në Thumanë, grupet e punës të IKMT-së po punojnë për shembjen e të gjitha ndërtesave të shkatërruara dhe që janë kthyer në rrezik për jetën e banorëve.
Po ashtu edhe ekspertët e ardhur nga Franca, Italia, Zvicra dhe Greqia po vlerësojnë të gjitha pallatet dhe godinat e tjera që janë raportuar si të dëmtuara për të bërë vlerësimin nëse janë apo jo të banueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.
Këto grupe kontrolli po vijojnë vlerësimet jo vetëm në Thumanë e në Durrës, por edhe në Tiranë, Bubq e në të gjitha zonat e tjera ku janë raportuar për dëme të konsiderueshme nga tërmeti.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri më tani afërsisht janë 4 mijë familje që e kalojnë natën jashtë për shkak të dëmeve nga tërmeti.
j.l./ dita
