Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Himarë, ka nisur prishja e disa banesave, ashtu siç ishte bërë e ditur edhe më parë, për t’i hapur rrugë projektit të bashkisë për rikualifikimin urban të shëtitores përgjatë bregdetit.
Deri më tani mësohet se janë shembur tetë objekte kryesisht dyqane dhe mure rrethuese të shtëpive. Forca të shumta policie po ndjekin operacionin e IKMT-së për të shmangur edhe një përplasje të mundshme me banorët të cilët kundërshtojnë projektin e bashkisë.
Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti.
IKMT paralajmëroi banorët e Himarës dy javë më parë se kanë 5 ditë kohë për të liruar banesat, pasi më pas do niste operacioni për shembjen e tyre.
Vetë banorët e Himarës kanë kundërshtuar projektin duke e cilësuar atë si gjenocid, pasi sipas tyre nuk parashikohet dëmshpërblimi sipas ligjit, ndërsa një problem tjetër i ngritur ka qenë edhe mungesa e certifikatave të pronësisë për disa nga banesat e vjetra. Banorët refuzuan pak ditë më parë negociatat me ministrin Gjiknuri.
Duket se banorët nuk kanë rënë dakord me këtë vendim të IKMT-s as në minutat e fundit. Sipas raportimeve banorët e Himarës kanë pasur përplasje me policinë, duke i konsideruar këto shembje si të paligjshme.
Kujtojmë që plani për shembjen e këtyre banesave në Himarë ka sjellë edhe reagimin e Athinës Zyrtare, të cilët kanë kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë drejt BE me respektimin e të drejtave të pakicës greke.

Te quajsh gjenocit shembjen e planifikuar e te studiuar pa asnji viktime.Jo vetem nuk shkon.Por dhe asht komplet idiotizem politik alla grekofonie.
Cfare emrit ti vendosim viktimave te krijuara nga shovinizmi grek ndaj popullsise te pafajshme Came.
Ne jetojme dhe jemi pjese e pa shkeputun e historise si per mire dhe per keq.Historia na jep te drejten te mbrohemi dhe te gjejm rrugezgjidhje duke vlersuar ngjarjet ne periudha kohet te ekzekutume.
Mjafte me me nderhyrje e Athines zyrtsre ne punet e brendeshme te Shqiperise .Kujtoj deklaraten e disa diteve me pare te qeveris Greke drejtuar qeverise se Spanjes per ceshtjen e katalonjes, Ku thuhet shprehimisht ; …”Kjo eshte nji nderhyrje ne punet e brendeshme te shtetit grek” Sa mire ! ? Po kjo e shtetit Greke per nji rregullim urbanistik ne nji qytet Shqiptar , sipas ligjeve dhe rregullave te shtetit shqiptar , te zbatuara per te gjithe qytetaret e shtetit shqiptar ne te gjithe territorin e shtetit shqiptar ; atehere perse nderhyn dhe c’pune ka shteti grek ne kete mes!?Pergjigja ime do te ishte ; rregullo ne radhe te pare punete e tua sepse keto tonat dime ne si i bejme dhe sa per kaq nuk kemi nevoje per ndihmen e askujt , por ne kete rast , aq me pak , per ndihmen tuaj.
Mjafte me me nderhyrjet e Athines zyrtsre ne punet e brendeshme te Shqiperise .Kujtoj deklaraten e disa diteve me pare te qeveris Greke drejtuar qeverise se Spanjes per ceshtjen e Katalonjes, Ku thuhet shprehimisht ; …”Kjo eshte nji nderhyrje ne punet e brendeshme te shtetit Grek” Sa mire ! ? Po kjo e shtetit Greke per nji rregullim urbanistik ne nji qytet Shqiptar , sipas ligjeve dhe rregullave te shtetit Shqiptar , te zbatuara per te gjithe qytetaret e shtetit shqiptar ne te gjithe territorin e shtetit shqiptar ; atehere perse nderhyn dhe c’pune ka shteti grek ne kete mes!?Pergjigja ime do te ishte ; rregullo ne radhe te pare punete e tua sepse keto tonat dime ne si i bejme dhe sa per kaq nuk kemi nevoje per ndihmen e askujt , por ne kete rast , aq me pak , per ndihmen tuaj.>Por shteti im nuk e di se si do te vepronte tashti , qe projekti po zbatohet , por qe u zvarrit kaq shume edhe pse nuk duhej te ndodhte kurrsesi.!!
Mjafte me me nderhyrjet e Athines zyrtsre ne punet e brendeshme te Shqiperise .Kujtoj deklaraten e disa diteve me pare te qeveris Greke drejtuar qeverise se Spanjes per ceshtjen e Katalonjes, Ku thuhet shprehimisht ; …”Kjo eshte nji nderhyrje ne punet e brendeshme te shtetit Grek” Sa mire ! ? Po kjo e shtetit Greke per nji rregullim urbanistik ne nji qytet Shqiptar , sipas ligjeve dhe rregullave te shtetit Shqiptar , te zbatuara per te gjithe qytetaret e shtetit shqiptar ne te gjithe territorin e shtetit shqiptar ; atehere perse nderhyn dhe c’pune ka shteti grek ne kete mes!?Pergjigja ime do te ishte ; rregullo ne radhe te pare punet e tua sepse keto tonat dime ne si i bejme dhe sa per kaq nuk kemi nevoje per ndihmen e askujt , por ne kete rast , aq me pak , per ndihmen tuaj..Por shteti im nuk e di se si do te vepronte tashti , qe projekti po zbatohet , por qe u zvarrit kaq shume edhe pse nuk duhej te ndodhte kurrsesi.!!
Prishini keto ndertime arapashesh qe duan ta mbajne Himaren nje fshat te Janulles. Himara meriton planin rregullues ne konformitet me bukurite e pashoqe qe i ka dhuruar natyra. Prishini edhe katraurat e Kokevrimes qe jane nje tjeter turp ne trupin e Himares.