IKMT shemb 75 minimole në Vlorë

Ornela

Mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë rikthyer në Vlorë.

Këtë radhë në fokus të punës së tyre kanë qënë minimolet të cilat zgjaten përgjate bregdetit të Radhimës deri në Orikum. Fadromat kanë qënë në plazhin e Orikumit ku ka nisur shembja e minimoleve, të cilat prej vitesh janë vendosur në det duke ndarë dhe plazhet nga “pronarët”të cilët kanë dhe lokalet e tyre.

Ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë plazhit ku janë identifikuar 75 minimole të cilat shumë shpejt do të hiqen. Disa prej minimoleve, kanë bllokuar dhe qarkullimin e ujit të detit duke sjellë shumë mbeturina.

Aksioni i IKMT do të vijojë deri në pastrimin e kësaj zone nga ndërtimet pa leje.

Share This Article
3 Comments
  • Nëse do IKMT-ja
    të prishë mole të vërtetë
    le të shkojë në Golem
    të shkojë dhe në Qerret!

    Të shkojë të shohë katrahurën
    përgjatë vijës bregdetare
    si janë ngritur minimolet
    si taraca  dhe brezare…

    Të del përpara maloku
    një Krasniq një mulahim
    të thotë pa iu dridhur syri
    “çëki – çëtu o veni im”…

    Fryhet maloku si gjeli
    dhe nuk i flet dotë me gojë
    nga shteti s’e rruan fare
    bën maloku si të dojë. ..

    E zgjat molin 100 metër
    dhe e fut brenda në det
    e zë rërën zë dhe pishat
    thotë e ka pronën e vet!!

    Aksioni i IKMT-së 
    duhet të fillojë atje
    atje ku malokëria
    me mole detin e ze…

    Dil njëherë te Mak -Albania
    dhe vazhdo për nga Qerreti
    numëroi minimolet
    shiko si është zënë deti!!

  • MIRE PO UA BEJNE DHIAREVE QE LANE DHITE DHE FILLUAN PESHKIMIN DUKE ZAPTUAR DETIN…!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • PO DHIARET E LABERISE QE LANE KRRABEN E ZBRITEN NGA MALET DHE U BENE PESHKATARE DUKE ZENE DETIN ME GARDHE E MOLE QE MGA VLORA DERI NE ORIKUM…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *