IKMT zbarkon sërish nesër te “Unaza”, ja zona ku do të shemben 10 objekte

time

IKMT me anë të një njoftimi thotë se ditën e nesërme do të prishen 10 objekte ndërtimi që preken nga ndërtimi i lotit 3 nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri te Rrethrrotullimi Shqiponja.

Sipas IKMT, për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.

“Në vijim të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja” (Loti 3).

Ditën e martë, datë 20.10.2020, do të vazhdohet me lirmin e sheshit të ndërtimit nga objektet e shpronësuara me VKM Nr. 231 datë 17.04.2019 dhe nga objektet informale. Nga ana e IKMT janë mara masa për ditën e nesërme për prishjen e 10 objekteve. Për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e IKMT.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *