Shqipëria virtuale e ikonolatrisë dhe ajo e vërteta me halle

Elena Tase

Nga Moikom Zeqo

 

Ikonolatri do të thotë kulti i ikonave. Një vlerësim i tejskajshëm i figurave publike qoftë në rrafshin mistik, fetar, qoftë dhe në rrafshin laik dhe publik.

E kundërta është ikonoklasia, mohimi i ikonave. Këto terma të kundërta kanë shkaktuar luftëra të përgjakshme në Bizantin mesjetar. Kjo përvojë tragjike e njerëzimit nuk është megjithatë fosilizuar. Harresa nuk ekziston për gjithçka. Kuptimshmëria e koncepteve të kundërta përherë mbijeton.

Padashur të bëj referenca historike, po shtroj çështjen e ikonolatrisë në politikën shqiptare të ditës.

Mes Skillës së totalitarizmit të shkatërruar dhe Karidbës së një demokracie të brishtë ne fakt anarkike, për gati 30 vjet, politika shqiptare është e zotëruar mjerueshëm nga ikonolatria.

Në një kuptim të thjeshtëzuar ikonat publike lidhen me PD dhe PS dhe LSI.

PD e ka një ikonë të vijueshme, ish kryetarin e saj “plakun Mere” Sali Berishën e  tmerrshëm,- por edhe qesharak. Një Frankeshtajn grotesk shqiptar.

PS ka një cikël të shkurtër ikonash, një ikonë të rrëzuar dhe një ikonë që vazhdon.

LSI është një parti më tepër familjare.

Jam i qartë krejtësisht, aspak naiv, se partitë kryesore politike kanë emrat, logot, flamujt e tyre, gjithashtu dhe emrat e kryetarëve. Kështu është dhe ndoshta (?) kështu do të jetë.

Gjërat janë konkrete, aq më tepër dhe realiteti politik, sado virtual, është përherë konkret.

Ajo që më shqetëson është kultizimi i skajshëm i figurave. Ideja se lufta bëhet midis simboleve përfaqësuese emërorë, dhe jo nëpërmjet zhvillimit politik të vërtetë, është një ide problematike.

Dyfigurësia e liderëve në partitë e mëdha  PS dhe PD është si e njëjta figurë në letrat e bixhozit, një pamje e ka sipër,- kurse pamjen tjetër poshtë.

Pavarësisht emrave të ndryshëm, imazhi është i njëjtë për shumë arsye.

Janë ne fakt dy,- por pushteti është një, njëri e ka pushtetin, por tjetri, që s’e ka mëton pushtetin, duam s’duam në vetëdije njësohen si subjekte,- që gjakojnë dhe përcaktohen në substancë nga njësia e pushtetit.

Kjo duket pak e skajshme, jam i bindur që ka edhe dallime, që lexohen, por ajo që më shqetëson është idolatria.

Beteja politike midis PD dhe PS bëhet ndërmjet dy emrave, duke krijuar iluzionin e një dueli midis dy “divave epikë” te dy  “mesianike”, ose  Lidereve  “universale “ ,- duke qenë veç   “mandatorë” të radhës,- dhe emra krejt të harrueshëm të kronologjisë së kalendarit politik.

Duele të tilla ekzistojnë dhe do të ketë dhe në të ardhmen.

Por këtu nuk është e qartë siç duhet ideja e partive si institucione të hapura publike, që forcën e kanë nga interesat e ndryshme të elektorateve.

Dyfigurësia politike bën që të mos spikatin personalitete të reja të politikës, të mos artikulohen individualitetet e tyre.

Kjo bën, që figura kryesore e një partie kryesore  të mishërohet me partinë, por kjo është një metafizikë e frikshme.

Partitë politike në demokraci janë pole magnetike të interesave të elektorateve, pra të shumicave, pra të një numri shumë të madh njerëzish.

Kjo do të thotë se partitë janë në substancë institucione programore, alternativa të veçanta qeverisëse.

Këtu është pika e rëndesës së të gjitha partive serioze pa përjashtim.

Për fat të keq në Shqipëri nuk ndodh kështu.

Kjo krijon shqetësim.

Ikonolatria çon detyrimisht në beteja groteske verbale dhe në përplasjen e spektakleve.

Kryetarët e partive nuk janë aktorë mediatike, – janë figura partiake të politikës, kuptohet që në epokën dixhitale, të sistemit mediatik më të sofistikuar.

Politikanët kryesorë janë në lëndën e mediave, por nuk duhet harruar atributi i tyre më themelor, ai i funksionimit sintetik dhe përfaqësim funksional i partive.

Një nivel i tillë i kuptimit të gjërave për ikonolatrinë në Shqipëri, duam s’duam lidhet me mendësinë patriarkale, shpesh shumë primitive, me autoritarizmin, që është ende i gjallë.

Ky është një proces që do të vazhdojë mesa duket gjatë. Aristokracia dyfigurëshe (me pak trifigureshe) lë mënjanë rëndësinë e vërtetë dhe kolosale të dy partive të mëdha.

Kjo e ngurtëson mundësinë për idetë e reja, të cilat natyrshëm do të bënin kriticizmin brenda institucioneve partiake, që ato të mos jenë sisteme të mbyllura okulte.

Situata politike në Shqipëri është shqetësuese.

Kjo është e qartë si drita e Diellit.

Mesa duket ideja për një kompromis politik midis PD dhe PS ka dështuar,- gjë që pritej në fakt nga analistët gjakftohtë.

Ka një ngërç politik, është krijuar një qorrsokak, që për mendimin tim është krejtësisht i kapërcyeshëm dhe aspak fatal. Është harruar ndërkaq se përveç Shqipërisë politike (e imazheve në media) ekziston dhe Shqipëria me germë të vogël d.m.th. “shqipëri”, e njerëzve të thjeshtë dhe të varfër, e njerëzve që asnjëherë nuk do të jenë politikanë profesionistë, e njerëzve që përbënjë elektoratet politike, por më shumë sesa “kafshë politike” (sipas përcaktimit të Aristotelit) janë qenie natyrore.

Dimensioni politik u intereson jo për t’u shpërfytyruar, por për një ekuilibër dhe zhvillim progresiv i statusit të tyre si qenie natyrore.

Shqipëria me germë të vogël është subjekt, ose tërësi subjektesh nga politikanët e quajtur të mëdhenj.

Por ikonolatria bën që politikanët “e mëdhenj” (delirante) të kenë iluzione të mëdha.

Kjo krijon krizën e vërtetë dhe më të padiskutueshme të ndarjes, të ftohjes, të formalizimit, të mungesës së entuziazmit, të grishjes frymëzuese të grup-elektorateve nga partitë përkatëse.

Shumë njerëz të thjeshtë mund të hipnotizohen,- por është e drejta e tyre që dhe të zhgënjehen.

Natyrisht që nuk ka përvoja lineare, por spirale dhe në këtë aspekt.

Nuk ka zhvillime të lehta.

Zhvillimet janë gjithmonë të ndërlikuara.

Por duhet thënë qartë se Shqipëria e vitit 2019 është krejt ndryshe nga Shqipëria e vitit 1991.

Kjo nuk duhet harruar.

Kultura e tranzicionit tonë politik ka plot mangësi, improvizime, gafa, mungesa profesionalizmi, si dhe bjerrje të ideve të sakta të shkencës së politikës.

Idetë e sakta kanë natyrë ndërtimtare, kurse mungesa e ideve të tilla krijon vonesa kronologjike dhe retrograde hutuese.

Brenda 30 vjetëve, në rrafshin politik, Shqipëria duhet të kishte krijuar një sistem të qëndrueshëm dhe të domosdoshëm të ekspertëve profesionistë, pra atë që francezët e quajnë “chambre d’examinations”.

Është jetike pranë strukturave qeverisëse, pranë Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Opozitës, funksionimi i pavarur i këshillave të ekspertëve për ekonominë, kulturën, politikën e brendshme dhe të jashtme.

Përvoja e demokracisë amerikane që ka bërë sintezën e institucioneve publike me projektet ekzaminuese afatshkurtër dhe afatgjatë të këshilltarëve pretenciozë, të pavarur dhe të shquar të fushave të ndryshme të jetës, është e vetmja alternativë për të kaluar nga paradhoma e politikës diletante tek një politikë profesioniste e klasit të parë.

Janë pikërisht këto sisteme këshilltarësh të cilët konceptojnë përherë projektet antikrizë në të gjitha pikëpamjet.

Ata ndikojnë fort tek autoritetet më të larta të pushtetit, të cilët janë të detyruar t’i dëgjojnë seriozisht në vendimmarrjet e tyre. Ideja se një situatë e ndërlikuar politike mund të përmirësohet dhe të zgjidhet vetëm duke hequr dhe rrëzuar nga pushteti Shumicën Qeverisëse nga Opozita, ose ndërsjelltas, ka diçka racionale dhe të vërtetë, por nuk është e vërteta gjithëpërfshirëse.

Mundet që të dyja partitë kryesore për arsye të sub-kulturës politike, ose kitsh-politikes  të mos kenë projekte adekuate për antikrizën.

Kjo do të thotë që lufta e vërtetë politike duhet të jetë ballafaqimi i programeve politike, programe që nuk janë thjesht të politikanizuara, por në substancë vizionare.

A kemi realisht në Shqipëri një luftë të tillë dhe ballafaqim programesh të dy partive kryesore?

Unë mendoj se nuk e kemi akoma.

Ende në botëkuptimin tonë të ideve politike ka zënë rrënjë se zhvillimi i realitetit përbën një “qeverisje të sendeve”, një situatë kontradiktore, që paraqitet virtualisht si “një qeverisje e patrupëzuar”, që është maja e mprehtë kundër qeverisjes problematike institucionale.

Kjo është një ide, që po nuk u kuptua drejt, prodhon shumë fuqi emocionale.

Fitorja politike e një partie mbi një parti tjetër merr në konsideratë dhe emocionet, por fitorja e vërtetë nuk përcaktohet nga cikli i rrotullimit të pushteteve.

Fitorja e vërtetë është dhe duhet të jetë konceptuale, ç’ka do të thotë që në mes debateve dhe arsyetimeve, të shmangen mungesat dhe pasiguritë diletante për të arritur në një program vizionar d.m.th dhe shkencor, për të përshpejtuar zhvillimet progresive, pavarësisht emrit të partive, apo kryetarëve, që e paraqesin këtë program virtual, aspak historik.

Kështu partitë politike korrigjojnë njëra-tjetrën realisht dhe duke qenë të ndryshme në pluralizëm kanë gjithsesi një shqetësim të njëjtë madhor dhe të patjetërsueshëm, Shqipërinë e vërtetë, me hallet dhe ëndrrat e saj për dinjitet dhe jo Shqipërinë virtuale të ikonolatrisë.

Ikonolatria i dëmton të gjitha palët pa përjashtim.

Ajo që duket si fitore në pamje të parë, nuk mund të jetë e tillë, nëse kjo fitore përjashton metafizikisht dhe palën tjetër. Ndarja e tillë e marrëzishme, gati bipolare, mungesa e komunikimit arsyetues dhe njerëzor (jo vetëm politik) midis dy partive të mëdha është një marrëzi e kushtueshme.

Kjo i dëmton dy partitë, por peshën më të rëndë e mban populli, i cili në thelb nuk është një qenie idolatrike, madje edhe në epokën marramendëse të mediave dhe të perandorisë së imazheve dixhitale, është shumë larg dhe gati i vetmuar.

Shpesh politikanët e vetëkënaqur janë të tillë sipas maksimës latine “docta ignorantia” (“t’a dish se nuk di”).

Kjo çon në teprimin e veprimeve politike, që bëhen ekstra politike ndaj njëri tjetrit.

Ky ekstremizëm është një teprim i dëmshëm.

Filozofi Ortega ka thënë se “teprimi është e kundërta e krijimit, është përkufizimi i plogështisë. Ata që bëjnë teprime janë gjithmonë të plogëtit e periudhës së vet.”

Sepse çdo teprim vizual, apo dhe verbal nuk ka natyrë të vërtetë shkencore dhe krijuese për të zgjidhur problematikat e thekshme dhe shpesh përvëluese.

Marrja dhe mbajtja e pushtetit në këtë mënyrë formalizohet.

Prandaj, ngul këmbë se, lufta e skajshme politike sot ( në fakt një luftë midis krerëve të partive, gjë që e personalizon debatin dhe nuk universalizon asnjë kauzë popullore) është më tepër një formë e plogështisë, narcicizmit, arrogancës, provincionalizmit, primitivizmit etj., sesa e krijimit të ideve të reja dhe e përkushtimit për të zgjidhur me përgjegjësi historike çështjet e mëdha të ditës, për t’iu përkushtuar seriozisht dhe si duhet të ardhmes.

Situata e rënduar politike e sotme është pengu i detyruar i dy partive të mëdha.

Të dy (tri) partitë duhet të reflektojnë.

As idolatria e kryetarëve, as idolatria e politikës së rrugës, nuk janë gjëra të sigurta dhe të suksesshme në substancë, por shumë më të përkohshme dhe virtuale sesa duken.

Është e vërtetë që qeverisja e sotme është problematike dhe  tejet shqetësuese.

Shikoni të folurën dhe fjalë frikërisht banale–me fjalor kryesisht seksual të përgjimeve skandaloze,- vetëm mediokrit dhe primitivët e paqytetëruar mund të flasin me  zhargonin, ose zhargon e banalitetit seksual, si një strukturë të llahtarshme të deformimit brutal të koncepteve të politikologjisë,- gjë që tregon gjithashtu se vetëdija publike e këtyre   “politikaneve” të PS  (pa asnjë përjashtrim nga politikanët lehës, ulëritës dhe stigmatizues të PD dhe LSI) është dhe bota e tyre intime e paqytetëruar, e denjë për analizat e pamëshirshme të Frojdit.

Është e vërtetë që Opozita në kriticizmin e saj është e pandalur.

Por Opozita nuk është aspak populli shqiptar.

Por një analizë e mprehtë në një kuotë më të lartë flet se procesi i zhvillimeve politike nuk mund t’i përjashtojë institucionet, pavarësisht mangësive të tyre.

Ideja e një “reforme madhore të politikëa”,- ose e një plebishiti popullor kundër  partive të establishmenit të vjeter, pa asnjë përjashtim,- duket në të vërtetë e zbehtë,- aq më tepër kur plebishiti konceptohet si një epifenomen.

Teatralizimi spektakolar i protestave shpesh nuk ka të bëjë fare me interesat e prekura të protestuesve.

Po kështu ideja për mosbindje civile të degraduar në një “konflikt civil”,- madje   “revolucion”,-më duket e nxituar, -nuk mund ta saktësosh, as ta stimulosh  perspektivën e saj.

Mosbindje civile gjer në konflikt civil do të thotë përjashtim i pashmangshëm  i institucioneve.

Kjo duket surrealiste, e shkëputur nga argumentimi përfundimtar i ndërkombëtarëve, pro sidomos i vetë institucioneve politike, sado të brishta dhe problematike  në Shqipëri.

Mosbindja civile nuk mund të çojë në një Armagadon. Protestat luajnë rol në ndërgjegjësim,- protestat nuk mund të mohohen.

Por deri më sot Opozita nuk e ka shpalosur një program antikrizë jo vetëm për gjithë Shqipërinë, – për tërë sistemin politik shqiptar, për krizën ekonomike të rënduar,- por për fat të keq as për veten e vet.

Jam i sigurt që një politikë serioze profesionale do ta zbehë ikonolatrinë e dështuar groteskërisht të politikës shqiptare.

Jam i sigurtë,- se pavarësisht tabuve të tyre partiake, edhe politikanët shqiptarë do t’i shpëtojnë identiteteve të klonuara,- do të fuqizojnë logjikën, arsyetimin shkencor dhe do t’i ndryshojnë demokratikisht mendësitë e tyre.

Përgjegjësia më e madhe është për krizën vetë PS  që është  partia qeverisëse.

Përgjegjësia e pashmangshme është e Kryeministrit aktual, pavarësisht  “mesianismit të tij provincial  dhe jo providencial”.

Në  30 qershor  2019  në fakt është “finalizimi vijimësues i krizës” dhe  jo  “zgjidhja përfundimtare, rezultative e  krizës”.

Nuk është në thelb as fitore e PS,- as fitore onirike e PD dhe LSI-së, -as fitore e Kryeministrit,- as e Presidentit,- por konceptualisht – një  “disfatë e shumëfishtë e të tëra partive të establishmentit të vjetër të partive të tranzicionit të partive parapolitike në këto  30 vite”.

Askush nuk mund të shpallet “fitimtar Marathonomak i  30 qershorit 2019” .

Askush !

Këtë Kryeministri duhet ta kuptoje edhe nëse nuk e kupton Lul Basha etj.

Në fakt do të kemi një  “mbivendosje të krizave, ose një palimpsest tragjik, uluritës  të krizave”,sepse do të ketë si pasoje e i ikonolatrisë absurde të partive dhe  “një vdekje të bardhë të partive të establishmentit të vjetër, pa asnjë të ardhme apo formule Katharsi Mbijetues”.

Është e pamundur që “shkaktarët dhe përgjegjësit e krizës ta zgjidhin krizën”- e përsëris është krejt e pamundur.

Po a e kuptojnë këtë politikanet  idolatrike dhe diletantë,-që instrumentalizohen nga retorikat propogandistike,- duke e tjetërsuar në substancë politiken e vërtetë, serioze dhe vizionare?

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

Share This Article
19 Comments
  • Z.Zeqi edhe pa nderhyrjet tuaja politika ka mjaft probleme, edhe nderhyrja juaj i fryn zjarrit. Mos i hidh benzine zjarrit more “shkenctar” po mundohu ta shuash ate ne mdihme te ketij populli te cilit nuk kane lene gje pa i bere. Dil njehere kunder postulatit te havelit, i cili ka thene se komunistet e transformuar ne demokrat jane shume te rrezikshem, e ky postulat vertetohet shume qarte ketu. Flit nje fjale per te qetesuar keta qytetare, e jo per te ndezur rrjarrin dhe mos e prosh imazhin tend, sic po ben ceka, apo eshte vecori e arkeologeve kjo???

      • I nderuar z.Moikom, i nderuar z.Thano

        Cilëve ua fali “babloku” Rama, këto 15 000 m2 tokë në Sauk e Lalz, me çmim 1 m2 sa 1 abone studenti e sa 12 litra naftë?

        KAM PERPARA DOKUMENT ZYRTAR/ Kupola qeveritare në ikje, ka shtuar hajdutëritë e pasurive shtetërore, duke bërë koncesione ilegale e ankande të përshpejtuara, me çmime sa “1 thes mielli”

        Një tjetër vjedhje pasurie është inskenuar e realizuar në datën 18 qershor 2019, në zyrën e Ministres së Ekonomi-Financave, Anila Denaj, maskuar pas një ankandi gjoja publik, për shitje të 3 sipërfaqeve toke arë, prona në inventar të Drejtorisë së Pronës Publike, që është në vartësi të ministres dhe vepron vetëm më urdhër të saj.

        Bëhet fjalë, për tre parcela tokë arë, 2 nga të cilat janë në Lalz., ndërsa 1 parcelë në Sauk pranë zonës “Pallati Brigadave”, ish-pasuri subjektesh penale, të sekuestruara me vendime gjykate, të cilat i jepen pushtetit vendor dhe institucioneve, për përdorim e investime, ose nxirren në shitje me ankand.

        Tre parcelat, me sipërfaqe totale 15 mijë e 260 m2, janë nxjerrë në ankand me urdhër të ministres Anila Denaj, me “procedurë të përshpejtuar”, paçka se “ankandet emergjente”, nuk i lejon Ligji Nr. 10192, datë 03.12.2009 dhe VKM nr. 632, datë 23.07.2010: “Për përcaktimin e kritereve të vlerësimit, të mënyrave dhe procedurave të dhënies në përdorim, ose tjetërsim me trasnferime shitje të pasurive të konfiskuara”.

        Mirëpo ministrja Anila Denaj, nuk ka pyetur as ligj e as vendim, mbasi siç thonë në Drejtorinë e Pronave, ka “thelën” e saj në këtë sipërfaqe toke në Lalz, ndaj dhe ka nxituar t’i nxjerrë në shitje, se nuk i dihet, ç’ndodh me pushtetin e “bablok” Edit në qeveri e parti.

        Sipas ligjit, ministrja Denaj, me urdhër të kryeministrit, por edhe si “mjeshtre” punësh të tilla, qysh kur ka qenë shefe në bankat offshore “lavatriçe” miliardash të pista në Rumani, Bolivi, Salvador, Ekuador e Mozambik, ka firmosur këtë ankand, duke shkelur procedurën me tre abuzime ligjore:

        Ligji detyron: Për këto prona, përparësi blerje ose qiraje, kanë kërkesat e institucioneve, ndërsa ministrja Denaj, nuk ka përfillur 21 kërkesa, të bëra nga njësi vendore e qendra sociale shtetërore, për t’i marrë në përdorim këto parcela toke.
        Njoftimi i ankandit, është bërë më 10 qershor 2019, publikuar vetëm 1 herë, në 1 Buletin të APP, kur ligji detyron publikim për 21 ditë radhazi, në 3 Buletine dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomi-Financave, ku nuk është publikuar fare.
        Çmimi i ankandit, që kanë përcaktuar specialistët e ministrisë dhe ekpertët e jashtëm, të thirrur e paguar nga ministrja Anila Denaj, kanë vendosur çmime, sa 7-10% të vlerës reale që kanë këto parcela, duke mos iu referuar qëllimisht çmimit të tregut, por vetëm pazarit të komisonit që caktoi ministrja, konkretisht kështu:
        – Çmim 2 mijë lekë të reja, për 1 m2 tokë, parcela 745 m2 tokë arë, në bregdetin Lalëz.

        – Çmim 840 lekë të reja për 1 m2 tokë arë, parcela 1515 m2, po në bregdetin Lalz, ose 60% më lirë se parcela e parë me çmim 2 mijë lekë.

        – Çmim 1300 lekë të reja për 1 m2, ose 17 milionë, 092 mijë e 400 lekë të reja në total, për parcelën 13 mijë m2 tokë arë në Sauk, tek “Pallati i Brigadave”.

        Pyetja është kjo: – Cilëve ministra dhe cilit oligark “familjar” që fryn topa bashkë me Olsin, i ia ka caktuar “babloku” Edi Rama, këto sipërfaqe toke preferenciale, me çmim sa “1 kafe”?

        • Burgu per Anilen, asnje alternative tjeter.
          Burg, shpronesim dhe hetim nderkombetar per pasurite jashte, njelloj si gjermani qe beri thirje per pasurite e Ramutit.
          Ky eshte kulmi i paturpesise. Vjedhin hapur fare pa u shqetesuar nga ligji.
          Shqipo e shikoni cbehet apo jo.
          merreni shtetin en dore dhe ndalini keto qelbesira

  • Zoti Moikom ,jeni lodhur shume per veshet e “shurdher “,dhe per ata qe nuk ju kuptojne ….Per te tjeret do te mjaftonte vetem fraz:”Eshte e pamundur qe “shkaktaret dhe pergjegjesit e krizes ta zgjidhin krizen”-e perseris eshte e pamundur”.

  • Z.PROFESOR.LEKSIONET TUAJA EDUKATIVE I LEXOJ ME VEMENDJE NE D I TA.POR ATO NUK I LEXOJNE ATA PER TE CILET JU FLISNI.ATO NUK I LEXON 52 % E POPULLIT NE ZONAT RURALE QE GAZETA NUK SHKON,RINIA QE ÇOHET NE OREN 12-00,PASI NATEN KA “KULLOTUR” NE DOSKO,ETJ.
    -UNE USHTARAKU MADHOR QE SALIU ME HODHI NE RRUGE NE 1992 BILES NE 96 ME FUTI NE BURG 18 ORE SE NUK FIRMOSJA PROÇESIN FIKTIV PA VOTUAR NE FAVOR TE PD,PO SHKRUAJ DIÇKA PER TU THENE MIQVE TE MI SE “NE KTE SITUATE TE RREZIKSHME NUK MUNDET TE QENDROI INDIFERENT,DMTH- STAMBOLLI DIGJET E K…VA KRIHET..”.
    -KAM MENDIMIN SE QEVERISJA E NJE VENDI PERFAQSON FYTYREN E VERTET TE POPULLIT QE E ZGJEDH.
    -KTE E ARGUMENTOJ:
    1-NDOSE SALIU NE 1992 ME TEORIN E SHKATERRIMIT TE ÇDO GJEJE TE NDERTUAR NE KOHEN E ENVERIT E ÇOI NE ” 0″ EKONOMIN E VENDIT,PERSERI NJE PJESE E POPULLIT E VOTON ATE.
    2-LUL-HOLLANDEZI LOBOI MBI 1 MIL.$ ME RUSET,VRAU 4 VET NE BULEVARD,VODHI MBI 230 MIL.€,SHITI DETIN,ETJ,DHE PRAP I SHKOJNE PASE MILITANTET E ETUR PER GJAK SIKUNDER KERKON ATI TYRE SHPIRTEROR FAQEZIU SPIUN “BISTURIA” E ” PENICILINA” QE NE VITIN 1974.
    -UNE NUK DI QE QEVERIT PARA 2013 TE DJATHTA E TE MAJTA TE KEN PASUR PROGRAM E TE KEN NDERTUAR VRPRA E BERE REFORMA SA QEVERIA E DREJTUARE NGA RDI RAMA.
    -UNE DO TE DOJA QE JU PROFESOR I NDERUAR TA NDANIT MIRE SHAPIN NGA SHEQERI SIKURSE E KA BERE PRESIDENTI ME I MIRE NE 30 VITE ALFRET MOISIU DHE RILINDASI KOSOVAR REXHEP QOSE SE “..KM RAMA ESHTE ME I MIRI NE 30 VITE..”QE PO KERKON TE BEJ SHTET DUKE PUNUARE E LUFTUARE TOTALISHT SI NE RRETHIM NGA NJE OPOZIT TALEBANE E NJE HORR,HAJDUT ME ÇIZME E VRASES I MBI 20.000 NJERZVE QE NGA 1992 E DERI A.HAJDARI.
    -PERDERI SA RAMA VOTOHET MASIVISHT MBI 75 % DHE NBESHTETET NGA SHBA+BE PER REFORMAT E BERA NE 6 VITE,DO TE THOT SE AI E MERITON TE QEVERISI VENDIN DHE PD+LSI DUHET TE REFORMOHEN ORGJENTISHT DERI 2021 PA SAKIN,LULI,MULERINE,SALIANERIN,ETJ, QE MERREN ME SAJESA BABALESH APO SMS TE PAVLERA TE DRGUARA NE GAZRTEN BILD-GJERNANI PAS 3 VJETESH.KY SKANDAL INJORON PD+DREJTESIN E SALIUT ME SE PARI,PASI ME VOTAT PD+LSI KANE BERE GJENEN.
    -PROFESOR:RAMA DO IKI SI K.MINISTER KUR TE DOI EDHE AMETIKA E JO SALIU E SALIZMI.SEPSE AI DO ÇOI PARA REFORMEN NE DREJTESI SI INVESTIM AMETIKAN E GJERNAN,NDRYSHE AJO SABOTOHET.
    -30 QERSHORI DO JETE PIKA E KTHESES E DY BOTEVE:E SE MAJTES QE BEN SHTET DHE TE DJATHTES QE NUK DO SHTET DHE PROMOVON DIKTIMIN SERB-RUS-GREK.KJO ARGUMENTOHET ME LOBIMIN RUS,ME PROTESTAT E DHUNESHME,ME SHITJEN E DETIT DHE ZVARRITJEN E MARVESHHES 70 VJEÇARE ME GREKUN NGA META- AKOMA NE GJENDJE LUFTE.
    -PROFESOR:UNE U NJOH QEKURSE ISHE DEPUTET NE PS,SI NJERI ME HORIZONT TE LART KULTUROR.POR KONTRIBUTI JUAJ NE KTO 30 VJET DUHET TE ISHTE ME I MADH.SI:
    -ME SHOKET E MIQT E RANGUT TEND DUHET TE KISHIT BERE NJE PROGRAM PER TE DAL NGA KRIZA POLITIKE E KRIJUARE NGA DISA PARTI QE NGA 1992,DUKE KERKUARE EDHE NDIHNEN E SHBA-SIDOMOS,PASI ATA QE NA E PRUNE KTE LLOJ DEMODEMOKRACIE…NUK DUHET TE NA LENE NE NES TE RRUGES.
    -UNE SI ISH USHTARAK MADHOR JU SHKRUAJ SE “..NUK KA RRETHIM PA NJE TE DALE..”Nga mallakastrioti jo anonim.

    • O turpi i Mallakastres,qe je bere me keq se Belul Gjeraqina!
      Mire qe zhgarravit me shkronja te medha,qe nuk ta lexon njeri komentin,por per cfare arsye e thekson se ke qene ushtarak madhor ,jo anonim?
      Po kush te njeh ty,o zorraxhi,qe mbete duke derdellitur si tru shplare e Rames,pa thene asnje fjale per hallet e nje populli te terte?
      E fillon dhe e mbaron komentin tend duke na e permendur se keto po i shkruan nje ushtarak madhor jo dosido!
      E kush ke qene ti,nje kaperr i deges ushtarake,qe na hiqesh tani sikur ke komanduar mijra ushtare e oficere ne betejen e Stalingradit?Ule hunden o mallakastriot mendjemadh,si nuk te vjen turp nga ata qe te njohin me keto mburrjet e tua?
      Po femijve te tu,o damllamadh,a i mburresh duke u thene se “Ju kam bere koken” cdo dite?
      Me siguri do t’u vinte per te vjelle e jo me ne te tjereve!
      Aq idiot je sa nuk e kupton qe shkrimi me germa te medha dhe mburrja se paske qene ushtarak madhor jane dy nga budallalliqet me te medha qe mund te kete nje njeri!
      Ush gomar!

      • wuw,pse care pret me teper,ai ta thote vete qe ka qene ushtarak, breke ushtaresh ka numuruar gjithe jeten. Per care do vlente “madhori” do trembte nato-n strateg Ethemi i Mallakastres.Leshterik qe e ka ngrene buken qyl.
        I madhi shkruan me te medhaja per tu dalluar sa koqe
        eshte…pardon; doja te thoja sa ushtarak qe eshte

    • O ushtaraku madhor tru karor po te ka mbetur ndonje kobure, mbushe, futja tyten ne gojen tend dhe shkrepe. Ke per te na dhene nje rehat te madh. IDIOT!

  • Fitmtari Marathonomak jo vetem i “30 Qershorit” po i cdo date tjeter qofte date zgjedhjesh apo jo eshte populli. Pse ? Arsyeja eshte se kryeministri u mund ne lojen e tij te vetme politike qe ishte/eshte gjatesia ne fushen e betejes. (jo fitorja) Ka pasur shume qe jane larguar beteje pas beteje duke i dhene fitoren vetem fale gjatesise ne beteje, por kur opozita ka qysh mbas zgjedhjeve te 2017 qe i ka meshuar vetem blerjes se zgjedhjeve me krimin dhe duke e zhvendosur fushen e betejes me djegien e mandatit, ka bere qe me hapjen e letrave (pergjimeve) ta nxjerre bllof Ramen 1jave para zgjedhjeve te ligjshme/paligjshme. Opsioni tavoline eshte i vetmi, ku cmimin e paguan kryeministri vete per arsye se duhet ti kishte paraprire precipitimit te vet duke futur ne zgjedhje edhe opoziten duke e bere garen kush del me pak i lagur dhe jo kush eshte lagur me shume.

  • Se Sali Berisha të vetmen patformë pushtetin ka,kjo veq u dëshmu e provu dhe se program të vetmin politik ka sulmin e liderit të partisë më të madhe në këtë rastë PS dhe të barazohet ndokush në historinë e politikes shqipëtare me Sali Berishën nuk ka gjasa e vetmja Monika kryemadhi e ka ndjekur prapa e kamufluar me platformë politike sociale por në fakt pasurim nga pushteti ku ma së lehti realizohet me parti gjoja,të djathta

  • Ne nje vend,ku mentaliteti oriental-komunist,eshte shtruar kembekryq prej shekujsh dhe ne vazhdim,del qe qeverisja e tij nga nje udheheqes i forte eshte percaktuese,si ne pasojat shkaterruese dhe rrenuese te tij,ashtu dhe ne rastin e llojit Ataturk,ku me nje dore te forte,te lekunde nga themeli kete mentalitet vetmbytes dhe ta bashkoje kete vend ne te gjitha komponentet demokratik me Europen,ku dhe ndodhet.
    Llojin e pare te sunduesit rrenues , me emrat sali-meta,ku vend vazhdon ti vuaje prej tre dekadash.
    Kurse udheheqsi progresiv u cfaq me Edi Ramen,por si udheheqes i forte doli gjysma mi gjysma zog:
    Frikacak dhe i squllur me shpellaret,dhe dore e forte me te tijet.
    Kur nuk ke Ataturkun,ahere ja vlen ti gezohesh edi rames.
    Kurse kjo maratone personale e qefmbeturit zeqo, ben te paberen :barazimin e dy ekstremeve.
    Keshtu zequa,nuk ben as per baba teqeje,megjithse pamjen e ka,sado me veshje allafrenga te amballazhohet.
    Mos dil zeqo,nga furiku i blogut,qe te ka siguruar kjo gazete,se shperfytyrohesh duke nxjerre themelet mbi te cilat je ngritur.

  • Sa pis është bërë Shqipëria !
    Sa të degjeneruar janë këta që i janë futur politikës , dmth klasa politike , siç iu pëlqen t’a quajnë veten !
    Ca hajvanë nga veriu me çifteli e ca gomerë nga labëria me këngën labe , iu thurin himne politikanëve horra . Servilizëm i pështirë , injorancë uluritëse , skllevër të përulur që të neverisin rracën shqipëtare !
    Ca Tërmetër e ca Golikër , lebër nga Tepelena , janë turpi i labërisë , kurse personazhi , idhulli që i frymëzon këta debilë klasikë ,është karaputana politike , i degjeneruari deri në palcë moralisht dhe politikisht , Edvin horri !
    Pika që s’ju bije , o turpi i Labërisë !
    Injoranca mban në këmbë dhe ushqen këta qenër të pabesë !

  • Moikomi eshte nga intelektualet e vertete qe ka Shqiperia.
    Megjithese nuk eshte i pavarur politikisht, ja vlen ta degjosh.
    Ne parlament duhet te kishim me shume moikoma.

  • Zt . Moikom ju vleresoj per analizen, konceptet, thellesine e mendimit,vizionin, njohjen e problemeve ne politken Partiake etj.etj. Por mendoj se Gazeta Dita nuk eshte Akademi ose referimi Juaj nuk eshte ne nje Forum shkencor etj . Ne shumicen e rasteve ne gazete shkruhet thjeshte qe tema dhe shkrimi te kuptohet e asimilohet nga masa e Populli per te cilin Ju dhe e shkruani.Shkrimi Juaj eshte i thelle eshte nivel shkencor por vlen per Akademike , jo per masen qe duhet te formohet e edukohet te dije te ndaje Shapin nga sheqeri. Asnjehere nuk duhet haruar se shkruani per Elektorat Shqiptar dhe sa me thjesht e qarte aq me i asimiluar eshte efekti i shkrimit. Per krahasim fjalimi i Znj,MERKEL ne Unin e Havardit ishte i thjeshte ,i qarte me pikat mbi ” i ” , modest dhe shume domethenes por edhe me mesazh te qarte… Te kuptohemi konstatimi im nuk eshte Kritik; sepse une Ju cmoj se jeni nga te rallet si mendje e thelle dhe e perpunuar por mos haroni auditorin dhe qellimin…Lexusi i gazetes do shkrim te thjeshte, te qarte e te asimilushem. Jam lexus i juaj. dhe Ju Respektoj per nivelin Akademik e Mesazhet e shkrimit Tuaj.. Respekt..

  • Ketij mumjes i ka ngelur hatri qe nuk e honepsi me Rama t’i jepte ndonje llokme ashtu sic qe mesuar me Nanon prandaj tani fle ne preherin e filozoqes DADE .DEM VETES I BEN Qeni kur i vjen ngordhja shkon permjer tek dera e xhamise,……………….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *