Iksi dhe Ypsiloni i ekuacionit elektoral

anazapta

Përpara se të futem në analizën e ekuacionit elektoral që kam përmendur në titull, do të bëj një parantezë relativisht të gjatë, me shpresën se nuk do ta vras interesin e lexuesve që janë kuriozë ta lexojnë analizën (Ata që vendosin ta ndërpresin leximin këtu i mirëkuptoj – jeta sot është shumë intensive për të lexuar paranteza të gjata).

Në shkrimet që kam publikuar në gazetat shqiptare gjatë këtyre 23 vjetëve, kam qenë dukshëm i prirur për të bërë analiza dhe jo për të dhënë opinione rreth zhvillimeve politiko-ekonomike të vendit. Kam një si bindje të brendshme se shkak për këtë gjë (por edhe për largimin tim nga politika aktive) është bërë episodi i mëposhtëm nga Kuvendi i Parë i PD-së, në shtatorin e largët të vitit 1991.

Pasi Arben Demeti, i cili drejtonte seancën e Kuvendit ku po miratohej statuti i partisë, lexoi projekt-nenin që thoshte se kryetari i partisë do të zgjidhej nga Kuvendi për jo më shumë se 2 mandate 2-vjeçare, bëri një gabim. Ai nuk pyeti nëse dikush donte të propozonte një ndryshim të këtij neni, por thjesht e hodhi në votë. Dhe të gjithë delegatët, përveç meje, ngritën dorën për ta miratuar. Menjëherë pas kësaj, u ngrita dhe i thashë Demetit se kishte shkelur procedurën – ai duhej të pyeste më parë nëse kishte ndonjë propozim për ndryshime. Dhe Berisha, i cili ishte i ulur vetëm një metër larg meje, u ngrit vërtik dhe tha se nuk kishte më kuptim të diskutohej për ndryshime të nenit, kur ai ishte miratuar në mënyrë unanime.

 

Që ta bëj historinë pak më të shkurtër, Demeti e pranoi gabimin dhe më lejoi që ta sugjeroja ndryshimin që kisha në mendje (kryesi kolegjiale te partise me rotacion 6-mujor). Por ndryshimi nuk u miratua. Sidoqoftë, kjo s’me merziti shume – ishte reagimi i tërbuar i Berishës, i cili i kishte të gjitha gjasat që të zgjidhej kryetar, qe më krijoi bindjen se partia ku unë isha futur qysh në themelimin e saj nuk ishte partia xhefersionane që kisha ëndërruar në dhjetorin e 90-ës, por thjesht një arenë gladiatorësh politikë. Nje arenë ku garuesit do të shqyenin njëri-tjetrin për të mbijetuar…

 

Qysh prej atij shtatori të largët, kam hequr dorë nga ëndërrat për daljen në skenen politike shqiptare të një partie ideale, apo të udhëheqësve idealë – të paktën sa të jem unë gjallë. Një Xhorxh Ushington, i cili tha se nuk kishte luftuar një mbret për t’u bërë vetë mbret (kur s’i doli rival në garë pas dy madatesh presidenciale) nuk më duket se është kollaj të lindë në Shqipëri.

Prandaj, pothuaj gjithnjë kam analizuar mundësitë për një përmirësim sado të vogël në jetën politiko-ekonomiko shqiptare, me bindjen se një çerek hapi përpara është shumë më i mirë se një hap i madh prapa. Ose ndryshe, kam qenë gjithnjë partizan i mosvrasjes së të papërsosurës, kur e përsosura nuk ka qenë e mundur…

Pas kësaj paranteze të gjatë, që shpresoj ishte aktuale në këto ditë zhvillimesh tronditëse në politikën shqiptare, le të futemi në ekuacionin e përmendur në titull.

Në qoftë se në skenën politike shqiptare nuk do të kishte dalë AK-ja dhe FRD-ja, ekuacioni elektoral do të kishte qenë relativisht i thjeshtë per t’u zgjidhur – në 12 vjetët e fundit, partitë e djathta, të marra së bashku (pavarësisht se në ç’koalicion kanë qenë), kanë marrë vetëm 46.5% deri në 48.5% të votave zyrtare në rang vendi (po e theksoj fjalën “zyrtare”, sepse vetëm i Madhi Zot e di se sa kanë qenë votat reale).

 

Dhe lufta e FRD-së së Bamir Topit për votat e djathta e dobëson edhe më tej këtë pozicion inferior të koalicionit të djathtë, sepse duket që Topi nuk ka gjasa të futet në koalicionin e kryesuar nga PD-ja, për vetë faktin se ai iu rikthye politikës aktive pikërisht për të sfiduar monopolin e Berishës mbi të djathtën. Pra pozicioni i Iksit është i qartë në ekuacionin elektoral të këtij viti…

 

I paparashikueshëm është Ypsiloni – Kreshnik Spahiu. Nismëtar i një lëvizjeje nacionaliste që u kthye në një parti ultranacionaliste, por që u shndërrua në një parti kryesisht antiberishiste (pas qortimeve të forta  të Uashingtonit dhe Brukselit), Spahiu krijon pershtypjen ne publik se është antiberishisti më safi në ekuacionin aktual elektoral. Sidomos pas 1 prillit dhe para 7 prillit!

Një futje më vete e partisë së tij në garën elektorale do ta dobësonte koalicionin e majtë të bashkuar (i cili ka 12 vjet që ka patur një rezervuar prej 52% -53% të votave), sepse votuesit e majtë të revoltuar apo të pakënaqur me rikthimin e Ilir Metës në këtë koalicion do ta regjistronin revoltën/pakënaqësinë e tyre me një votë për AK-në. Dhe në këtë mënyrë, paradoksalisht, do të ndihmonin Berishën për të marrë edhe një mandat tjetër 4-vjeçar. Njësoj si ata zgjedhësit që votuan LSI-në në 2005-ën apo në 2009-ën, duke menduar se po regjistronin revoltën/pakënaqsinë ndaj Nanos apo Ramës. Pra, thënë shqip fare, këta votues të revoltuar me Ramën e Metën do të ndihmonin një plak gjysmë të çmendur për të ndejtur në pushtet edhe për të paktën 4 vjet të tjera…

Profesioni im bazë (që i siguron ushqimin familjes) është statisticien/ekonomist aksidentesh. Por në qoftë se do të isha një konsulent politik profesionist i Berishës, do t’i këshilloja që të dërgonte emisarë gri tek Kreshnik Spahiu, për ta bindur që AK-ja të futet në garë më vete, si një parti alla-Grillo që sulmon ashpër qoftë Berishën dhe qoftë Metën e Ramën  (me premtimin “gaditena më vonë bashkë”). Dhe kjo do të ishte shpresa më e madhe e Berishës për të shkaktuar një rrjedhje të votave të majta jashtë koalicionit PS-LSI, për të balancuar kështu rrjedhjen e votave të djathta jashtë koalicionit të PD-së (drejt FRD-së apo drejt abstenimit).

Ndërsa në qoftë se do të isha një konsulent politik profesionist i Ramës dhe Metës, do t’u këshilloja të gjenin me çdo kusht mënyrën sesi ta fusnin AK-në në koalicionin e tyre, duke i dhënë mundësi asaj të konkurojë brenda trenit opozitar për votat e atyre që janë të revoltuar/pakënaqur me lokomotivën…

Share This Article
4 Comments
  • Ke te drejte,dhe ne njerezit e hekurt te PS,qe prej themelimit,nuk mund ta gelltisim me kete poshtersi qe u be.Do votojme AK,me gjithe shpirt,do bejme ke te mundim qe te votoje kete force,sepse,rane te gjitha idealet eEdi Rames,
    * Korupsioni dho vazhdoje me i etyr,nga njerezit e PS.
    * Rendi do jete akoma me poshte se nuk mund te kuftohet me Iliri.
    Vjedhjet do ritet,duke perlare edhe ate pak pasuri te popullit qe ka mbetur.
    *Konçensionet nuk do anullohen se jane edhe pjese e Ilirit.
    Shendetsia do renohet,plotesisht,se aty ka vendosur gozhden Iliri dhe don ministrin e tij.
    * Arsimi do perkeqesohet,sa nuk do kete as paga per mesusit se eshte boshatisur dhe do boshatiset arka e shtetit.
    * Deputete te PS do hiqen nga lista se do vendose Iliri te vetet,duke i nxjere te pavarur dhe do kete humbje te medha te votave ne dem te PS(po ju them atu ku jame,ne qarkun e Lezhes,me heqjen e dy deputeteve nga lista,PS,nuk mes asnje deputet) Qysh sot vete strukturat e PS ne qark kane vendosur,qe ose te bojkutojne fare votimin,ose do mbeshtesin deputetet e pa varur dhe forva te tjera)..
    * Antaret e PS,me kerkimin e Ilirit si thuhet te 30% te vendeve te punes,do lene pa pune 50% te tyre sepse,20% i ka sot ne administrate,30% do i mare,dhe luftetaret e Edi Rames le te rine dhe 4 vjet te tjera pa pune dhe buke se jane mesuar,ndersa konet e Ilirit u mesuan me gishtat ne mjalte dhe nuk mund te rine pa pune dhe pa vjedhur.( Sidomos edhe po beri ate poshtersi PS te miratoje ligjjin per administraten publike)
    * Prandaj zoti Zaloshnja,nuk ka me shprese tek ky kualicion.Ju do thoni po te mbajme Saliun.JO do forcojme AK qe Edi te mos beje me qeveri pa te,ose le te bashkohet me Saliun dhe te bejne qeverine.Sot te gjithe varjantet jane te mundura.Fenimeneve bini drejt,mos u mundoni te mbuloni mutin me shure.

  • Zaloshnja ka të drejtë në analizë, dhe ja ku filloi Berisha t’ia shfrytëzojë këshillën: ky “Troja”, me këtë koment që bën duhet të jetë një nga të futurit e fshehtë të Berishës, pra i futiri filloi nga detyra.

  • Troja.I.Kadareja ka thene se institucioni i beses ka lindur atje ku ka pabesi.Dogjani dhe Kadeli nuk dine te shkruajne emrat e tyre se per te folur SHQIP nuk behet fjale fare.

  • Historikisht skrapalinjte jane treguar te pa moralshem me aleancat e tyre per interes.
    Enveri i zbriti ne Tirane dhe ne fusha, i dha buke dhe nje uniforme ushtarake apo kostum gri sigurimsi per te shtypur popullesine vendase. A ju kujtohet ? Ata e kishin mire me regjimin dhe e perkrahnin ate. Normal, sepse ne malet e tyre nuk kishin cte hanin.Shkurt MERCENARE.
    Tani eshte Meta ai qe po kujdeset per cudirat e Skrapalinjve te diteve te sotme.
    TURP por ky qenka mentaliteti i tyre, interesi.
    Historikisht ajo krahine nuk eshte njohur per kulture si Shkodra apo Elbasani ku popullesia ishte e shkolluar dhe studionin edhe jashte qe atehere. Por keto mund te presesh nga mentaliteti i varfanjakut, i varfer ne bark, i varfer ne shpirt. Dhe ka ardhur dita qe qeverisemi nga Skrapalinjte apo jane dhe opinionista. Po pyetini nje here cpune ka bere gjyshi i tyre, a ka qene i shkolluar ? A vijne nga familie qe e kane tradite punen intelektuale ? Po keshtu katandiset vendi po ishin ne krye bijte e varfanjakeve te pa shkolluar apo barinjve.Ata nuk kane patur gjithe jezen prandaj DO TE VJEDHIN se kane uri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *