Iku dhe ky vit, për faqe të zezë!

Leda Hysa

Iku dhe ky vit,

ditët i bitisi,

iku dhe mbaroi,

më keq se sa nisi!

 

Gjithkund varfëria,

po kafshon si gjarpër,

të varfërit u bënë,

edhe më të varfër!

 

Ndërsa pasunarët,

balli i Dovletit,

u bënë më të pasur,

me paratë e shtetit!

 

Sipas KLSH-së,

që e kam besuar,

Një miliardë euro,

janë shpërdoruar!

 

“Janë shpërdoruar”,

është gjuhë e zgjedhur,

sepse saktësisht,

ato janë vjedhur!

 

Ca nga PPP-të,

ca nga konçensionet,

por asnjëra palë,

për dreq s’i ul tonet!

 

Mbetëm për gjithnjë,

vend të tanzicion,

dhe ligjin e bën,

Zoti Korrupsion!

 

Edhe opozita,

ishte fare kot,

se gati gjashtë muaj,

ishte në bojkot!

 

Kur rolin s’e lot,

opozitë këllira,

duart e kusarëve,

janë fare të lira!

 

Janë fare të lira,

kudo për t’u zgjatur,

diku për të vjedhur,

diku për të zhvatur!

 

Nëse do vazhdojë,

të trashet zullumi,

neve që të gjithëve,

do na marri lumi!

 

Për Vitin e Ri,

sa të soset festa,

studentët do nisin,

kudo me protesta!

 

Qëllimin e tyre,

jo veç unë e dija,

nuk janë tetë pikat,

po është qeveria!

 

Të gjitha kërkesat,

tani po plotësohen,

po qiqra në hell,

përsëri kërkohen!

 

S’është e vetmja shtresë,

që është në hall,

se ka shumë të tjerë,

edhe më batall!

 

Mbase është dëshira,

po s’është hiç kollaj,

se të gjitha gjërat,

do na shkonin vaj!

 

 

As dhe drejtësia,

dot s’u promovua,

se në fund të vitit,

ajo u bllokua!

 

Reforma e nisur,

do mbetet në kthesë,

nëse opozita,

s’do të bëhet pjesë!

 

Në fillim të vitit,

do ta presim kot,

se kjo opozitë,

do vazhdojë bojkot!

 

Si ky vit që shkoi,

do të jetë muzika,

do të sabotoi,

Luli dhe Monika!

 

A.DUKA

Share This Article
17 Comments
  • Poet i nderuar e ke marre shum inat qeverine dhe kjo jo per varferine,qe ka qene prezentgjithe kohen por,per aesyen se te shkeli parimet e Enverit per ballistet.

  • Po u denuar e gjithe klasa politike si ne Shqiperi dhe ne Kosove per KORRUPSJON dhe krimet e ndryshme, Kurre nuk do te kete permiresim, po vetem perkeqesim dhe mjerim PER POPULLIN. Ndersa llumi i llumit qe e ka zaptuar politiken nga pozitat e tyre politike do te vazhdojne tu hedhin hi syve popullit qe vuan ne mjerim. Me bandit dhe injorant me te shkuar dhe te tashme kriminale nuk ndertohet kurre shtet. Keta jane vegla qorre te atyre qe kerkojne ti mbajne Shqiptaret nen hyqem.

    • Beni,per t’u denuar kjo klase politike duhet qytetare ejo deleqembyllin gojen. Pra duhet te jemi tegjithe ne shesh me studentet qe u treguan ma dignitoze sete tjeret eqe qendruan ne kerkesat etyre.
      Bashkekunder te keqes fitojme se pushteti i vertete jemi ne,jo politikanet. Eshte koha t’iu kerkojme logari, eshte koha t’ju tregojme se ato jane ne sherbim tone ejoe kuderta,eshte koha t’ju tregojme se cdo durim nje dite soset…

  • Pershendetje Arben Gezuar Vitin e Ri ,je nje nga poetet qe te lezoji cdo dite me shume kenaqsi,por te ka ngelur mendja te Mitat Frashri the lutem beju pak mendje hapur gjith te mirat

  • Pse s’po shkruan më,poeti Ben Duka? mos po e sheh qe dita u be si Albania dje dhe t[hano,si ylli Rakipi?!e shihni si kane vershuar dhe jane shtuar Mark ukët,intelektual leshët dhe te tjere laro te sal gjirizit…

  • FANTASTIK si pèrherè Arben Duka ! Bjeru KRYEHAJDUTÈVE dhe KRYEKUSARËVE tè POLITIKÈS 28 Vjeçare , sepse qè tè gjithë HAJDUTËT e ShkèrLLatoKracisë kanë qenè PROSTITUTA të BABËZITUR për të VJEDHUR , ZHVATUR dhe PLAÇKITUR SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT e VARFËR .

  • Pyeta per poetin B.Duka,pse s’po e shohim te shkruaj,apo e mori vesh qe ju e nderruat emrin e gazetes ,e bete Albania dhe thano u be,mender yilli Rakipi…

  • O Arben Duka, te lumte pena! Po mos harro o shoku Arben se: Lopet kane mbete lule e drite, me sa po na degjojne veshet e po na shohin syte!
    Kesaj i thone: Luaje mace kryet e buallit!…

    DRENICA E KUQE

  • Si ky vit që shkoi,

    do të jetë muzika,

    do të sabotoi,

    Luli dhe Monika!

    Dallimi jot si bejtexhi nga poetet e vertete eshte edhe se, ose nuk e di mire shqipen, ose ia fut kot thjesht per te bere rime. Strofa e mesiperme ne shqipen korrekte do te ishte:

    Si ky vit që shkoi,

    do të jetë muzika,

    do të sabotojë,

    Luli dhe Monika!

    Se folja “sabotoj” ne veten e trete shumes ne te ardhmen e deftores ben “Do të SABOTOJË” dhe jo “do te sabotoi”, sic ia fut ti gjoja per te bere rimë qe te del rimë me vrimë.

  • Nuk eshte vetem poeti qe e ka marre ne sy te keq qeverine, eshte dhe gazeta Dita qe eshte kthyer ne extremiste e Arlind Qorrit. Kisha besim se do ta ruante ekulibrin kjo gazete e se nuk do hakmerresh kaq rende sa te behej e kuptueshme qe paska qene gazete me rrenje te thella tek e shkuara pa shikuar perpapra.

    • Poeti se ka me sy te keq qeverin,Por e kritikon nga nje here dhe ben’ mire,por jo si g,Dita,qe s’i ka lene gje Albanis se yll rakipit dje. Turp per thanon qe i paska patur nden rrogos te majtes…

    • Popujt dinjitoze,qe kane respekt ndaj vetes gjithmone do kerkojne sa me shume ndaj cdo qeverie!
      Ne rastin tone,kur te gjitha qeverite pas 90-tes e kane varferuar popullin deri ne mjerim,i bie qe te ngrihemi cdo dite ne protesta deri sa te shkulet qeveria ne se nuk reagon!
      Se iku nje qeveri dhe erdhi tjetra,popullit nuk i behet vone!
      Qeverite duhet ta dine dhe ndjejne cdo dite se sovrani i vezhgon cdo dite dhe kur duhet i ndeshkon!
      Nuk na dhet t’i qajme hallin kryeministrit,por Shqiperise dhe femijve tane!
      Per deri sa vjet aplikuan 367 mije vete per llotarine USA do te thote qe ketu ka rene “bomba atomike”!
      Servile ne sherbim te qeverive do kete gjithmone se ata ushqehen me kockat qe i hedh padroni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *