Iku me paratë e postës, kallëzohet punonjësi

Elton Tafaruci

Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar në nje portal mediatik, Posta Shqiptare sqaron opinion publik se nga kontrolli i bërë disa ditë më parë në degën e Postës Dibër, ka konstatuar abuzimin e ndodhur në Maqellarë, ku punonjësi i Postës së kësaj dege ka përvetësuar një pjesë të konsiderueshme nga fondi i pensioneve dhe ndihmës ekonomike.

Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka bërë verifikimet përkatëse dhe rezulton se personi përgjegjes (Skerdilajd Hoxha) nuk eshte paraqitur prej 3 ditësh. Në këto rrethana, prej dites së djeshme për këtë punonjës është bërë shkarkimi dhe menjëherë është bërë kallzimi penal nga vetë Posta Shqiptare.

Gjithashtu është shkarkuar nga detyra edhe Drejtoresha e degës Peshkopi, shefja e finances dhe arkëtarja e kësaj dege. Ndërkohë edhe për këta persona është bërë kallzimi penal.

Nga ana tjetër janë duke u bërë verifikimet përkatëse edhe për punonjësit e tjerë të këtij filiali nese ka abuzime të tjera apo jo. Ndërkohe kontrolli vazhdon në të gjitha filialet e Postës Shqiptare për të verikuar cdo rast abuzimi me detyrën.

Posta Shqiptare siguron opinionin publik se për të gjitha rastet ku konstatohen shkelje dhe abuzime financiare, do të merren të gjitha masat ligjore për këdo deri në kallzim penal dhe padi civile për dëmin e shkaktuar.

Posta Shqiptare informon se për pensionistët e dëmtuar do të kompensojë të gjithë shumën përkatëse në ditët në vazhdim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *