Gruaja e moshuar, e cila rezultonte e zhdukur që prej ditës së djeshme nga banesa e vajzës së saj në Gjirokastër është gjetur.
Në njoftimin e Policisë shkruhet se ajo është gjetur falë dronit të policisë .
74-vjeçarja V. F. vuan nga problemet e shëndetit mendor.
Njoftohet se ajo është gjetur në pyllin fshatit Hundkuq.
Njoftimi i Policisë:
“Gjirokastër.
Largohet nga banesa e moshuara me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë.
Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.
Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë.
Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq.
Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre.”
j.l./ dita
