Hemorragjia masive që nisi para pak ditësh, me largimin e drejtuesve kryesor te Partia e kreshnikëve, “Aleanca Kuq e Zi”, u pasua me një goditje nokaut me largimin e Sekretarit të Përgjithshëm, njeriut legjendë për shpëtimin e 344 km det, Myslim Pashait. Kjo lëvizje është rrjedhojë e politikës së kulisave, diversioniste, klienteliste, e primitive të kryetarit të partisë, Kreshnik Spahiut. Me megalomaninë e liliputit politik, ai, intelektualët më të zëshëm të partisë, i quajti me gjuhën e tutorit të tij, Saliut, “fosile”, edhe pse ishin me tituj dhe grada, profesor e doktor shkencash dhe më shumë se kaq.
Ishte ky matrapaz politik, që na është lutur me ndërhyrjen e Kolonel Pashait, që për nevoja kombëtare të përfshiheshim në strukturat drejtuese të Partisë Aleanca Kuq e Zi. Duke besuar në misionin dhe filozofinë kombëtare, një grup intelektualësh, u vunë në krye të departamenteve më të rëndësishme të strukturës së partisë, si atë të ekonomisë, bujqësisë, mjekësisë, mjedisit, shkencës, çështjeve zgjedhore, kulturës, etj. Duke njohur taktikat, karakterin dhe idealet e kredharakut Kreshnik Spahiu, sekretarët politik të këtyre departamenteve( jo pak por shtatë), në aktin më kulmor, për të përcaktuar aleancat, fatet e ekzistencës së kësaj force politike, shkrinë strukturat dhe dhanë dorëheqjen nga veprimtaria politike e kësaj partie fantazmë. Veprimi autokratik, monopolist, pa përfillur mendimin kolegjial për të marrë vendime madhore, me rëndësi jetike për partinë, detyroi një grup drejtuesish dhe stafin e tyre në departamentet përkatëse, që të ndërpresin aktivitetin politik. Jo vetëm që në krye të departamenteve ishin personalitete me tituj dhe grada shkencore, por në përbërje të çdo departamenti kishte personalitete të fushave përkatëse.
Mjafton të apelojmë Departamentin e Bujqësisë, që në përbërje të tij me mbi 30 shkencëtar, me tituj e grada shkencore, një pjesë e tyre punojnë në Institucione Kërkimore Shkencore dhe arsimore, të Universitetit Bujqësor. Me ikjen e Profesor Myslim Pashait, ai ka në oborrin e tij, shoferë, kamerier dhe kapter, njerëz të mirë, por me nivel të kufizuar. Siç rezultoi, kapiteni i skuadrës “Kuq e Zi”, ka alergji për shtresën e intelektualëve, se urren librat, por jo lekët. Ai, hodhi idenë që më duhen njerëz që kanë para, se për mëndje s’kam nevojë, se di vetë, po të kem mbushur plot kuletën. Por, koha do tregoi se i ka bërë llogaritë gabim, dhe në fund të qershorit, do pësoi zhgënjim. Me sloganet e tija populiste, tashmë të dala boje, kujton se do mashtrohet publiku, por jo o lum Kreshniku.
Njerëzit gënjehen për një çast, por jo përgjithmonë. Po të vëresh me vëmendje, ndryshe nga Partia “Fryma e Re Demokratike”, që ka personalitete të spikatura të politikës shqiptare, te Aleanca Kuq e Zi, si në qendër dhe në rrethe, ka njerëz pa identitet, që janë gënjyer nga propaganda butaforike, dhe demagogjia populiste, e “kreshnikut të maleve”. Anëtarësia e kësaj force politike, kryesisht janë të rinj, që udhëhiqen nga emocionet, pasionet dhe hovi rinor, pa analizuar përmbajtjen e fenomeneve politike. Por, nuk do jetë e largët dita, që ata të rinj idealist, do ndërgjegjësohen, kuptojnë dhe reflektojnë ndaj politikës demagogjike që e ka kthyer Aleancën Kuq e Zi, në një “monedhë”, për interesat vetjake të kryetarit.
Ikja e Sekretarit të përgjithshëm, Profesor Myslim Pashait, i cili nuk pranoi të kandidojë për këtë forcë politike, edhe pse është krijuesi i saj, është një mesazh kuptimplotë për diabolizmin e drejtuesit kryesor, që i përcillet anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj force politike, të zgjohen nga gjumi letargjik. Kolonel Pashai, mbas aktit të denoncimit të shitjes së detit, largimi nga kjo forcë politike, është një akt tjetër kombëtar dhe e përgëzoj publikisht për qëndrimin e tij patriotik. Koha, është gjykatësi më i pagabueshëm dhe ajo do e vërtetoi katërcipërisht, rolin dhe misionin antikombëtar të kësaj force politike diversioniste.
Ai tjetri, I Gjati PINK, i mat rruget me metra katrore (thote doktorii).
Ky tjetri, Ago I Nezhajve te ish Kuq e Zinjve, e matka detin se gjati:
“Koloneli ka shpetuar 344 km det…”, shkruan Nezha!
Dini te ma shpjegoni mua kete shifer, qe marrte malet Doktorii, qe i çmendi te gjithe!!!
O Ago na cave trapin me keto titujt dhe gradat e tua shkencore, degjone? na u mblodhe lemesh ne stomak mor njeri i neveritshem. Kush je ti or nishan? Cfar bereqeti ka pare Shqiperia dhe ai popull nga ato titujt e tu mor tekahyt. Verini kembet ne tok kur flisni se u bet me hukubet se ato grat e keqia llapaqene. Jep po ta mban tajarja dhe po e pate ate kungullin tend plot ashtu si thon titujt dhe gradat e tua shkencore qe as vet nuk di perse i mban, jep pra ndonje ide gjeniale per te shpetuar vendin nga kaosi i mbasqershorit o Ago shkenca. Jepu mendje shkencore dhe prej doktori shkencash pushtetareve te ndergjegjesohen per rotacionin dhe te vihen ne sherbim te popullit. Pse nuk del e te shkelqesh per te shpetuar popullin nga mjerimi o Ago doktoratura? Kujt i duhet ky shkrim ambicioz ketu kujt i sherben? Askujt vec egos tende dhe instiktit primitiv per te luftuar tjetrin dhe harruar atdheun. Jeni qe te gjithe krimba te kuq komunist, qe vetem e gerryeni dhe shfrytezoni ate vend dhe asgje per perparimin. Hajde thyej zverkun dhe ti Ago profesoro=doktoratura…
Do ti martoj te gjithe ata te martuarit Dhe te pamartuatit?
Mucobej ….!!! Ruani etikeen – Moderatori
Prishja e AKZ, nuk eshte me shume veper e Kreshnik Spahiut,se sa porosite e marra me urdher nga të Medhenjte e botes,per moskohen e pershtatshme dhe gafat e “projektit”nacionalist Berisha!…Qellimisht Berisha shkatterroi AKZ,jo pse Spahiu ishte dikur i perkedheluri i tij, por sepse këshillat urdhera qe mori Berisha,per te bere ato deklarata ogurzeza nacionaliste,ishin thike per Bashkimin Kombetar dhe Spahiu, me a pa dashje ra nën gropë bashkë me Berishën antishqiptar.Mjafton pyetja”Cdonte Berisha me ato deklarime nacionaliste ekstremiste(Kombi ka tjeter altrrnative bashkimi,teper moderne, teper europiane,duke prishur kufijet kriminale te 1913,por pa kerkuar ngritje te kufijve të rinj…Dhe do ta bejme,por sot me a pa projekt Kreshnik Spahiu ra ne gropen qe hapi Berisha!Ikja e atdhetarit Myslym Pasha,nje akt atdhetar,sepse “gropa”Berishe nuk mundet kurrsesi ta mbante ate brenda!Shkrim i mire,bashkim me opoziten,per Rilindje i dobishëm dhe ne interes te Kombit….
Kreshikut ju hoq maska dhe doli ne driten e diellit ashtu sikurse eshte ai ne vertete, si pjella e fundit e Berishes.