Në një vend normal qeveria do të duhej të dorëzonte çelësat dhe të pranonte ose ndryshime të thella, përfshi mocion ndaj kryeministrit, ose të kalonte në zgjedhje.
Që në momentin që ministrja e Financës deklaron se nuk do të financohen më projekte publike për vitin 2020 sepse nuk ka më lekë, ndërkohë që rritjen ekonomike e mban 4.1%, ky duhet të ishte kryeargumenti dhe kryebeteja.
Shqipëria po falimenton. Por falimenti është perceptuar me kohë në këtë vend anormal që sot ripërtyp çështje interesi të rreth 100 personave me pushtet në Tiranë dhe askujt tjetër.
Asnjë vëmendje nuk ka zënë p.sh një lajm për fermerët në Lushnje që po flakin prodhimet. Kjo është qeveri që i bën tuç realitetit me statistika. Eksportet për të dhe mediat e veta vetëm rriten, kurse ata që ankohen janë viktima të makinerisë së baltës. Edhe ata që ikin po kështu janë njerëz që shpesh keqkuptojnë progresin.
Është një luftë frontale që qeveria dhe politika në tërësi i ka hapur të vërtetës. Të përditshmes së çdo qytetari që e sheh veten të izoluar në morinë e lajmeve për veting, dvoran dhe ambasadorë. Një qark i mbyllur çmendurie.
Lekë ky shtet nuk ka, por nuk i mbarohen.
Kjo ishte një thënie e kohës së monarkisë. E thjeshtuar, domethënia është: sa kohë që pasurinë e ndajnë 4-5 veta dhe të tjerët rrinë e vështrojnë, këta të pakët do të blejnë edhe spektaklin politik e mediatik, do të prodhojnë debatin dhe krijojë ekonominë e rreme që ka gënjeshtrën si valutën bazë.
Shikoni sesi një vend si ky yni arriti të zhvlerësojë çdo institucion.
Korrupsioni ynë jo vetëm vrau shpresën, por çmitizoi Europën dhe Perëndimin dhe kjo është një ndër humbjet më të mëdha të kësaj politike që qysh tani ka raportin e organizatës kriminale me ligjin, shoqërinë dhe pasurinë.
Kush do ta ndalojë atëherë dhunën që është rrjedhojë e natyrshme e kësaj klime?
Cili vetting do të arrijë të krijojë kredencialet morale të një elite që nuk bën gjë tjetër veçse legalizon hiperpasurimin e pajustifikuar dhe paraziton?
*****
Skerdilajd Zaimi / Marrë me shkurtime nga ResPublica

po e teproni me luften kunder kufomes me emrin edi rama..
.
Burri i shtetit i shteteve te bekuara te mixhes hamdi deges lejoi qe sali monstra:
.
masakroi. pas 21 janarit .presidentin..kryeprokurorin..kryshikasin…gazetare dhe opozitare..nen zgerdhimje arvizush dhe me vone donald lush dhe kerkush nuk kerkoi doreheqje..
.
Biles kjo pasoje finacjere eshte rrjedhoje e krimeve ekonomike te kohes se berishales..
.
kam qene shume me pare kunder edi rames..poe ne se ju kane plasur syte qe doni te hiqni nje shkelesh ligjesh per te ardhur ylli ne ngjitje i arvi-ziut..mallkuar
Pse gazetat e vendosin kush vjen ne pushtet?
Kaq qorr je ti sa te vendosin te tjeret per ty?
Gazetat kane tjeter detyre dhe nuk duhet te kene anesi njera parti apo tjetra.
Dita bravo.
Kunder Saliut e kunder ketyre tani.
Te drejten e votes ty ta ka vjedhur Sali Rama 2008 jo gazetat.
Voto ke te duash
Leri mediat te bejne punen e tyre
Shpresa e vetme e ketij vendi te mbetur pa leke eshte Like Floriri.
Te mjeret ne shqiptar qe na ka qellu te lindim ne kete vend.
Investojn ne Shqiperi,paguajn taksat,nuk m’ha palla se ku i kan gjet Leket,tha lideri botrore Edvin Escobar D’Rama per horrat!
Ah…po i kerkuan sherbimet e fshehta perendimore,ti dalin zot vetes,un nuk kam dit gjo,ku t’kam pa nona qazimit.Por,mesa
duket,horrave ju ka ngushtuar laku,perderisa eshte bere Leku me pikatore.Tani nuk ka mbetur rruge tjeter qe t’shnoshet
buxheti Shtetit,vetem se te detyrojn burgaxhinjt te punojn,se jan majmur pak si shume.
Shqiperia uropiane nuk ka per te qene ndonjehere vend normal, vasal te greqise dhe serbise, cfare prisni me.
Hapni syte milet qorr.
More zoti gazetar, po mesohu more te shkruash nje gje drejt, po si ka mundesi qe qeveria te dorezohet dhe te beje mocion kunder km??? Si ta merr mendja ty??? Po qeveria kujt ti dorezohet, opozites se rruges, qe me lulin e doktoresh monen ne krye nuk dine nga bie psuhteti, por vetem te vjedhin???
O Hasan….prit se po krijohet vetvendosja….te dy te medhate do perfundojne me 13 % …..pra kur falimenton iken o Hasan….mbase dhe Moni e Basha e bejne me mire se ky pafillo.Te flas me competence…administraten e ka cuar ne zero…punoj prej 25 vjetesh por sot nuk kamMe ke diskutoj nje ceshtje….fushe fare…