Ilaçet e gabuara po na vrasin, ekspertët japin alarmin

DITA Online

 

Organizata Botërore e Shëndetit jep alarmin se po vdesin 195 mijë njerëz në vendet e Bashkimit Europian për shkak të përdorimit të gabuar të ilaçeve.

Në vendet e BE-së vdesin rreth 195 mijë njerëz për shkak të marrjes së gabuar të ilaçeve, kryesisht nga mbidoza.

Ndërkohë që në mbarë planetin, 30-50 % e medikamenteve nuk merren në mënyrën e duhur siç i këshillon mjeku.

Këto janë statistikat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilave, ndër problemet kryesore që shfaqen në marrjen e ilaçeve nga pacientët janë: harresa, ndalimi i kurës, ngatërresa, dozimi më i lartë apo më i ulët në krahasim me recetat mjekësore.

Problemi kryesisht vihet re tek të sëmurët kronikë, të cilët janë të kushtëzuar të marrin çdo ditë ilaçe, duke mos respektuar me korrektësi oraret dhe dozën.

Ekspertët shprehen se ky është një numër i lartë vdekjesh që vijnë nga gabimet në ilaçe dhe përveç kësaj, ato kanë kosto që llogariten deri në 125 miliard euro në vit.

Ekspertët thonë se duhet më tepër informacion për pacientët për të evituar përkeqësimin e gjendjes së tyre, kjo kryesisht nga ekipet në strukturat shëndetësore, ku luan rol edhe mjeku i familjes.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Populli shqipetar eshte trim dhe heroik, mos

    U shqetesohesh, do ta kaloje edhe kete situate

    Nen drejtimin e partise, kuptohet gjysma ose do te

    Vdesin ose do te jene larguar, por ama me partine

    Ne krye.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *