Një pacient i infektuar me koronavirus në Itali është kuruar falë një ilaçi kundër artritit, i njohur si “Tocilizumab”.
Gazeta italiane La Republica shkruan se onkologu Paolo Ascierto nga spitali Pascale në Napoli po kërkon protokoll kombëtar për të përdorur këtë ilaç tek pacientët e tjerë.
“Ilaçi ka provuar të jetë efektiv kundër pneumonisë Covid-19 . Dy pacientë u trajtuan, në 24 orë terapia tregoi rezultate të shkëlqyera dhe njëri prej të dyve do të heqë tubin e oksigjenit dhe të marrë frymë vetë”, tha mjeku.
Sipas Ascierto, pacientë të tjerë kanë marrë të njëjtën terapi në qendrat spitalore të Bergamos, Fanos dhe Milanos.
Edhe Kina mbështet përdorimin e këtij ilaçi anti-inflamator në pacientët me komplikime të mushkërive.
Actemra e të njëjtës familje me Tocilizumab është një frenues interleukin – 6 dhe mund të përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirusin e ri, të cilët kanë zhvilluar dëme serioze në mushkëri dhe gjithashtu kanë nivele të ngritura të IL-6 në gjak.
l.h/ dita
