ILDKP, asnjë hetim pasurie gjatë vitit 2013

anazapta

ILDKP nuk ka kryer asnjë hetim dhe nuk ka bërë asnjë kallëzim për shkelje të ligjit lidhur me deklarimin e pasurive gjatë vitit 2013. Përfundimi ka dalë në një raport që kreu i ri i ILDKP-së ka depozituar në Kuvend.

Në raport theksohet se vetëm për muajin mars, ILDKP ka dërguar për kallëzim penal gjashtë persona, që akuzohen për fshehje të pasurisë.

Sipas Ganajt, paraardhësja e tij, Zana Xhuka,  është përgjegjëse për shkelje financiare, pasi nuk ka paguar sigurimet dhe ka prerë disa fletë udhëtimi në ditë festash.

Share This Article
7 Comments
  • Te shpresojme qe ky kreu i ri i ILDKP, Ganaj, te beje hetim te pasurive te politikaneve. Dhe per te qene i besueshem te filloje me me te lehten, pasurine prej 3000 euro te deklaruar nga Rama.

  • Po kjo eshte nje kamikaze injorante, çprisni prej saj? Ajo ka qene aty vetem per te penguar e per te fshehur, detyre per te cilen edhe ishte emeruar. Shikoni surratin dhe pastaj flisni>

  • Ja u pushua e pastaj? Ka siguruar pasuri,po mund te kete hapur edhe ndonje biznes e do roje e gezoje pa ju futur gjemb ne kembe.E kjo mund te jete nga mijera pushtetare te pushuar,e te larguar nga puna nga PS e nga PD ne keta 23 vjet e rojne si pashallare me grabitjet e korupsionin qe kane bere.Ç’i gjeti? Kush u denua? Kush u konfiskua? Kush do denohet e konfiskohet? ASNJE NJERI,ASNJE PUSHTETAR,ASNJE DEPUTETET,MINISTER,ISH MINISTER ETJ, ETJ.
    LE TI BIEM LEGENIT,LE TE MBAJE PARIMET POPULLI,E KETA GRABIT EURO PASUROHU E TALLU ME TY O MILET.
    Pra mund te themi se sistemi ku jemi po del me keq se i kaluari.

  • Kjo Z. a e ka marr rrogen per kete periudh qe flitet ne qofte se po pse e ka marre kur nuk ka punuar? Me sa duket qenka e vertet qe kush punon ha kush nuk punon ha dhe pi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *