ILDKP gjobit Grida Dumën

redaktor

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bëhet i gjallë dhe publikon një listë me 35 zyrtarë, që janë gjobitur sepse nuk kanë dorëzuar deklaratat e pasurisë së tyre.

Sipas Shekullit, janë gjithsej katër deputetë të parlamentit të kaluar, të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre për vitin 2012.

Midis tyre bie në sy emri i Gjokë Uldedajt, i cili ka qenë në legjislaturën e kaluar deputet i Partisë Demokratike, ndërsa ka qenë edhe kreu i Dhomës së Tregtisë.

Nga PD figuron një tjetër emër, Fatbardh Kadilli, ndërsa nga opozita janë dy deputetë, Enkelejda Shkreli dhe deputeti i ri Anduel Xhindi.

Një tjetër emër i njohur është ai i zëvendësministres së Integrimit, Grida Shqina (Duma), e cila ishte edhe kandidate e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, por nuk arriti që të bëhej pjesë e parlamentit.

Ndërkohë pjesa më e madhe janë punonjës të tatimeve dhe të doganave, duke filluar që nga inspektorët e deri tek drejtorët.

Megjithatë duket se nuk do jetë ndonjë problem për këta zyrtarë gjoba, që është plot… 50 mijë lekë

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *