ILDKP kallëzon penalisht Auron Tare

redaktor

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kallëzon penalisht Auron Tare për parregullsitë në deklarimin e pasurisë.

Sipas një njoftimi zyrtar nga ILDKP, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit rezulton të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal.

“Pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm do të njoftojë dhe institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *