ILDKP nis hetimin ndaj Gjonit: Tentoi të zhdukë provat

redaktor

Gjyqtari Gjin Gjoni, njëherësh anëtar i KLD-së ka falsifikuar dokumentat e pasurisë së tij, për t’u shmangur nga përgjegjësia e rëndë ligjore që ka në ushtrimin e detyrave të tij. Konfirmimi vjen nga ILDKP-ja, sipas të cilës, gjyqtari Gjoni edhe pse ishte në konflikt të pastër interesi, ka vazhduar ushtrimin e detyrave të tij, duke zotëruar aksione në mënyrë aktive që prej viti 2010 në disa kompani. Nga ana tjetër, burimet për mediat pohuan sot se QKR-ja ka depozituar, kallëzimin penal ndaj tij për falsifikimin e dokumentave të pronësisë.

Në njoftimin e Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive thuhet se në datën 25 prill 2014 “ka filluar procesi i hetimit administrativ të konfliktit të interesit, për subjektin Gjin Gjoni, me funksion Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë me Nr. indeksi 1419. ILDKPKI, pas verifikimeve të kryera konstatoi mospërputhje midis dokumentacionit të paraqitur nga subjekti Gjin Gjoni në datë 12.05.2014 dhe përgjigjeve të ardhura nga QKR në datë 02.05.2014, të administruara në dosje.

Po kështu nga këqyrja e dokumentacionit të paraqitur nga subjekti u konstatuan shkelje ligjore. Këto mospërputhje dhe shkelje ligjore të konstatuara krijuan dyshimin e arsyeshëm se kemi të bëjmë me dokumenta të falsifikuara të paraqitura nga subjekti Gjin Gjoni, me qëllimin e vetëm shmangien nga përgjegjësia e rëndë ligjore që ka në ushtrimin e funksionit të Gjyqtarit të Apelit dhe Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet organike si dhe duke vazhduar ushtrimin e këtyre funksioneve në konflikt interesi, duke zotëruar aksione në mënyre aktive prej vitit 2010.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, u denoncua nga media për pasurinë e tij të madhe, të padeklaruar ose deklaruar jo saktë, në institucionin përkatës. Kontratat e publikuara provonin se gjyqtari ishte ortak në disa kompania me bashkëshorten e tij dhe kishte bërë lëvizje aksionesh disa herë për t’iu fshehur deklarimit. Gjoni, tjetër dhuratë gruas, i fal 50% të aksioneve.

Share This Article
12 Comments
  • Kjo ILDKP u be si puna e Taulant Spanjollit qe 8 vjet ham ham e tani asnje ne burg!!! 6 muaj degjojme vetem llafe llafe llafe e publicitet pa fund.

    • ILDKP nuk fut njerez ne burg. Kallzimi penal eshte bere,tani e ka ne dore prokuroria pastaj gjykata

      • ILDKP heton o zoteri e prokuroria ben akuzat…Po nga kta asnjeri spunon. Zotit Edvin i dhame 85 vota qe te kishte mundesi te ndryshonte nepermjet forces se kartonit gjendjen. Po cjane duke bere keta?? Kta vazhdojne akoma sikur jane ne opozite. Fajin e ka Saliu eshte bere si parrulla rrofte Enveri

        • Eshte e vertete askush ne salle nuk flet vetem rama e ndonje deputete te tjeter, sikur ju kane kycur gojen sic duket jua ka kycur Rama. Por dhe rama nga gjashte muaj vetem gam gam, asgje. Populli i dha nje milion vota mirepo sado vota te te jape populli karakteri i njeriut nuk ndryshon. Ju garantoj se ti ishte berisha ne vend te rames me 85 deputete ne parlament e kishte derguar ramen ne burg sic dergoi fatos nanon e shume socialiste te tjere keto 23 vjet dhe per reforma as qe kishte diskutuar jo keta mendohen jo si do ta heqim kete jo si do te emerojme ate. po i bie verdalle dhe bujar nishani qe dhe ate me 71 deputet e shkarkojne brenda dites.
          Rama qe sillet sikur te ishte ne opozite.
          I fali dhe SHQUPIN in PD se vetem se mendoi se duke i leshuar pe ose duke u bere zemergjere do ta kete me te lehte me demokratet.
          Po nje fjale e urte popullore thote “po te kerkoi miu nje biskote mos ja jape se ai te kerkon dhe nje gote qumesht prapa”.
          Me fjale te tjera politika e edi rames dhe butesia qe ai po tregon me abuzuesit e djeshem me pushtetin dhe pasurine e Popullit dhe me popullin shqipetar po i merr shqipetaret ne qafe.

  • eshte e 20-here qe e shoh kete mirditorozadrimorolezhjanin ne kopertinat e kesaj reviste.Na eshte bere ky qin qini si heroi i kopertinave play boy.

    per dijeni te atij anonimit qe e ka shkruar kete artikull jam pregatitur shpirterisht ta shohe kete fytyre edhe nja 30 here te tjera PSE ?

    kush e njeh vjerrin e tij Shpeti Qaushin ish ambasdorin e beogradit dhe gruan e Qinit ne duty free ne Rinas dhe cfare kane bere me valixhen dipllomatike do te thone qe piperi i divjakes ishte sa nje mize para elfandit te Elona CAUSHIT..

    cifti GJONI-CAUSHI hyn ne dinastine e berihsajve qe nuk dine sa para kane si dikur Eskobari.

    • KY ESHTE GJYGJTARI I RRUMPALLBERISHES QE NUK I BEN ASGJE PERSHTYPJE VEC SE KARRIGES SE KRYEM.TE VJEDHIN TE MASHTROJNE,VETEM TI SHERBEJNE,PO SHQIPERINE TA MARRI LUMI NUK I BEHET FARE FARE VONE, CIRRET E BERTET KOT SI KROKODIL, SI AI UJKU QE QIMEN E NDRRON E HUQIN SE HARRON.TE PRESIM A DO TA MARRE GUXIMIN VALLE, LLALLA, TA AKUZOJE E PASTAJ DO FILLOJME TE BESOJME TE DEREJTESIA JONE E SAKATOSUR PREJ DY DEKADASH E CFARE DO TE THOTE PASTAJ,VICIDOLESI?

  • Qe zoteria nuk ka dhene doreheqje, e KLD-ja me Institucionet s’kane futur ne pune mekanizmat ligjore per ta pezulluar, eshte karshillek dhe ofendim qe u behet Shqiptareve e procedurave administrativo-ligjore. Per me teper tregon nje ngerc ekstrem ku gjindet sot Drejtesia. Nen nje furi akuzash, po harrojme rradhen e puneve. Z. Gjoni duhet ti ndalohet hyrja ne institucionin perkates, e ti hiqet cdo mundesi per te lexuar e punuar me Dokumentet e Shtetit. C’duhet bere ne Shqiperi … qe nje zyrtar i larte te Pezullohet?

    ***

    Jane dashur 2.000 evolucion ligjor te vijme ne kete pike, e akoma ne Shq, ka pa-qartesi si te merren me nje problem te tille. Gjykatat kane pavaresine e tyre, por kjo s’do te thonte qe jane te shkeputura nga Shteti. Qeveria e Koalicionit, i ka te gjitha mundesite per tu perballur me nje skandal te tille; i cili po krijon nje precedent te rrezikshem per dekadat qe do vijne. Nje akuze e ktyre permasave automatikisht prezumon qe z. Gjoni [e cdo gjyqtari] i hiqet te drejtat e ushtrimit te Detyres deri ne rrezim te saj.

  • JU lumte juve te ILDKP se vetem llafe ka dhe nuk arrijne deri ne prokurori e gjykate ,ky te terheq kemben zvarre per miqt e tije se i ka si vehtja .

  • “gjin gjoni”duhet emeruar korporata kriminale e drejtesise,shperberja e se ciles eshte nje nevoje emergjente e shtetit te shqiptareve.

  • Pa reforme te thelle ne drejtesi nuk ka per te ndryshuar gje. Deri tani qeveria Rama nuk ka bere asgje ne drejtesi. Kjo eshte drejtesia qe i pelqen dhe i sherben Berishes dhe paterices se tij Ilir kokepalarit.

  • ore kétij Gjinit shteti i rruajn loqet,se skan çfar ti béjne:::paraja khen detin m’brapsht,oo popull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *