Presidenti Nishani dekreton dy kandidatët për kreun e Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKP.
Zana Xhuka dhe Shkëlqim Ganaj janë dy kandidaturat që do t`i propozohen Kuvendit të Shqipërisë për postin e kreut të Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 11, pika 2, të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar. Zonja Zana Xhuka dhe zoti Shkëlqim Ganaj i propozohen Kuvendit të Shqipërisë për postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive” thuhet në dekretin e kreut të shtetit.
Ndërkohë më herët posti i kreut të ILDKP-së është mbajtur nga Adriatik Llalla i cili u largua nga detyra pasi u zgjodh si prokuror i përgjithshëm i vendit.