ILDKP: Rikontroll i plotë të gjitha deklaratave të pasurisë që prej vitit 2003

redaktor

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive do të nisë hetimin administrativ për deklaratat e interesave private që nga viti 2003 për krerët më të lartë të shtetit: presidentin e Republikës, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, zv.kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat dhe funksionarë të tjerë të rëndësishëm.

ILDKP thotë se, që prej vitit 2006 nuk është kontrolluar asnjë zyrtar i lartë nëse ka përfituar nga fondet publike apo jo. Po ashtu, gjatë këtyre viteve është konstatuar se janë lënë jashtë skemës së kontrollit të plotë, qëllimisht, zyrtarë të niveleve të ndryshme.

ILDKP thotë se vendimi për hetim administrativ u mor nisur nga gjendja e rëndë e zyrës së administrimit të dosjeve të kontrollit dhe dyshimeve për zhdukjen e dosjeve të zyrtarëve të ndryshëm.

ILDKP ka konstatuar zhdukjen e regjistrit disavjeçar të denoncimit të rasteve të korrupsionit dhe interesave private të fshehura ose të padeklaruara të zyrtarëve, raste këto të denoncuara nga ana e qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile, si dhe bllokim të qëllimshëm të adresës elektronike apo numrit pa pagesë për referimin e këtyre rasteve.

Funksione të tjera në hetim do të jenë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shetit, prokurori i përgjithshëm, avokati i popullit, kryetari dhe anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nënkryetari dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Po ashtu, kryetarët e bashkive, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, drejtori i përgjithshëm i Zyrës Qëndrore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, drejtori i përgjithshëm i Doganave, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve.

Rezultatet e kontrollit do të përfundojnë dhe do të bëhen publike rast pas rasti deri më datë 31.12.2014. ILDKP do të fillojë menjëherë punën dhe për hartimin e regjistrit elektronik për konfliktin e interesave, regjistër i cili duhej të ishte hartuar që në vitin 2006.

Share This Article
4 Comments
  • Jam e bindur se nje funksionim normal i ILDKP_se do te perbeje bazamentin e nevojshem e te mjaftueshem per hartimin e akuzes penale ndaj kusareve shtetare, te te gjithe kraheve politike.

  • Juve të ildkp duhet të vendosni maredhënie te ngushta me median e cila sot për sot mbetet denoncuesja me e madhe dhe më e paepur e korrupsionit në Shqipëri. Juve duhet te hapni një regjister te vecante te denoncimeve nga media dhe për cdo denoncim mediatik t’i jepni pergjigje opinionit publik. Sepse ky opinion i informuar nga media e kërkon përgjigjen né té njejtin vend ku është bërë denoncimi. Fitimi do te jete i trefishtë,-media e pamvarur rrit denoncimet,juve siguroni me shume informacion,media mashtruese frikesohet nga pasaktesite e verifikimit dhe rendja pas sensacionit. Por kjo punë kërkon bythë. E unë jam i sigurt se ju keto nuk i kini. U bini tam-tameve te medha sipas zakonit te cdo drejtuesi te ri dhe pastaj muzika perfundon me melodine “u mbars mali e polli nje mi “!?

  • Akuza penale nga ildkp po thoni znj. Lora??? S’e besoj. Eshtë mirë te veprohet sic thoni ju por…aha,nuk ështe në traditën e këtij institucioni të dalë si “prokurori parlamentare”!? Eshtë prokurori konsensuale,por jo në sipërfaqe…! Nën rrogoz. Dime qe miliona kanë parlamentaret por a me thua njé rast te vetëm te ndeshkimit te tyre nga ildkp. Njé të vetëm. Me grindjet për ildkp në siperfaqe mbulojne konsensusin nën të. Hiri është për sytë tanë! Këtu do jemi ? Nderime lora idealistja! Edhe unë idealist jam por ka filluar të më pelqejë parrulla e vjetër “beso dhe kontrollo”? Nga kontrolli i deritanishem ildkp i ka kuotat zero!

  • Kam degjuar nje fjale te urte popullore nga veriu…Hiqja Lenes…e venja Prenes….mos kerkoni mrekullira…kujtoni Agron Llakajn tek Al-Pazari keshtu ka qene dhe do te jete…pazar pazar pazar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *