ILDKPI kërkon akses në sistemin TIMS për udhëtimet e zyrtarëve

Dita

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit kërkon akses në sistemin TIMS me qëllim kontrollin e gjithanshëm dhe real të gjendjes financiare të zyrtarve të lartë të vendit.

Kërkesa përfshihet në raportin e këtij institucioni për vitin 2014, i cili është depozituar në Kuvend, ndërsa ILDKPI shpreh vështirësitë në drejtim të verifikimit të udhëtimeve jashtë vendit. “Vlen të theksohet se shqetësim të vecantë ka paraqitur këtë vit marrja e të dhenave të përftuara nga sistemi TIMS (hyrje daljeve nga dhe në vend të zyrtarëve ) duke vështirësuar ndjeshëm procesin e një kontrolli të gjithanshëm dhe real të gjendjes financiare jetesore të zyrtarëve funksionar shtetërorë .

Për këtë arsye dhënia e aksesit të drejpërdrejtë dhe të plotë ndaj të gjitha burimeve publike të të dhënave publike ose private që janë në disponim, në institucione publike dhe private sikurse parashikohet në rekomandimin e Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë , do të ishte një ndihmesë e madhe për Inspektoriatin në përmbushje të misionit të tij megjithatë aksesi i drejtperdrejtë në bazat e të dhënave të disa institucioneve nuk është mundësuar ende“, vlerësohet në dokumentin e depozituar .

Përsa i takon bashkëpunimit ndërinstitucional, ILDKPKI thekson se marveshja e bashkëpunimit mes këtij institucioni dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk është finalizuar ende duke mos u nënshkruar për shkak të mos funksionimit korrekt të KLD­së

Share This Article
5 Comments
  • LERI REHEAT NJEHEREZIT O GANAJ E MOS U BE ME KATOLIK SE PAPA!
    KUR EDHE SHTETE EUROPIANE DISA GJERA I KANE LENE TE LIRA, DO TE THOTE SE ESHTE SHQIPERISE I DUHET LENE PAK FRYMEMARJE TE ZHVILLOHET!

    JU SILLENI SIKUR DO JENI GJITHE JETEN NE PUSHTET, POR MOS HARRO SE PER 2 VJET NE VENDIN TEND DO VIJE DIKUSH TJETER, E CKA PO BEN TANI, DO TE TE KTHEHET MBRAPSHT SHUME SHPEJT

  • Eshte shkelje e drejtave te njeriut. Po te jesh trim meru me ca te medhenj me kredi miliona euro. Ministra e ish ministra qe blejne shtepi nga 300 mije euro. Mis u mer me cingerimat e rroges se zyrtareve te mjere qe mezi presim rrogen, manget kane dhe gjoben tende.

  • Nuk eshte aspak shkelje e te drejtateve te njeri:eshte pergjegjesia qe ke si qytetar i lire karshi shoqerise qe te mundesoj levizjen e lire !Edhe ky kontrol mbetet mbrenda kornizave te nje institution qe ku vendi ka votuar,pra asgje per keq ne kete kerkese perkundrazi eshte mbrojtja jone nga keqberresit,qofshin keta me pasuri!

  • Te dhenat sensitive tr qytetareve rregullohen me ligj, ka te dhena shendetesire, personale etj etj ndaj rregullohen me ligj kur i posedon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *