Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Lartë të Pasurive nuk dha dje asnjë afat për sa i përket kohës në të cilën pasuritë e zyrtarëve të lartë për vitin 2012 do të bëheshin publik.
Xhuka pyetjes së “Shqip” për sa i përket faktit se pse kontrolli logjik dhe aritmetik nuk bëhej nga anëtarët e qeverisë, në mënyrë që t’i hapej rrugë publikimit të pasurive të tyre theksoi se kjo procedurë do të niste sipas rendit alfabetik, pasi të mbaronte kontrolli i plotë për 400 zyrtarë.
Xhuka theksoi se ky kontroll mund të bëhej edhe në vitin 2014, pasi viti i punës së këtij institucioni, nuk ishte një vit normal kalendarik,por nisi në 31 mars dhe përfundonte në 31 marsin e vitit tjetër.
Nuk dihet ende se pse kjo procedurë shtyhet, por ajo që dihet lidhet me faktin se drejtuesja e këtij instucioni po i mban larg medias dhe publikut deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë për vitin 2012.
Por nga ana tjetër, kryeinspektorja Xhuka duket se nuk po e merr parasysh as ligjinh nr.9049 “për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive”, i cili thekson në nenin 20, pika 5 se kontrolli i plotë kryhet edhe në rastet “kur ka mospërputhje, që rezultojnë nga kontrolli aritmetik e logjik, të cilat tregojnë se burimet nuk mbulojnë ose nuk justifikojnë të drejtat pasurore të deklaruesit”.
Kjo logjikisht të çon në argumentimin se kontrolli logjik aritmetik, duhet t’i paraprijë kontrollit të plotë dhe jo e kundërta. Ndërkaq, ILDKP hodhi dje shortin për sa i përket kontrollit të plotë të pasurisë së 4.2 % të rreth 4000 zyrtarëve që kanë detyrimin ligjor të deklarojnë pasuritë.
Interesant është fakti se mes 196 zyrtarëve të zgjedhur nuk kishte asnjë ministër të qeverisë “Berisha” apo edhe deputetë të rëndësishm demokratë. I vetmi deputet i djathtë ishte Mehmet Xheka,i cili nuk është zgjedhur të jetë sërish deputet i PD-së në legjislaturën e re parlamentare.
Nga ana tjetër pesë deputetë socialistë do të kalojnë për kontroll të plotë.
Edison Konomi, Fidel Ylli, Ben Blushi, Arben Çuko dhe Hazir Gashi u përzgjodhën nga shorti për t’ju nënshtruar kontrollit të plotë të pasurive të tyre.

Kjo duhet futur ne burg e para. E shikoni sie hap gojen pastaj
Po kjo është një nga letyrat e Saliut, çfar kërkoni të bëjë trasparencë? Ajo nuk shkon as në banjë pa marrë avdes te Sala. Vetem kur të qërohen monstrat si kjo, ajo e peshmatjes së karburanteve etj. ky vend mund te bjere në qetësi.
O shtet, o Shqiperi medet ! Te deklaroj nje here pislliqet dhe vjedhjet qe ka bere vet ne MM. Apo kujton se do ta falim ne ate kermen. Te erdhi ty radha te kontrollosh pasurite ! Oh mjere ky vend! Hunden e ke drejtuar nga operacionet plastike qe bere me leket e mbrojtjes ??? Shtrember do te ngelet dhe do te shtremberohen edhe vegla te tjera se ke shpirt shume katran te zi dhe plote ligesi !!!!
Pse duhet qe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive te jepte ndonjë afat për sa i përket kohës në të cilën pasuritë e zyrtarëve të lartë për vitin 2012 do të bëheshin publike.Jo mor ti!! Prit nje here t’i fshehin mire dokumentat dhe parate e fituara padrejtesisht,pastaj i kontrollojme ?!!!